Nëse ka trazira ditët në vazhdim, mund të mendojmë se Tiranën nuk synon ta djegë vetëm Saliu i Ballkonit, por edhe Edi i Surrelit dhe Batoni i Uashingtonit.
Nuk ka lajm të suksesshëm nga Saliu i Ballkonit. Normale, protesta e mbrëmshme e Opozitës dështoi me sukses.
Lajm i madh bëhet Batoni i Uashingtonit, që nga televizioni i Saliut përpiqet të irritojë turmat.
Ditën më të mirë të Saliut, që të paktën mblodhi ca të zëmëruar me qeverisjen hajdute, Batoni nuk e vlerëson, përderisa protesta nuk ka as hierarki gradash, as ushtri “nën armë”.
Të ngjan se nuk dështoi Berisha, por Edi Rama dhe Batoni Haxhiu.
Edi Ramës, për të frenuar drejtësinë të hetojë pasuritë dhe krimet e Sali Berishës, Olsi Ramës, Fatmir Xhafajt, Olta Xhaçkës, Ilir Metës dhe gjithë të mbeturve ditë për ditë dyerve të SPAK-ut, edhe vetë Batonit dhe Bablokut, do i interesonte një protestë e dhunshme.
Paaftësia e protestës për të imponuar ereksion tek empirizmi, që sot Ambasadës Amerikane, t’i ngrihej zëri, të detyrohej të prononcohej, se për hir të stabilitetit, burimi i rrjedhshëm i pushtetit duhet përcaktuar nga shqisat e liderëve aktualë.
Do të thotë, ulje në tavolinë mes tre hajdutëve dhe ndarje “torte” vëllazërisht.
Po pse dështoi protesta që në kapitullin e parë?
Sepse shqiptarët, e kanë kuptuar se Saliu fshihet pas Edi Ramës dhe Edi pas McGonigalëve dhe Boton Haxhinjve të mediave të krimit.
A mund të kishte fyerje më të madhe për publikun, kur i pari që zbriti në sheshin Skënderbej të ndezë zjarrin e protestës ishte Gjin Gjoni.
Gjini, nuk është vetëm drejtues i Partisë Demokratike në Lezhë, por një ish gjykatës i ngelur në Vetting, nën akuzë për pasuri të paligjshme dhe i priviligjuar nga SPAK-u, normalisht me bekimin e Bablokut.
Saliu nga Ballkoni bën apelin për gjysmën e sistemit të drejtësisë, që ka dalë në rrugë kundër gjysmës tjetër, vetëm për të krijuar konflikt fals, ndaj dështuan edhe Saliu edhe Edi.
Mafia e fshatit tonë e këshilluar nga Aleksandër Soros, Tony Blair dhe Charles McGonigal ka menduar për ditën e kiametit, kur Edi Ramës t’i duhet të dorëzojë para drejtësisë Olsin e Xibrakës, Saliun e Ballkonit dhe Ilirin e floririt e pastaj të shkojë edhe vetë.
Kjo protestë, nisi me qëllim të shtyhet kjo ditë, por fatmirësisht, bitisi me qepjen e “kostumit sipas trupit” të çdo hajduti.
Shqiptarët nuk mashtrohen asnjë ditë të vetme.
E djeshmja plot tym e flakë, para se të shkulë korrupsionin, të vrasë krimin, ka synim që Amerika të hapë sytë, të ulë në tavolinë të paqes Sali Berishën, Edi Ramën dhe Ilir Metën.
Këta tre hajdutë e sollën vetë pranverën arabe që ju thanë “lulet” në tre orë, pasi lexohet se protesta nuk është e Saliut, Qeveria nuk është e Edit dhe pasuritë që janë identifikuar nuk janë të Ilirit.
Këta, nuk kanë asgjë, veç pasurive dhe skllevërve, kontigjent të trazirave, dhe Batonit që edhe flet në emër të Uashingtonit, edhe i hedh benzinë zjarrit që të shpëtojë mafiozët milionerë.
Nëse ka trazira ditët në vazhdim, mund të mendojmë se Tiranën nuk synon ta djegë vetëm Saliu i Ballkonit, por edhe Edi i Surrelit dhe Batoni i Uashingtonit.
Në pjesën e parë të skeçit grotesk, Amerika nuk ra në grackën e protestës së Saliut, Edit dhe Batonit, jo se nuk ka skenar, por se shqiptarët nuk u shkojnë pas./Pamfleti
Lini një Përgjigje