TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë17 Shtator 2024, 12:40

Pse Ambasadorët amerikan në 6 muaj marrin formën e ‘peshkut’?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  Pse Ambasadorët amerikan në 6 muaj marrin formën e

Engjëll Agaçi luan “Gërvisht dhe fito” me të gjithë diplomatët...

Në mitologjinë e maskave që skicojnë diplomatët, pastaj i ngjitim ne me pështymë në këndin e emulacionit të fshatit, dy nga ambasadorët e fundit amerikanë, në 6 muajt e parë që “pinë” ujin tonë, ngjanin se morën formën e Peshkut.

Donald Lu që guxoi të mos i bindet Perëndisë Triton, madje edhe ta “përqeshë” Lajmëtarin e Deteve Egje, Jon dhe Adriatik, duket se mori forcë, u bë trim ambasador.

Ja grisi rrugës së Elbasanit dy vizatime në titull të tempullit të Tuç Makut të Surrelit, ku së bashku me një shef FBI-je kishin gjykuar se është mirë që krimet të “balsamosen” e gabimet të shfaqen si karikatura për ndonjë Non- Grata amerikane apo “Gratta e vinçi” italiane.

Se po, Engjëll Agaçi luan “Gërvisht dhe fito” me të tërë diplomatët.

Donald Lu, u bë peshk me dëshirë të vet, jo vetëm se nuk i pëlqente që Sirenat të kenë trup njeriu në mes e lart dhe formë peshku në bel e poshtë, por edhe se peshku i madh e ha padrejtësisht të voglin.

Doli mblodhi “kanaçe” nëpër koshat e fshatit dhe ua vari si antenat dikur për të dëgjuar lajmet tek “Zëri i Amerikës”.

4 Klanet Mafioze u bënë peshq me zile.

Ngado sillen e mbështillen lënë “dallgë” pas.

Se gati harruam. Pas Lu-së, ajo që ngjante me Sirenat e Egjeut, ngjalli të tjera diskutime.

“Arkeologët” e Sali Berishës, ata që kanë “gërmuar” çdo vlerë të lashtë e të re, kanë shkruar letra me emra e mbiemra, deri në Shtëpinë e Bardhë, tek ca senatorë republikanë, që edhe ata e duan lobizmin, se Yuri Kim është parë të kryejë rite hindu me gratë e qeverisë dhe të udhëtojë me dy varka që Homeri i Bablokut bën be në kokë të Gjergj Lucës se ato prodhojnë energji të renovueshme në Detin Jon.

Odiseja nuk është aty, Batoni shtyp vetëm butona e bën para, shumë luftëtarë janë ngrirë e bërë derra në stallë të Altin Dumanit.

As Circa Sirenë, nuk është parë këtej.

Vetëm në librat e shkollës së mafiozëve shfletohet, kur ndonjë klan fiton konkursin e Peshqve që trembim Amerikën.

Po a ka logjikë që dikush të ndihet keq nga pamja e vet?

Besojmë se jo!

Po syri që sheh gabim a duhet qorruar apo shëruar?!

Në fakt, ambasadorja Yuri Kim veproi si sojnike e jona në rastin që një patronazhist që shkruante në FB për arritjet e Edi Ramës, ju drejtua ambasadores me epitetin “kineze”.

Disa të tjerë i tërhoqën “veshin” mikut.

-Përveçse kineze, kjo ngjan edhe si peshk...

Gjithçka e sqaroi vetë ajo.

Ngjaj si kineze, por nuk jam.

Sa për peshk, edhe nëse pas 6 muajve të parë i ngjante Sirenës së Ujërave tona, peshkatarët nuk i kishte frikë fare.

Sa herë e kemi parë që pasi Edi Rama hidhte rasat peshku në çdo zyrë shteti, kjo lidhte grepat me Altin Dumanin që ende nuk ka mbushur një tigan me sardele.

Nejse, nuk është mëkat nëse ambasadorët ngjajnë me dikë apo me diçka, se përveçse njerëz besimi, rastisin edhe qenie dyshimi.

Ata, si gjithsecili me ndikim në publik, lënë pas pasoja ose të mira ose të rënda, ndaj dhe nuk ka arsye ta mbulojë dikush fytyrën me duar, as pse Ambasadorët amerikanë në 6 muaj marrin formën e peshkut?!

Ose më qartë, ashtu u ngjan shqiptarëve, se askush i huaj që erdhi këtyre anëve, nuk i ka rezistuar me shumë se 6 muaj t’i thotë ofertës së Edi Ramës ‘Po!’/Pamfleti

 

ambasadorët amerikanë

Lini një Përgjigje