TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Nëntor 2024, 17:10

SPAK shkon te pasuritë e deputetëve, hap dosjet për milionerët e opozitës; 6 emra në skaner

Shkruar nga Pamfleti

SPAK shkon te pasuritë e deputetëve, hap dosjet për

SPAK ka vënë nën hetim disa emra të njohur në Parlament, sidomos nga radhët e Opozitës.

Prokuroria e Posaçme duket se ka shkuar te pasuritë e deputetëve. Parlamenti Shqiptar është ndër të paktët, ku deputetët hyjnë me duar në xhepa dhe dalin milionerë. “Pamfleti” e ka denoncuar disa herë dhe ka publikuar pasuritë marramendëse të shumë prej tyre.

Sipas informacioneve, SPAK ka vënë nën hetim disa emra të njohur në Parlament, sidomos nga radhët e Opozitës. Rasti më i fundit është deputeti demokrat, Asllan Dogjani.

Ai sot u mor për herë të dytë në pyetje, pasi është paditur për fshehje pasurie. Vetë ai tha para mediave se është paditur nga një person për hakmarrje. Mësohet se ai akuzohet se nuk ka deklaruar në ILDKP një apartament.

Unë jam te SPAK për një denoncim që kam bërë, që nuk kam pranuar të hesht në lidhje me grabitjen e pronës publike në Tiranë. Është një pallat i ndërtuar më 2006 dhe ndërtuesi në vend të legalizonte pallatet, ka zaptuar një pronë dhe e ka legalizuar në mënyrë të paligjshme. Ky zaptues na ka zaptuar edhe kopshtet publike dhe e përdor për parkim privat. Ne si banorë dorëzuam kallëzim në SPAK. Kemi bërë ankesa. Kjo tokë ka qenë tokë me pronar. Meqë ne bëmë këto ankesa, iu drejtuam edhe Kadastrës. Kadastra vetë mori një vendim, anuloi legalizimin”, tha Dogjani sot.

Sipas informacioneve, SPAK ka dërguar shkresa në disa institucione, si Kadastra, ILDKP, etj, teksa pjesë e dosjes është bërë dhe dëshmia e deputetit.

Para 3 ditësh shkoi në SPAK, Luan Baçi. Ai është shprehur se denoncimi ishte bërë nga një ‘patronazhist’ në Fier. Mësohet se Luan Baçin e ka çuar në SPAK shtetasi Aredin Behari. Në këtë kallëzim, shtetasi Behari pretendon se deputeti Baçi ka fshehur një pasuri prej gati 800 mijë euro nëpërmjet makinacioneve me një investim me njeriun e tij të afërt. Shtetasi Behari nëpërmjet provave tregon se si në periudhën 2010-2011 deputeti, Luan Baçi, nëpërmjet bashkëshortes së tij, bën një investim në vlerën e 783 mijë eurove cash në një kompleks turistik në Vlorë. Shtetasi Behari pretendon se deputeti Baçi nuk e deklaron këtë investim, pasi i druhet një hetimi pasuror nga ana e SPAK.

Emër tjetër është Flamur Noka. SPAK ka nisur hetim pasuror për deputetin dhe familjen e tij. Në objektin e hetimit përfshihen hetimi dhe verifikimi i të gjithë transaksioneve financiare në emër të tij, bashkëshortes dhe dy fëmijëve. Hetimi shtrihet në të gjithë sistemin bankar të Shqipërisë dhe në të gjithë zyrat noteriale të vendit, për të parë dhe verifikuar shitjet, blerjet e pronave apo akt marrëveshjet e tjera të tij apo familjarëve me të tretë. Vetë Noka nuk është marrë në pyetje.

Po ashtu ka dhe shumë deputetë të tjerë, të cilët kanë fshehur pasurinë. Sipas të dhënave zyrtare, SPAK ka kërkuar në ILDKP deri në fund të vitit që shkoi, deklarimet pasurore për 23 emra. Por mësohet se ky numër është rritur ndjeshëm kohët e fundit duke kaluar mbi 30.

Emra të tjerë nga opozita kemi Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin, të cilët janë po ashtu deputetë dhe janë nën akuzë. Mësohet se SPAK po zhvillon hetim paralel pasuror për ta, përveç dosjeve me akuza. Në skaner është edhe babai i Erisa Xhixhos, po deputete e opozitës, i cili është pjesë e dosjes “Meta-Kryemadhi”. Pjesë e hetimeve pasurore për të janë dhe pronat e deputetes. Në listë ka dhe emra të tjerë që do të dalin në vijim. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje