Erdogani këtë projekt ja ka besuar Sulltanit të Surrelit...
Babloku nuk u shfaq pa pritur si taksidari i çdo karvani të kinezërive diplomatike që kalojnë këtej, sa shqiptarët kanë marrë arratinë e këtu kanë ngelur një e treta e popullsisë.
Ka qenë “grabitës” pikturash e pasurish që në rini.
Ka pasur dorë të keqe e tru trumcaku.
Një harabel haram që ka bërë dëme kudo ka fërkuar sqepin.
Por nuk ngeli zog i Sali Berishës për shumë kohë. Arriti të bëhej grabitqar i tmerrshëm dhe i rrezikshëm për njerëzimin.
Ka kohë që është gjigant, që tremb, që kokën e ka shkëmb, sa çdokush që nuk është nga fisi i beduinëve, nuk jeton i qetë në Mekën e re që Rexhep Taip Erdogan e nguli në mes të Tiranës për të përçarë myslimanët e botës beduine.
Babloku dhe Erdogani, nuk ishin dakord që Beduinët e lanë pas shkretëtirën ekonomike dhe kulturore, e pas përleshjeve me shekujt e pa dijes, nga viti 850 para Krishtit e deri më 611 të erës sonë, kur Profeti Muhamed, i pjekur, 40 vjeçar, i orientoi drejt myslimanizmit më modern.
Po a mund të kthehen myslimanët në Beduinë, si me thënë, rreth 29 shekuj pas?!
Erdogani këtë projekt ja ka besuar Sulltanit të Surrelit.
Xhamia e Namazgjasë, që Komuniteti Mysliman nuk e njeh, është më e madhja e Ballkanit.
Këtu s’mund të ketë besimtarë myslimanë, përveç disave nga ata që Rama dhe Erdogan i rikthyen nga myslimanë në Beduinë.
Është projektuar të ketë veprimtari biznesi, konferenca antiamerikane, të shtrohen dreka e darka për politikanë e diplomatë kalimtarë nëpër shkretëtirën e Bablokut të Surrelit, që barkushet e trurit i janë ngatërruar nëpër brekushet e mbushura.
Plogështia ka plevitosur pelivanët në të gjitha anët e enëve të komunikimit.
Ca “analistë” janë “vetëvrarë” e nuk dalin nëpër media, ca të tjerë po i bien murit me kokë e gungat u shëmtojnë analizat.
Babloku ka pak Beduinë të bindur.
Ata i merr me thupër, i shpërndan në oaze të zbrazura të brazdave propagandistike ku “uji” amerikan vadit të mbjellat në drejtësi.
Janë mijëra dosje të hetuara në SPAK, janë në derë të burgut 2 kapot e djathtë të 2 nga 4 Klanet Mafioze.
Nga burime të besueshme, lëshojnë aromë shprese se pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, do bjerë kolera mbi Sali Berishën dhe Ilir Metën.
Po sa të gjatë e kanë rrugën 2 Klanet e tjera?
Aq sa është larg godina e SPAK-ut, jo më shumë.
Ky “trimi” që po u prin beduinëve të Erdoganit për të larguar sa më larg Amerikën, e ka shumë afër fundin. Ose pse fundin, përballjen me drejtësinë.
Pa u futur në qindra milionë euro të supozuara të shpërdoruara, në kuletë të çdo zyrtari milioner me të vjedhur, duhet të ri sjellim sekuenca spektakolare që kanë nxirë hapësirat e Globit.
Babloku i ka shkelur publikisht Flamurin Amerikës, i ka blerë e përdorur keq Charles McGonigalin dhe Aleksandër Sorosin, ka ndezur debate të ashpra në Shtëpinë e Bardhë, ka ndikuar që Shqipëria të mos ketë ambasador amerikan prej shumë kohësh, ka 12 vjet që mbledh haraçet e çdo kujt që e ka nënshtruar, aq sa familja kryeministrore është me kokë poshtë sot e gjithë ditën./Pamfleti
Lini një Përgjigje