TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë18 Tetor 2024, 16:17

Ambasada amerikane mes zemërimit popullor dhe Edi Ramës

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  Ambasada amerikane mes zemërimit popullor dhe Edi Ramës

Për të ndaluar konfrontimet civile, pasi hajdutët filluan të nxjerrin edhe armët nga brezi, vetëm që Amerika të ulë në bisedime kriminelët e dy kampeve, e Ngarkuara me Punë në Ambasadës Amerikane Nancy Van Horn, kaloi mes “plumbave” e vajti në SPAK...

Në Tiranë ka shpërthyer një tension i fortë social.

Regjimi revanshist i Edi Edi Ramës dhe reagimi reaktiv i Sali Berishës, nuk kontrollohen as nga radarët e standarteve diplomatike.

Stacioni i fundit i 4 Klaneve Mafioze është artificial.

Nuk kanë asnjë shtresë toke ku të mbështesin këmbët që u dridhen si thupra në ujë, pasi dosjet e tyre në SPAK janë caku i fundit ku do të bëjnë ndalesën e fundit.

Gjysma e ngatërrestarëve “qan” dhe u shkruan letra miqve amerikanë, se Ariu që ka dëmtuar pyllin e FBI-së, po bën namin e zi, po u sulmon pronat dhe po i dhunon.

Që është çmendur Edi Rama, nuk ka nevojë për letra, as të trokasësh e ankohesh në dyer ambasadash, nuk është në kulturën e ushtarëve që dalin në front të luftës për të mbrojtur pasuritë e veta.

Në 32 vjet, shqiptarët vetëm kanë humbur nga fitoret e Sali Berishës, Edi Ramës dhe Ilir Metës.

Konfliktet për pasuri kanë lënë pas edhe viktima.

Kjo panoramë duhet të shqetësoi në të vërtetë cilindo diplomat, mik të Shqipërisë.

Për të ndaluar konfrontimet civile, pasi hajdutët filluan të nxjerrin edhe armët nga brezi, vetëm që Amerika të ulë në bisedime kriminelët e dy kampeve, e Ngarkuara me Punë në Ambasadës Amerikane Nancy Van Horn, kaloi mes “plumbave” e vajti në SPAK.

Novela tragjike aty do të shfaqet.

Po po, aty, në skenën e njohur për ngurrimet apo nxitjen nga frika ose përfitimi të këtyre situatave, duhet të hapet perdja e shfaqjeve me arrestimet VIP.

Një gjyq i drejtë e pret Sali Berishën, një arrestim i shpejtë Ilir Metën, një gropë e thellë Edi Ramën dhe pse jo, një fonderi shkrirëse edhe për vetë spakasit e ngurtë deri sot. 

Nuk ka rrugë tjetër, as teatër tjetër për balada të balancuara, që Shqipëria të mos ndizet tym e flakë si më 1997.  

Ky veprim, nuk u prit aspak mirë nga miqtë që shtiren si armiq të njëri-tjetrit.

Ambasadorja amerikane në orbitën e drejtësisë dhe drejtësia mes plumbave, nuk është shfaqje që shihet pa kundërgaz nga politika dhe mediat, pasi çdo instrument  me reputacion të njollosur apo të famshëm për shakatë me karotat e veta dhe krizat e shoqërisë, sot është në këllëf të kalifit që drejton kalifatin e drejtësisë që nga periudha e jurisë së drejtuar nga Yuri Kim.

Ambasadorja e epokës së Neandertalit të fshatit tonë, ajo që zhvilloi Altin Dumanin e Saliut në trajtën e sotme, ngelet “Kur’ani” më demode, por që nuk është lexuar mirë as nga besimtarët e vet.

Lëndët që do të shpërthejnë lëndinave të fshatit tonë, pasi çdo banor është një “Homo sapiens” i veçantë, na ngjan të jenë në ca paketa sekrete, pse jo sekrecione të organizmit republikan amerikan, vdekjeprurëse për 4 Klanet Mafioze që mos dalshin në pranverë!

Lule për hajdutët nuk ka më, as këshilla diplomatike për marrëveshje të tipit Basha- Rama për të zbritur poshtë e me poshtë, pasi një zonjë amerikane mes zemërimit popullor dhe Edi Ramës, nuk ka rënë në kurthin e tyre./Pamfleti

ambasada amerikane edi rama zemërimi popullor

Lini një Përgjigje