Do guxojë Altin Dumani t’i bëjë shembull Metën dhe Berishën, apo do të stepet përballë presioneve dhe kërcënimeve...
Drejtësia dhe politika duket se po shkojnë drejt një përplasje të madhe. Teksa reforma po jep frytet e veta, duket se të gjithë po bëhen bashkë për të shpëtuar lëkurën. PS dje i shtriu dorën Berishës të bëhen bashkë në komisionin “Xhafaj” për të zhbërë reformën. Por teksa politika po luan dhe negocion në prapaskenë, duket se dhe SPAK nuk po rri duarkryq.
Prokurorët kanë shumë dosje të bujshme në duar që do shkundin politikën, drejtësinë dhe policinë. Por dy prej dosjeve më të forta janë ato ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës. Çfarë po ndodh me këto doje? Pse SPAK po vonon?
Me rastet e Sali Berishë dhe Ilir Metës duket se do të vuloste fati i SPAK. Aktin Dumani e di se nëse dështon më këto dosje, askush nuk e beson më SPAK dhe ujqërit e politikës do i hidhe në fyt prokurorisë. Pra këto doje janë çështje mbijetese. Sipas burimeve, SPAK me këto dy dosje do të dërgojë një mesazh për të gjithë. Me pak fjalë po tentohet të ndiqet shembulli Sanader në Kroaci, ku pas arrestimit të ish-kryeministrit dhe dënimit shembullor, u arrestuan me qindra funksionarë të tjerë. Pra ajo ishte goditja “big”. A do ta arrijë këtë SPAK?
Hetimet ndaj Metës
Sipas informacioneve, te Ilir Meta duket se SPAK ka shansin më të madh të tregojë se të korruptuarve po u vjen fundi. Ndaj tij po punohet thellë në disa aspekte dhe dosjet po tentohet të jenë të kulluara kur të shkojnë në gjykatë. Por çfarë ka ndodhur?
SPAK ka dy dosje paralele për Ilir Metën. Një është afera CEZ-DIA dhe në një dosje tjetër janë përmbledhur hetimet për lobimet në SHBA, ndërhyrjet estetike dhe fshehja e pasurisë. Te CEZ-DIA është loja më e madh dhe mësohet se aty është prëfshirë vetë Dumani, duke bërë që të ketë një sekret total. Në SPAK kanë pyetur shumë njerëz dhe janë marrë të dhëna si brenda ashtu dhe jashtë vendit.
Detaji më i ri që doli sot është se pak javë më parë është pyetur biznesmeni Adrian Shatku, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është pyetur për njohjen me Metën dhe familjen e tij. Në verifikimin e Prokurorisë së Posaçme janë edhe komunikimet telefonike mes Shatkut dhe familjes Meta. Dyshohet se ka pasur afera me AKEP në atë kohë, kur ai drejtohej nga babai i Erisa Xhixhos.
Po ashtu janë marrë letër-porosi nga rreth 7 shtete dhe një element tjetër janë përgjimet telefonike dhe SMS-të e gjetura te celulari që ju sekuestrua Monika Kryemadhit. Po ashtu SPAK ka bërë goditje te pasuria. Janë gjetur para dhe prona të fshehura që kur të dalin do tronditin opinionin.
Pra, provat kundër Metës janë të pafundme dhe SPAK tani është para testit të madh, pasi nëse ngre akuza qesharake që ai mund t’ia hedhë me pak vite burg apo shërbim prove, atëherë reforma ka rënë.
Hetimet ndaj Berishës
Sali Berisha po hetohet për aferën me ish-kompleksin “Partizani”. Ndonëse fillimisht SPAK eci mbi bazë argumentesh dhe lidhjesh mes tij, dhëndrit dhe pallateve të ndërtuara, hetimet janë thelluar akoma dhe më shumë. SPAK ka gjurmuar paratë. Pra duke ndjekur shprehjen e famshme “Folloë the Money”. Prokurorët Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai kanë skanuar gjithë pasurinë e Berishës, Jamarbrit, Argitës, Shkëlzenit dhe Liri Berishës. Madje sot doli që kanë shkuar deri të fondacioni që ka gruaja e Berishës për fëmijët autikë, pasi ka dyshime se ky fondacion është përdorur si kamuflim.
Po ashtu mësohet se ka shkuar deri të fabrika e boronicave e Xenit dhe paratë që ka filluar të japë borxh djali i ish-kryeministrit. Në tetor SPAK ka afatin e fundit të hetimeve dhe doja duhet të shkojë për gjykim, nëse prokurorët nuk kërkojnë sërish kohë. Sipas informacioneve, në krahasim me dosjen paraprake provat janë shtuar shumë dhe ish-kryeministri do e gjej veten ngushtë.
Tani duket se topi ësht te SPAK. Do guxojë Altin Dumani t’i bëjë shembull Metën e Berishën, apo do stepet përballë presioneve dhe kërcënimeve që ata të dy i bëjnë çdo ditë? /Pamfleti
Lini një Përgjigje