TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë19 Shtator 2024, 13:08

Shkëlzen Berisha ose duhet arrestuar, ose t’i hiqet Non- Grata

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Shkëlzen Berisha ose duhet arrestuar, ose t’i hiqet Non- Grata
Shkelzen Berisha /

Ky popull, që këto ditë është në aksion për vjeljen e drogës, pasi ngado Shqipëria është plot, na shkruan edhe ne që menduam t’ja përcjellim Ambasadës Amerikane në trajtë telegrafike e pa gabime ortografike...

DEA dhe FBI u kanë kërkuar fshatarëve tanë ndihmë për verifikimin e pasurive të zyrtarëve të fshatit tonë.

Dhe e dini pse?

Sepse e vërteta thuhet më mirë në letra anonime, se sa ballë për ballë.

Në trajtën “Gjithë hajdutët u denoncuan e prapë vjedhin”, ne e kemi të hapur vazhdimisht këndin e letrave nga populli, por kjo nuk përbën lajm sot.

Lajmi do ishte cili zyrtar nuk është hajdut.

Ky popull, që këto ditë është në aksion për vjeljen e drogës, pasi ngado Shqipëria është plot, na shkruan edhe ne që menduam t’ja përcjellim Ambasadës Amerikane në trajtë telegrafike e pa gabime ortografike.

Fillimisht, falënderime që njëri nga 4 Klanet Mafioze tashmë është nën akuzë për pasuri të frikshme, pasi pa presionin e fortë të Ambasadës nuk do e kishim as këtë ngjarje.

Amerikanët nuk kanë ndoshta faj që në shqip edhe nuk e vendosin pikën mbi i, se nuk është gjuha e tyre, por as fshatarët tanë në kësi rastesh nuk duhen fajësuar që ngatërrojnë i-në me l.

Pa kërkuar fajtorë, le të futemi në temë.

Lënda e letrës sot, është përjashtimi nga akuza për korrupsion e Shkëlzen Berishës, i cili në disa dokumenta na del djali i tij e në disa jo.

Ta shtrojmë “sixhaden” pak më të butë, që të mos i vriten këmbët asnjërës palë, as ne, as fshatarëve që na luten ta dërgojmë këtë letër, por as atyre që e lexojnë.

Mbase ka gabuar Charles McGonigal ditën që nga zyrat e FBI-së, lëshoi certifikatën familjare të Non- Gratës Sali Berisha.

Ceriumi që lidh metalet sekrete të shërbimeve gjigante, nuk është e thënë të jetë edhe metali që lidh biologjikisht prindërit me fëmijët.

Lidhjet e gjakut, këtej u ngjajnë lidhjeve të plagëve.

Çdo mjek, fashë e quan pëlhurën e butë që shtrëngon vendin e dëmtuar apo operuar, por kush e prodhoi rrjetën fije-fije, kinezi, italiani apo amerikani, askujt nuk i intereson.

Ne që na dhëmbin plagët nga farefisi i Sali Beerishës, sot çuditërisht mësojmë se Shkëlzen Berisha nuk figuron në dosjen e SPAK-ut si djali i Sali dhe Lirie Berishës.

Saliu dhe Liria, jo se nuk e dinim, por me gjithë ato pasuri, kanë marrë rrugën pa kthim për në transparencë pasurie, e normalisht, edhe nëse Altin Dumani dhe Edi Rma do veprojnë si me gjithë ish ministrat e zyrtarët e lartë që aksidentalisht ranë në grackë të kohës, duke mos ju sekuestruar milionat e vjedhur, në burg do i kalojë vitet që Zoti i kishte caktuar si cak të jetës tokësore.

Korja planetare e kufizuar mes lindjes dhe vdekjes, për ata që besojnë në “qesh e ngjesh” se një ditë gjithkush do japë llogari për çdo prapësi, po ngjitet artificialisht nga SPAK-u ynë që i ka rënë jo vetëm çatia e pikon dyshim si jashtë brenda, por edhe suvaja e bardhë e murit të ndërtuar nga ca asqerë që këtej i njohim si “të pagabueshmit e FBI-së” dhe që kanë marrë një dyzinë letra edhe për Shkëlzen Berishën.

SPAK-u që ende nuk e di se Shkëlzen Berisha është jo vetëm sheik, por edhe bankomati i babit dhe mamit, ura lidhëse mes të gjithë Damir Faslliçëve dhe interesave korruptive të njërit nga 4 Klanet Mafioze, nuk duhet fajësuar sa kohë Amerika nuk ka folur akoma, duhet Xen Xeherori i minierës së Surrelit, apo ai është i pastër aty-aty me Olsi Ramën.

Pasuritë e nëndheshme të familjes Berisha, nuk zbulohen kurrë, nëse vërtetë Shkëlzen Berisha nuk qenka djali i Saliut dhe Liries.

Para se të dyshojmë tek kryeministri ynë i ndershëm, që sipas shërbimeve të huaja dhe Altin Dumanit, nuk paska abuzuar as edhe me një dollar, pyesim, more, meqë ky nuk është nën akuzë akoma, mos vallë Amerika ka zbuluar se Shkëlzen Berisha nuk është djali i Saliut dhe Liries, por ja ka futur kot emrin si non-grata dhe djal i kësaj familjeje ish kreu i FBI-së Charles McGonigal?!

Përtej qesh e ngjesh, kjo pyetje do përgjigje, Shkëlzen Berisha është apo jo djali i Saliu dhe Liries?!

Pra i bie, që Shkëlzen Berisha ose duhet arrestuar, ose t’i hiqet Non- Grata./Pamfleti

 

shkëlzen berisha non grata

Lini një Përgjigje