TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 3 Tetor 2024, 11:11

Amerika nuk ka ç’bën; veç t’i përplasë njëri me tjetrin

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Fati mund të jetë sërish fatal, nëse fshati nga vota e tij prodhon ose Saliun, ose Edin...

Amerika nuk ka ç’bën; veç t’i përplasë

Amerika nuk ka rrugë tjetër, nëse nuk e ç’bën “gëzofin” që ka endur vetë shefi i FBI-së Charles McGonigal, fatmirësisht për Non- Gratat e Non- Sens-et, e përdorshëm sipas motit.

Dosja Rama-McGonigal, ende nga askush nuk është trajtuar as si shkak, as si shkarkesë efektesh me pasoja pandemie në sistemin e ekonomisë dhe sigurisë kombëtare.

Kombi ka dhimbje koke.

Cilido ilaç i prodhuar nga esenca e votës, është i dëmshëm.

Të dy, si Saliu ashtu edhe Edi, kanë bandat e veta, skllevërit e vet, spartanët e tyre dhe spakasit e tyre.

A nuk shkruhet për ditë, se gjysma e sistemit të drejtësisë, është plot ndryshk nga krimi dhe pasuria?!

Kështu, rrëshqasin të gjithë nëpër lëmyshk të lëmshit që lëshoi mes turmave ajo Kimetja që Edi Rama e gradoi “sekretare të Partisë Socialiste” në epokën shtetit që duam?!

Ka qenë kështu, apo e kemi regjistruar gabim?

Gunga në gamilen e gramatikës sonë, nuk na e shëmton dot trajtën gjuhësore, dhe pse na veçon trajtesën shoqërore, kudo Babloku ka punësuar patronazhistë, si për shembull në drejtësi, ekonomi, autostrada të jetës sociale apo ambasada të gjumit letargjik.

Nostalgjia për nomus është ushtrim që të djersit e të bën me ethe.

Ethshëm po i presin zgjedhjet e 5 Nëntorit në Amerikë 4 Klanet Mafioze, pasi aty, nis numërimi mbrapsht.

Parazitët vërtetë kanë infektuar edhe fjalën e lirë, por a nuk jeton pastër ‘Pamfleti’ që u bën çdo ditë apelin, u jep racionin në gavetën me mbishkrimin: “Ushqim për 4 gjeneralët e mafies globale”?!

Po, edhe këta rrotullohen rreth boshtit të vet, kanë gjithçka të vetat, madje edhe stinët.

Ndjen të ftohtë mafia nga përtej Oqeanit, gozhupi ka push, ngre temperaturat SPAK-u që edhe për vete ka frikë nga transparenca e pasurisë, guna kthehet në anën tjetër.

Po a nuk ja punoi gunën McGonigal Sali Berishës për të përballuar edhe dimrin e drejtësisë edhe të zemëratës publike, sa i ka vënë në dyshim gjithë shqiptarët për Non- Grata false?!

Fati mund të jetë sërish fatal, nëse fshati nga vota e tij prodhon ose Saliun, ose Edin.

Kreonti i parë, emër i 3 mbretërve, atij të Tokës, Qiellit dhe Ujit, nuk mbretëron mirë. Madje as për vete nuk është mirë me shëndetin mendor e mund të bëjë prapësi sa të dojë, prandaj edhe shumica e dinë se as Amerika s’ka ç’bën veç t’i përplasë njëri me tjetrin.

Kjo po ndodh, përplasja mes 4 Klaneve Mafioze./Pamfleti

 

amerika i përplas me njëri tjetrin

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë