TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Nëntor 2024, 13:05

Edi Rama ka ndikuar tek FBI në hetime politike kundër Donald Trump

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Edi Rama ka ndikuar tek FBI në hetime politike kundër Donald Trump

Për këto dhe shumë të tjera, rruga e Edi Ramës është pa kokë dhe koka e tij është në tepsi të drejtësisë...

Shefi i FBI-së Charles McGonigal, sot i burgosur, i paguar nga kryeministri shqiptar dhe oligarku rus Oleg Deripaska, kishin fabrikuar akuza politike kundër Donald Trump në kohën e lulëzimit të mafies shqiptaro-ruse-kineze, prandaj bota e krimit është tronditur nga themelet.

Të dy, si Deripaska, ashtu edhe Edi Rama, njëri non-grata dhe tjetri në paradhomën e ndëshkimit për korrupsion, hetime të 200 milion dollarëve në Offshore, laboratorin e drogës në Xibrakë, korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes, dhunimin e Flamurit amerikan dhe fyerjen e trupës diplomatike, ku ambasadorët i quante publikisht sekretar të Partisë Socialiste, kanë punuar si aksionerë të tërthortë për të sajuar dyshime, sikur Donal Trump ishte i përfshirë në lidhjet ruse, për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale të Amerikës në vitin 2016.

Aleks Soros, me njërën dorë mund të ketë përfituar ekonomikisht, me tjetrën ka pastruar terrenin politik nga demokracia, për të instaluar ngado besnikët e vet, pa e besuar se Edi Rama është edhe më i fuqishëm se Fondacioni Soros.

McGonigal u pagua nga Deripaska dhe ky i fundit mori shpërblim nga Edi Rama.

Në mes të këtij skandali u fut edhe vetë Presidenti Donald Trump, në kohën që kishte hipur në trampolinën ku shihte edhe McGonigalin edhe Edi Ramën tek u ndanë, njëri në burg e tjetri kryeministër.

Donald Trump do të deklaronte:

“Ky djali i FBI-së që mu vu pas për atë rrengun e Rusisë, Rusisë, Rusisë… që shumë kohë përpara zgjedhjes sime si President, sapo u arrestua për marrjen e parave nga Rusia, Rusia, Rusia. Le të kalbet në ferr...!”  

Po Luci Ferri është vetë kryeministri, apo jemi gabim?!

Shoqërisë “Trema Engineering 2”, ku aksioner i tërthortë është oligarku rus, Edi Rama i dha koncension PPP në janar 2017 hidrocentralin e Shushicës, rrugën e Moglicës, tenderë publikë nga FSHZH për vlerën 20 milionë për disa vite dhe disa të tjera me vlerë 55 milion dollarë, nga ku paguhej McGonigal për të shpifur kundër Presidentit të sotëm amerikan.

Ja, për këto dhe shumë të tjera, rruga e Edi Ramës është pa kokë dhe koka e tij është në tepsi të drejtësisë./Pamfleti

 

edi rama donald trump fbi hetime politike

Lini një Përgjigje