TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Nëntor 2024, 16:47

Noc Rroku, ose 23-07-a, arma kelmendase e Edi Ramës kundër Amerikës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Noc Rroku, ose 23-07-a, arma kelmendase e Edi Ramës kundër

E përdorën njeriun e mirë Noc Rroku edhe si targë, 23-07-a, dhe këtë e di mirë edhe ambasadorja Yuri Kim që e vizitonte shpesh Kelmendin, prandaj edhe nuk ka reagim diplomatik.

Edi Rama ka marrë në duar “armën” kelmendase për të sulmuar Amerikën.

Noc Rroku, nuk është një fabul e Ezopit, por një personazh i njohur që kryeministri i ka zbërthyer pantallonat dhe i ka përdor hallatet e tij si fyeje për shtetin që i ka mbyllur gjithë shtigjet.

Noci, ose 23-07-ta, njihet në gjithë Shqipërinë për organin gjenital që kryeministri sot ja tregon Amerikës si armën e vetme për të fyer kundërshtarët e vet.

Eltin Dumani ka ngritur dy gishtat lart, që Saliu të mos e rrasë në burg nëse opozita vjen në pushtet, ka ulur stekën e drejtësisë poshtë, për ta mbajtur mirë me Noc Rrokun e Qeverisë, ka qetësuar Peshqit e mëdhenj që mos e përpijnë, ka lënduar të vegjlit vërdallë vorbës me një vegsh, që Amerika të mos ia bëjë veshët sa të gomarit.

Gomonia e Monikës nuk duhet shpuar, pasi presioni i ajrit lë gjithë jetën në burg vetëm një President ordiner, por edhe një kryeministër “intelektual” që tremb këdo me Noc Rrokun.

Nga dy televizionet e mëdha që ndezin kamerat me pagesë nga krimi ekonomik, dy peshqit e mëdhenj, Saliu dhe Edi, edhe këta Noc Rrokë, kanë hyrë në çdo shtëpi.

Saliu sillet si Noc Rroku proamerikan, si ylli në ngjitje, bën gjynahtarin se ia futi Rama me Charles McGonigalin, Edi u bie burive antiamerikane, me fjalor rrugaçi, sikur drejtësia është pronë private e tij, dhe shprehja “Amerika na solli Noc Rrokun” është fjalori më rrugaç i një batakçiu ordiner.

Nocin e kam pasur bashkëfshatar dhe është ndarë nga jeta para një viti.

Duke ju kërkuar falje familjes së tij në Selcë të Kelmendit për fajet e kryeministrit fudull, nuk dua të fyej askënd kur sjellë në vëmendje se edhe në hartën e komunistëve të kohës së Enver Hoxhës Noci ishte legjendë, sa ata flinin e zgjoheshin me Noc Rrok në gojë, si armë kundër perëndimit.

E përdorën njeriun e mirë Noc Rroku edhe si targë, 23-07-a, dhe këtë e di mirë edhe ambasadorja Yuri Kim që e vizitonte shpesh Kelmendin, prandaj edhe nuk ka reagim diplomatik.

Me dy fjalë kryeministër, ishte burrë me hallate Noci, në gjatësi e trashësi, e mos e mbaj gjithë ditën në gojë si batutë partie, si dordolecin që tremb amerikanët, por kënaquni si parti e përdoreni për përdorim të brendshëm.

Kjo metodë do të frymëzonte partinë për të shtuar elementin femër, pasi Frida, Olta, Ogerta e shumë të tjera po të braktisin e shkojnë tek Ilir Meta.

Tek Ndoc Rroku ndahen krimet ordinere me ato intelektuale, po na thotë për ditë kryehajduti.

Sali Berisha dhe Ilir Meta u arrestuan, se amerikanët arritën t’u lëvizin tapën e trurit, e nuk po mbaheshin dot në këmbët e turpit të trashë, edhe pse Edi Rama i mbante për Ndoc Rrokë.

Hallate-mëdhenjtë e fshatit, u sollën si vagabondë me Amerikën dhe SPAK-un, humbën gjykimin, lëshuan gojën se edhe përdhunojmë sa të kemi në pushtet Noc Rrokun e Rilindjes.

Nuk është rastësi që Saliu është pranë Altin Dumanit intelektual dhe Iliri afër Nuredin Dumanit ordiner. 

Berishës dhe Metës u ngeli ora, nuk zgafullohen dot si Ndoc Rroku, qysh kur Romana Vlahutin u nxori namin e zi, se nuk janë Noc Rrokë këta.

-E kanë të vogël... derën e dritës, -la një shënim zonja Vlahutin për zonjushën Yuri Kim, bash aty tek koka e shtratit të vilës miliona dollarëshe, ku Noc Rroku këndon këngë me çifteli nëpër ligjërimet e kryeministrit.

Saliu dhe Iliri, sot janë strukur nëpër pallate, resorte, gurore, valuta e flori bankave të perëndimit, ku i mbron Babloku me flamurin antiamerikan në duar dhe Noc Rrokun në gojë.

Në basenin e thellë të pasurive nuk hyn dot drejtësia, pasi vlerat monetare futen atje ku vetë prokurori special e ka thënë shqip, tek krimi intelektual nuk prekim.

Edhe pse nuk është fiks kështu, krimi intelektual ende nuk është cënuar këtu. 

Edi Rama nuk qenka tru-peshk, por trust i tregjeve të interesave globale që prodhon para edhe në temperaturat minus të minutave të fundit. 

Krimi intelektual nuk është i intelektualëve, as Edi Rama nuk është Noc Rrok.

Më budallenjtë i kemi më VIP-at, më të pasurit, më të fortët.

Kaq të paktën na e ka thënë vetë prokurori special kur lexon ca emra si Olsi, Monika, Shkëlzeni, Olta, Fatmiri, Frida, Ëngjëlli, Argita, Flamuri, Linda e shumë të tjerë që Babloku i ka xhan.

Po Babloku nuk lë vrimë miu pa u futur. Ka pushtet, para dhe ende nuk dihet dita kur do i arrestohet vëlla Olsi, këtë nëntor apo pas janarit ku nga Shtëpia e Bardhë presim të dalë tym i bardhë edhe për Shqipërinë.

Shqip dhe troç Bablok, me Noc Rrok në gojë nuk trembet Amerika!

Lini një Përgjigje