TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë14 Shtator 2024, 18:57

Amerika me Edi Ramën si Tomi me Xherrin

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Amerika me Edi Ramën si Tomi me Xherrin

Zëri i Miut të vogël e zëmëron Macen e madhe, prandaj këto animacionet me imitime, Amerika po e ndjek Edi Ramën por nuk po e zë dot, ka filluar t’u pëlqejë edhe Sali Berishës dhe Ilir Metës...

Nuk ka shqiptar të ndershlëm që me ndërgjegje të lirë, nuk do e vizatonte kryeministrin si hajdutin më të famshëm të historisë sonë.

Edhe ministrat e mafiozët, deputetët e diplomatët, zyrtarët dhe zagarët që “lehin” në kunjin që i lidh e i zgjidh Babloku, nuk do donin t’i përgjigjen pyetjes, cili mendoni se është hajduti më i tmerrshëm?

Normalisht, asnjëri nuk e do veten në skenën e cirkut kinez, ku nga “biçikleta” e Olsit të Xibraklës, bien ca xhonglerë që kanë punuar me dredhi me çdo kryeministër dhe çdo qeveri.

Edhe Gjykata Kushtetuese luan cirk kinez.

Mbrojtja e Olta Xhaçkës nga Parlamenti duke shpikur interpretim ligjor nga Gjykata e Venecias, është dredhi së pari e Kushtetueses.

Kanë rënë dakort sheikët me ‘tërhiq e mos këput’.

Ata që duhet ta këputin fillin e gënjeshtrave do duhej të ishin Bashimi Europian dhe SHBA-të.

“Shuplaka” Parlamentit është mashtrim.

Do duhej qëndrim i prerë ndaj Kushtetueses, se ku e gjen ligjin ajo të nisë “vendime” për votim në Parlament.

Parlamenti ka kryer punë kur i nis kërkesë gjykatës për pavlefshmëri të mandatit të deputetes ose jo.

Po të mos largohemi nga “parcela” jonë për sot.

Mafia e ka gjetur terrenin në 12 vitet e fundit për të luajtur edhe me Amerikën.

Pra, këta akrobatë lënë në skenë më antiamerikanin, më psikopatin, ku një gazetë që sot e mbron Bablokun i ka botuar edhe “recetën” e të metave mendore, ose edhe më keq, qitapin e librit më banal të një familjeje të shthurur.

Që thuprën e logjikës ta thurim andej nga kalojnë dhelprat që na dëmtojnë ekonominë, sigurinë dhe lirinë, le të krijojmë një skenë fshati, ku të kënaqim para se t’i përcjellim për në trensparencë pasurore, patronaazhistët që bëjnë edhe diplomacinë edhe mafiologjinë.

Do thoni ju, se janë “minj” që kanë brejtur çdo pronë publike, liri njerëzore e deri nevojtoret e nevojtarëve, e pse t’i kemi kaq në vëmendje, pasi DEA dhe FBI janë këtu e i njohin mirë secilin, e normalisht do ketë një orë diell edhe mbi SPAK?!

Po, fshatarët gjithmonë kanë të drejtë, se janë të pastër e pa tendenca interesi.

Erdhi ora e filmit “Tomi dhe Xherri”.  

Mirë ju bën të qeshni pak.

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn, ka “fikur” dritat në aneksin e Mardhënieve me Publikun, për shfaqjen e filmit më të bukur vizatimor.

Një regjisore e re ka nisur punë, aty ku Babloku kishte nxirë çdo punim.

Shefi i FBI-së McGonigal nuk është aty, ose më thjeshtë, nuk i pëlqen as macja as miu.

Regjia e re ka nxjerrë në skenë një Mi që jeton skutave të FBI-së dhe krijon situata qesharake me shtetin më të fuqishëm në Botë, dhe një Mace të sikletosur nga miu që jeton në shtëpinë e saj.

Fshatarët tanë nuk kanë nevojë as për cicëron, as për cicërima, as t’u tregosh se ku e bëri pula vezën.

I kemi kaluar ngarkesat emocionale artistike, ku macja dhe miu nisën imitimin e sukseseve të ligjit përmes vizatimit të karikaturës së Bablokut që futet në vrimë miu dhe kur vjen ora e muzikës i bie fyellit gjithmonë në një vrimë.

Ky film është më i ndjekuri.

Amerika vërtet po e ndjek Miun tonë, por ende nuk e ka kapur.

Për njohësin e hiteve diplomatike mes Amerikës dhe Shqipërisë, nuk ka nevojë të themi se Bill Hanna dhe Joe Barbera, krijuesit e karaktereve Tomi dhe Xherri, sapo Sali Berisha, Fatos Nano dhe dy pionierë të Enver Hoxhës, Edi Rama dhe Ilir Meta, ngritën zërin se duan liri, shfaqën filmin muzikor me zë, me muzikë dhe këngë.

Pastaj, pse mërziten fshatarët tanë në 34 vjet, Tomi i vërtetë nuk e ka kapur ende Xherrin as pas 80 e kusur vitesh.

E dini se pse fëmijët më shumë xhan kanë Miun se Macen?!

Zëri i Miut të vogël e zëmëron Macen e madhe, prandaj këto animacionet me imitime, Amerika po e ndjek Edi Ramën por nuk po e zë dot, ka filluar t’u pëlqejë edhe Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ani, le të vazhdojë shfaqja.

Për ne rëndësi ka që Amerika me Edi Ramën po luajnë si Tomi me Xherrin dhe kënaqin audiencën që nuk ka para e durim të shkojë nëpër kinema./Pamfleti

amerika edi rama tomi xherri

Lini një Përgjigje