TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 9 Shtator 2024, 11:01

DEA Amerikane pas derës së Olsi Ramës

Shkruar nga Sokol Pepushaj
DEA Amerikane pas derës së Olsi Ramës
Olsi Rama në SPAK /

Dosja nga shërbimet gjermane është e kopsitur dhe vëllai i kryeministrit vlerësohet si person i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, prandaj DEA Amerikane rri aty, pas derës së Olsit...

Olsi Rama do të arrestohet si ‘një e një bëjnë dy’, edhe pse, pushteti i vëllait po e mbron.

DEA Amerikane nuk është këtu për të numëruar mushkonjë- avionët që transportojnë drogë, që ndërtojnë edhe aeroporte e mbyllin portat e hetimit deri përmes fikjes së radarëve të NATO-s, por, për të dokumentuar lëvizjet e ngarkesave të drogës dhe për të gjurmuar emër për emër, trafikantët.

Në është kështu, Olsi Rama nuk mund ta shtyjë për gjatë pa dalë përpara drejtësisë.

Pas gjithë kësaj të keqeje, mirë që këta agjentët e DEA-s janë njësi e specializuar e inteligjencës amerikane, se për ndryshe, kartelet e drogës së fshatit tonë, do i kishin futur tek ato listat e vrasjeve me pagesë nga deputetë të partisë socialiste, dhe sot Amerika do kishte “heronjtë” e shekullit të 21-të në luftë me drogën.

Mund të kishte viktima edhe këtu afër nesh, në Xibrakën e vëllait të Kryeministrit, por edhe në çdo cep të këtij vendit, ku patronazhistëve ‘u ha prapanica’, e kultivojnë hashash me flamur amerikan në plantacione dhe makinat luksoze që xhirojnë gomat duke shitur po*dhë, se nuk e ‘nxejnë marmidën’ as për SPAK-un, as për DEA-n, as për ‘dreqin e të birin’.

Ju i lexoni, apo jemi keq me germat ne, si patronazhistët i thurin lavdi në rrjetet sociale kultit të Edi Ramës.

Pastaj, çdo Amerika me këtë monstër që botërisht ia ka zhubrosur simbolin, Flamurin, i ka hyrë në familje Presidenti Joe Biden përmes bizneseve kineze, e diku tek 6 milion dollarëve ofruar djalit Hunter, ka fyer si të rrezikshëm dhe turp për njerzimin Presidentin Donald Trump, ka “lidhur” me litar të propagandës, në oborr të “vathës” së socialistëve edhe ambasadoren Yuri Kim, atë ditë, që të gjithë e mbajmë mend, ose edhe e gjejmë në Google, kur nisi vjeljen e votave nga degët e pemëve që prodhonin viza amerikane për cilindo gjykon Krye mafiozi i Ballkanit.

Por tema jonë për sot, është pak më specifike, pse nuk arrestohet sheiku Olsi Rama?!

Ky po, duhet “situr”.

Ishte fukara, pa asgjë, pa para, pa shtëpi, pa profesion, pa të ardhme, thjeshtë një nga emigrantët e pa kualifikuar në Amerikë, kurse sot, ose më saktë nga dita që vëllai iu bë kryeministër, edhe shërbimet e huaja ngjajnë si mjerane përballë gjigantit të trafikut të parave të pista.

Olsi Rama i ka mbyllur çdo derë DEA-s Amerikane dhe Altin Dumani nuk mund ta mbushë “alltinë” e të dalë të lajmërojë; “drejtësia lindi djalë”.

Çdo moment që narko shteti ka nevojë, Babloku i rras narkozën e dollarit jo DEA-s, që nuk guxon t’i shpërthejë derën Olsit, por edhe atyre fshatarëve komshi, FBI-së.

Dosja nga shërbimet gjermane është e kopsitur dhe vëllai i kryeministrit vlerësohet si person i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, prandaj DEA Amerikane rri aty, pas derës së Olsit.

Me një sy në “vrimë” të çelësit, pritet t’i rrëshqasë pak këmba Ilir Metës që të rrënohet muri i 4 Klaneve Mafioze dhe pastaj vëlla Edi të fluturojë tek McGonigali.

Megjithatë, të jemi me këmbë në tokë e mendje në kokë, se këta kanë pasuritë e një kombi.

Meqë ngado i vërtitim germat e këtij shkrimi, hajdutë na dalin te tërë, duam të lirojmë pak vidhat e të themi se, Prokurorët e SPAK-ut nuk duhen paragjykuar për dy arsye të forta.

E para, edhe ata kanë pasuri dhe krime të hetuara nga shërbimet e huaja.

E dyta, Olsi Rama u hap tokën nën këmbë cilitdo që guxon të ngrejë një akuzë të vetme.

Olsi, përkohësisht ka paralizuar edhe DEA-n Amerikane.

A e shikoni se si edhe këta të DEA-s nuk po kanë asnjë sukses në fshatin tonë. Edhe përrallave të librave apo filmave me agjentë të huaj, kanë filluar të mos u besojnë shqiptarët.

Çdo njëri e sheh se droga përdoret kudo, në shkolla, zyra, qendra qytetesh, se pjatat e nxehta të kokainës serviren ngado këtej dhe DEA as këtu nuk e shtyn dot derën e ligjit, pasi kemi shënime nga shumë shërbime të huaja se bosi i drogës në Evropë është ky, ish pjata-larësi i Michiganit./Pamfleti

olsi rama dea amerikane

Lini një Përgjigje