
Në këtë tender sa për numër ofertash, kanë marrë pjesë fiktivisht kompania “Salillari” dhe kompania “Advanced Business Solutions-ABS” e lidhur me baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, por sipas skenarit, qëllimisht nuk paraqitën dokumente të plota...
Nëpërmjet provave në shumë raste, “Pamfleti” ka vërtetuar se krerët e ish-pushtetit të PD e pushtetit aktual të PS, janë të lidhur bashkë në interesa, nëpërmjet pazareve për zhvatjen dhe ndarjen e fondeve e pasurive shtetërore me ankande e tenderë.
Një lidhje e tillë është forcuar e po zgjerohet, mes Endri Meksit, pronar i “MCN-TV”, djali i ish-kryeministrit të piramidave, Aleksandër Meksi; Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit të socialistëve të sotshëm; dhe ndërtuesit Rrok Gjoka, krushk i Gaz Demit dhe ish financues i Sali Berishës.
Përveç lidhjes në kompaninë “FTG Sh.p.k” të kasave e pajisjeve fiskale, Endri Meksi dhe Rrok Gjoka, janë bashkuar dhe në tenderët miliona Euro, të cilët, ministrat dhe drejtorët ua japin me urdhër të Bablokut, duke sajuar gara fiktive me klientë të tjerë të tyre.
Më 11 shtator 2024, kompania “Gjoka Konstruksion Sh.p.k” me pronar Rrok Gjokën, kompania dhe “MC Network Sh.p.k” me pronar Endri Meksin si dhe kompania “Intetra Teknologji Ve Bilsim Hizmetleri Anomim Sikreti”, filal i kompanisë turke të tunelit të Llogarasë, kanë marrë një tender me vlerë 15 milionë Euro me TVSH.

Tenderin ua ka dhënë Autoriteti Rrugor, i cili ka njoftuar në Buletinin e Prokurimeve Publike të datës 16 shtator 2024, se këto 3 kompani si bashkim operatorësh me ofertë të përbashkët, janë shpallur fituese të fazës së dytë për ngritjen e qendrës së monitorimit të trafikut rrugor.
Fondi limit i këtij tenderi nga Autoriteti Rrugor dhe Ministria e Infrastrukturës, ishte 15 milionë, 66 mijë e 335 Euro me TVSH, ndërsa Endri Meksi, Rrok Gjoka dhe turqit e tunelit të Llogarasë, u shpallën fitues me ofertën 15 milionë Euro me TVSH, ose 66 mijë e 335 Euro më pak.
Në këtë tender, sa për numër ofertash përballë djalit të Aleksandër Meksit, oligarkut Rrok Gjoka e turqve të tunelit të Llogarasë, kanë marrë pjesë fiktivisht, kompania “Salillari” e oligarkut Pëllumb Salillari dhe kompania “Advanced Business Solutions-ABS” e lidhur me baxhanakun e kryeministrit Edi Rama, por sipas skenarit, qëllimisht nuk kanë paraqitur dokumente të plota.
Ky tender u shënua me “Flamur të Kuq”, pra në shkelje të ligjit; sepse është konstatuar garë fiktive, me fitues të paracaktuar 3 kompani të lidhura në interesa me kryeministrin Edi Rama, duke përdorur si pjesëmarrës formale, 2 kompani të tjera me pronarë të lidhur po me kryeministrin, por dhe për faktin se tenderi është dhënë në vlerën 99.6% të fondit limit./Pamfleti
Lini një Përgjigje