TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë15 Nëntor 2024, 15:11

Donald Trump erdhi, Sorosi iku, po Rama?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Të gjithë miqtë e tij, edhe këta që i ka sot rreth vetes, i ka me një këmbë në burg e me tjetrën në SPAK, por ikja e Aleksandër Soros e ka këputur në mes...

Donald Trump erdhi, Sorosi iku, po Rama?!

A mbahet Edi Rama pa Aleksandër Soros, “vëllain” që e mbajti 12 vjet në pushtet?

Në Evropë ka lot, në Amerikë të qeshura dhe këtej nga ne, agoni për fatkeqësinë e Bablokut, që e kishte Fondacionin Soros pas vetes për çdo nevojë.

Të gjithë janë jashtë vetëdijes, do i shkatërrojë armiqtë e tij dhe të Amerikës Donald Trump, apo Babloku do të vazhdojë në rrugën pa fund të krimeve?

As në ceremoninë e lamtumirës së Aleks Soros nuk mund të jetë prezent, jo më t’i kërkojë gjënë e vet nëse ka futur atje ca nga dollarët e vjedhur në investimet publike apo të grumbulluara përmes drogës së vëlla Olsit e racionit nga investitorët strategjikë.

Donald Trump do e nxjerrë jashtë ligjit, do i bllokoi financat dhe do i presë degët mbi sipërfaqet e sipërmarrjeve ndër molekulare në gjithë Botën, por që qendrën e kishte këtu në Tiranë.

Kjo është humbja më e madhe për Bablokun.

Vërtetë gjatë sundimit 12 vjeçar Babloku humbi shumë miq, por nga pushteti nuk zbriti.

Gjeneralin italian Fabrizio Lisi, pasi ra heroikisht në një plantacion droge në betejë me Guardia Di Finanza që po kalonte andej për punët e shtetit italian,  e varrosi me nderime në pronat që i kishte falur Engjëll Agaçi në Vlorë.

Edhe sot Babloku e viziton varrin e gjeneralit.

Mbledh lule nëpër ato 3 hektarë tokë të tij dhe kalon mërzinë me pikturat në muret e atyre 8 apartamenteve të gjeneralit trafikant, nga ku shihet Lungomare dhe dy anijet e ambasadores Yuri Kim që sillen kot, na marrin nga 75 mijë dollarë në ditë e përtojnë të prodhojnë energji të rinovueshme.

Babloku ka pasur shumë fatkeqësi.

Ka humbur ministra, deputetë, krye bashkiakë, qeveritarë të nivelit të lartë, drejtuesit besnik të opozitës dhe Charles McGonigal-in, indikatorin që maste energjinë sa herë Babloku fuste fishon në spinën e Shtëpisë së Bardhë për të karbonizuar kuadratin e rreshtave të disiplinuar në disfatat dramatike.

Edhe mbi dosjen monumentale Rama- McGonigal, Aleksandër Soros, çonte nga një tufë Lule muaj për muaj e gjente ngushëllim, deri ditën që Donald Trump i vuri traun me votat e popullit amerikan.

Të gjithë miqtë e tij, edhe këta që i ka sot rreth vetes, i ka me një këmbë në burg e me tjetrën në SPAK, por ikja e Aleksandër Soros e ka këputur në mes.

Se si na vjen ta mbyllim me një trajektore, meqë Donald Trump erdhi, Sorosi iku, ik edhe ti, ç’pret?!/Pamfleti

 

donald trump sorosi rama

Lini një Përgjigje