Hija e Presidentit Donald Trump qenka e rëndë për klasën politike që po thahet...
Pas Ilir Metës dhe Sali Berishës, burgu do të marrë edhe Edi Ramën.
Kjo është kryefjala e çdo bisede në çdo familje shqiptare.
Erdhi kjo ditë për gjithë ata që besojnë se përballë investimeve amerikane nuk ka as të fortë, as të pasur.
Sa herë shkruaj për të fortët, më vjen në mendje një zonjë sa e brishtë, e rreptë.
Sy për sy me Edi Ramën thërmohej si patronazhiste, vishej me pupla si të pulës e me lule si të pranverës, shpinë për shpinë me Sali Berishën dhe Ilir Metën bëhej serioze, vishte pushtet “ushtarak”, si ai i Aleksandër Sorosit kundër Presidentit Donald Trump.
Mes dembelësh, ambasadorja Yuri Kim kishte ndarë edhe parcelat, pasi Edi Rama, Ilir Meta dhe Sali Berisha ishin lidhja më e forte e krimit ballkanik.
Saliu dhe Iliri do të kullotnin vetëm barë, Babloku vetëm lule.
U tha u bë. Gjithë fshati u pajtua me fabulat e La Fontenit se Babloku është mbret, Saliu dhe Iliri elefantë, ministrat tigra e arinj, deputetët dhelpra, ujqër e servilë, kryebashkiakët qën, gomerë, majmunë, shumica Safet Gjica, konkubinat e zyrave mace që tërbohen pas peshkut.
Edhe pse ambasadorja i pyeste fshatarët nga majë mikrofonëve, ç’ushqim ju shijon, cilat libra lexoni, ku pushoni, dembelët e fshatit tonë nuk ktheheshin në krahun tjetër.
Kot nuk janë dembelë.
Ata të Non Gratës prisnin habere nga Belind Këlliçi, ata të Bablokut nga Charles McGonigal për rrugën e Presidentit Donald Trump drejt Shtëpisë së Bardhë.
Të dy palë here thahen nën hijen e rëndë të Donald Trump, herë rreshken nën rrezet e forta të diellit të drejtësisë.
Aty, nën “pemën” me “gjethe” të dendura, rrinë e nuk luajnë, derisa drita e zjarrtë të lëshojë sytë mbi Surrel.
Edhe Saliu ka hipur në kat të tetë e nuk ulet deri sa më të përfolurit në Botë, Presidenti Donald Trump, t’i sillet rreth boshtit të Globit e të dalë në hapësirat e pakufizuara.
Mafiozët tanë, edhe pse janë gollë, paguajnë këshilltarë të nivelit Tony Blair, dhe e dinë se toka është një “top” i vogël që rrotullohet e shkon në pikën e nisjes, pastaj nis sillet gjithherë në rrugën e vet.
Rrugës për në Sazan për shembull, nuk bëjnë karambol asnjëherë Edi Rama që drejton mafien me Saliun Berishën dhe Ilir Metën që provokojnë konflikte nga burgu.
Arrestimi i Ilir Metës që vetëm barë po hante këto kohë, ka zëmëruar Edi Ramën që ende zhgërryhet në kopshtin me lule, që ta themi pasi e dini të gjithë, ambasadorja Yuri Kim e kishte lënë aty për të krijuar një pranverë për të gjithë, ku gjithsecili para ligjit të përkulej me respekt.
Hija e Presidentit Donald Trump qenka e rëndë për klasën politike që po thahet.
Kur nisi hapat e parë shpresa për arrestimet e “Peshqve” të mëdhenj, fshatarët nuk rrinin nën hije, as hajdutët nuk ngroheshin nga rrezet që lëshonte diplomatja nga mali ku ca piranja apo lepuj thyenin ndonjë dhëmb nga përplasjet me njëri-tjetrin.
Zagarët e pushtetit, sa herë Amerika i jep energji drejtësisë, me piskamë shkundnin ndonjë “shkurre”, nga poshtë së cilës dalin hajdutë të vegjël me konflikte interesash politike dhe ekonomike.
Të gjithë hajdutët e vegjël, i lë takati aty ku marrin këmbë, i mbyllin sytë aty ku i çelin, vdesin aty ku lindin.
Hera e parë që këtej ngordhi një elefant.
Të gjithë e rrethuan Ilir Metën, të gjithë ja qanë hallin pse e transportuan për në SPAK pak përdhunshëm, sa u zbehën mizoritë e tij në të gjallë.
Ca strucë të fjalës po i japin oksigjen moralit për të sulmuar drejtësinë.
Edhe ish Presidenti shau si rrugaç Altin Dumanin. E kërcënoi me jetë publikisht.
Misteret dhe tisi i fjalorit nëpër “qypat” ku pushteti fut grushtin me dollarë dhe e nxjerr plot propagandë, nuk fut nën hije të presidentit Trump dosjet e nxira nga pluhuri i padrejtësive, intrigave e pabesive, grabitjeve e manipulimeve, investimeve publike, politike dhe shoqërore të 32 viteve të fundit, pasi e dinë se aty do të thahen si bari i Saliut, si lulet e Edit.
Kostumet e qepura ngushtë nga FBI dhe DEA, kanë nxjerrë gjithë format e shëmtisë së strukturës së muskujve të mafies përballë superfuqive të natyrës që e vdesin të keqen edhe para se të lind.
Lindja e një epoke tjetër, kësaj që ne e lajmërojmë përditë prej shumë vitesh, mund të jetë edhe “kapelja” e bukur me mbishkrimin; Donald Trump po vjen, po thahen bari dhe lulet e Yuri Kim./Pamfleti
Lini një Përgjigje