Edi Rama njihet jo vetëm si “armiku” publik i Amerikës, pasi është i vetmi kryeministër në Botë që ka dhunuar publikisht Flamurin e saj, por është si hileqari që edhe kur fal diçka, ta fut.
Baba Mondit i fali një shtet para tre ditësh dhe sot ja futi, ja mori shtetin.
Njësinë territoriale që Baba Mondi e bëri “autonome” për tre ditë, të katërtën Babloku e ktheu në Përfaqësi diplomatike.
Prapë, as Baba Mondit as bektashinjve, nuk u luajti një muskul në mukoz të mukajetit që u rropatën për ta bërë shtetin e tyre të pasur, të paktën sa Vatikani.
Për pasuritë e shtetit të ri, askush nuk dyshonte.
Në tre ditë, filloi popullimi me bakteriet më të rrezikshme të globit, si me thënë, politikanë të “famshëm” politologët aktiv të mediave, zyrtarët në zë të hyqymetit, piratë me grada madhore, Mafiozë me bilance brilante, por bektashinj jo.
Bektashinjve ose nuk u mbushej mendja se është shteti i tyre, ose ishin të pandjeshëm.
Ndjenjat e popujve janë të çuditshme.
Ka popuj që nuk ndjejnë asgjë as kur e vjedhin, as kur e dhunojnë, as kur e vrasin sunduesit.
Të tjerë janë, të ftohtë me pushtetin dhe e ndërrojnë si këmishën.
Edhe këto tre ditë bie në sy kontrasti për ndjenjat.
Të ishin të ndjeshëm shqiptarët, sa janë të ftohtë diplomatët, nuk do të hynin të gjithë në tre ditë, brenda shtetit të Baba Mondit, kush me kalë shale e kush me breshkë për ta vizituar imagjinarisht, por do t’i shkurtonin krahët qyqes që u këndon mbi kokë prej 34 vitesh.
Se po, në këto 3 ditë, ndodhën 3 mrekulli.
1-Shteti i ri, fjeti dhe u gdhi brenda trurit të Edi Ramës.
2-Edi Rama nuk mori frymë lirisht, pasi Baba Mondi ngriti supet me naivitet, si i pafajshëm për një krim kombëtar në miniaturë.
3-Bektashianët vetë, nuk kishin mjaftueshëm elementë as për të ngritur në këmbë kolonat e shtetit.
Pra edhe nëse në tre ditë kishim shtet, nuk gjenim popull.
Mbase hajdutët patronazhistë do na mbushin eterin me lajmërime se kjo ishte arsyeja që Babloku e shembi shtetin e Baba Mondit dhe nisi punimet për një tip “Përfaqësie diplomatike”.
Patronazhistët në këtë rast, do të lundronin mbi gjysmën e urës që lidh interesat e Amerikës me çmenduritë e një antiamerikani si Edi Rama.
Nuk gjenim bektashinj, jo se nuk ka, por se nuk u mbushej mendja se ky është shteti i tyre.
Mediat e populluan shtetin fantazmë me nënshtetas të 4 Klaneve Mafioze, këshilltarë të Babalogëve të Ballkanit, oborrtarë të Sulltanatit të Surrelit, fajkojë të Like Floririt, kriptogramues nga grupi i kriptomonedhave të vëlla Olsit, ose bardhë e zi, ndërtuan skitë mbi konturet abstrakte të mendjeve plot mikrobe të kohës defiçitare me demokracinë.
Shteti i Bektashinjve brenda shtetit të Batakçinjve, mund të ngrihej, nëse Amerika nuk do ja shkulte veshët veshgjatit tonë dhe t’i tregonte hurin ku lidhen kriminelët.
Valët e ajrit përvëlues, pas dënimit të Sali Berishës dhe arrestimit të Ilir Metës, ne i presim para zgjedhjeve.
Gomarit të madh vetëm Altin Dumani i bën derman.
Ajo ditë, do të jetë fundi i rapsodive të rashqelijve që i thurin vjersha duke mbledhur dollarë me grabujë arave ku kullosin bagëtitë e fshatit, nga 1 janari deri më 31 dhjetor të çdo viti, se Zoti me këtë vend është treguar bujar e ka kullota të pasura.
Pas kësaj ngjarjeje, që Babloku e humbi davanë e nuk do të ketë kohë për çudinë e radhës, ç’presin që nuk e nisin vikamën VIP-at?!
Se ne që flasim gjuhën e fshatarëve, nuk duhet ta fshehim, por duhet ta publikojmë se po, pasi e rraskapitën këto tre ditë të çmendura, Amerika i shkuli veshët dhe e “rrëzoi” Shtetin Bektashi Bablokut.
Nuk ka mëndje të shëndosh që mendon se dikush tjetër do ta zbythte gjigandin e skandaleve të Globit nga projekti plot prozhektorë.
Edhe pse nata jonë është e gjatë, 34 vjeçe, duket se Dielli sapo lind.
Rënia në 3 ditë e Shtetit të Bektashinjve, është dështimi i parë i Bablokut në luftën me Amerikën!/Pamfleti
Lini një Përgjigje