TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë27 Shtator 2024, 19:58

Njeriu i Ilir Metës që dënoi Ervin Salianjin!

Shkruar nga Pamfleti

Njeriu i Ilir Metës që dënoi Ervin Salianjin!

Pavarësisht humorit të zi, asnjë gjë nuk është rastësi, qoftë njerëzit e Metës në Apel, apo paktet e Berishës me Ramën. Kemi të bëjmë me një vendim që edhe pse mund të ketë elemente  proceduriale, është tejkëput politik, për të ndëshkuar një politikan që të mos avancojnë së paku për 5 vjet.

Trupa gjyqësore që dënoi deputetin Ervin Salianji me një vit burg, ishte e njëjta që i dha vulën Sali Berishës. E që këto ditë është përfolur se kemi të bëjmë me një tandem Berisha-Rama. Po do ti që ka edhe më, se aty brenda na del edhe Ilir Meta.

Pasi një prej anëtarëve të trupit gjykues të Apelit ishte Gent Shala, një nga ekspertët më të rëndësishëm juridik të LSI-së e Ilir Metës. Aq sa ky i fundit e kishte emëruar edhe përfaqësues në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve disa vite më parë.

Megjithatë asgjë nuk mbaron këtu, pasi Gent Shala është njeri i afërt familjar i një prej ministrave më jetëgjatë të Ilir Metës dhe këshilltarit të të gjitha kohërave. Bëhet fjalë për Edmond Haxhinaston, ish-ministrin e Jashtëm, ish-ministrin e Energjisë, ish-ministrin e Transporteve, i cili është sot edhe një nga drejtuesit e Partisë së Lirisë.

Genti Shala është djali i dajës së Edmond Haxhinastos.

Shala, një gjyqtar në Apel i emëruar pas lobimit të shefit të tij, është një mbiemër i njohur në Shkodër, pasi i ati, drejtor në kohën e diktaturës njihet si nga protagonistët e prishjes së kishave e xhamive, në revolucionin kulturor të “xhaxhit”. Por që në “demokraci” e ndryshuan fletën. Ka kohë që thuhet se Ilir Meta e ka kushëri Salianjin, madje thonë se e ka nip nga e ëma. Po përse nuk i tha Gentit që të mos e rëndojë dorën?

Pavarësisht humorit të zi, asnjë gjë nuk është rastësi, qoftë njerëzit e Metës në Apel, apo paktet e Berishës me Ramën. Kemi të bëjmë me një vendim që edhe pse mund të ketë elemente  proceduriale, është tejkëput politik, për të ndëshkuar një politikan që të mos avancojnë së paku për 5 vjet.

Domethënë sa të jetë gjallë Saliu, që t’ia lërë karrigen Argitës e më pas Salianji e të tjerë të mos gjejnë asnjë njeri që njohin në PD. Si personazhi i “Vdekja e Kalit” kur shkoi në shtëpinë e tij. E kur të takojë persekutorin t’i thotë shprehjen e famshme: e di ti, sistemi!/Pamfleti

 

 

Lini një Përgjigje