TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Shtator 2024, 20:19

A e di FBI se fshatarët po zihen për hajdutët e tyre?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
A e di FBI se fshatarët po zihen për hajdutët e tyre?!
Rama, Berisha dhe Meta /

Zhvillimet që priten këtë shator, me arrestimin e kapos së njërit Klan Mafioz, rrëzojnë shtatoren e korrupsionit...

Kur flasim për hajdutët pyesim, more kush duhet të jetë hajduti më i rrezikshëm, ky Edi Rama që shumica e akuzon dhe po ajo shumicë e voton; Sali Berisha që nuk e duan ndërkombëtarët, por turma shqiptarësh i shkojnë ende pas, apo Ilir Meta, që është bërë si “rrezik vdekjeje” për shqiptarët dhe perëndimorët.

Likja, edhe pse i vetëm, nxjerr “zjarr” nga marmita.

Pasi pi raki Skrapari dhe ha groshë Lushnje, lëshon ca lajme “bombë” që sillen si po*dha nëpër brekushet e mediave të sponsorizuara nga Mafia dhe të mbështetura pas murit diplomatik të patronazhistëve, që ende harlisen nëpër hard disqet e 4 Klaneve Mafioze, se po e arrestoi SPAK-u, ky falimenton bankat, ndalon diellin e demokracisë, shkatërron FBI-në, zhduk Altin Dumanin dhe Edi Ramën që koritën Enver Hoxhën, duke u dorëzuar të gjallë tek “armiqtë” amerikanë.

Meqë këtej po bëhet nami i zi e fshatarët po zihen nga mëngjesi në darkë se cili është hajduti më i tmerrshëm, po FBI a di gjë more aman?

Dreq o punë, secili shqiptar sulmon hajdutin e tjetrit e voton hajdutin e vet, se tjetër rrugë nuk të lënë këta.

Të paktën të na thonë ne, e t’ua përcjellim lexuesve si informacion.

Por ne ecim në mendimet tona e u besojmë edhe syve tanë.

Pra, që janë 4 Klanet bashkë, kjo dihet, por edhe që, ose ikin të gjithë, ose këtu i kemi sa të jenë gjallë, nuk mendojmë se ka rrugë të mesme.

Vërtetë njerëzit janë mes besimit dhe mosbesimit.

Ka disa që bëjnë një pauzë, pastaj i thonë biseduesit, -hej ju, harruat atë kryeminiuistrin që luante kumar.

Është shumë i pasur edhe pse ka 19 vjet që nuk i thotë askush ‘puna e mbarë’, ka biznese, jeton mes luksit, nuk punon askund, luan sërish bixhoz dhe ja dëgjojnë llafin si nga shumica ashtu edhe nga pakica.

-Tosin thua, po atij i lumtë palla, ai merrte për veten, por na jepte edhe ne diçka.

-Ç’na jepte, se na çmendët, si Tosi si Saliu ishin aktorë.

Pra, të jemi të ndërgjegjshëm, gjithë shqiptarët diskutojnë rreth kësaj katërsheje, cili duhet të jetë hajduti më i famshëm, por të futësh një tjetër emër para këtyre, fshatarët të varin teneqenë.

Pse ne japim ato mendime që peshkojmë tek fshatarët, ju pjesa tjetër e lexuesve, pra patronazhistët, mercenarët e secilit nga 4 Klanet Mafioze, keni mendimet tuaja, në keni emra të tjerë që ua kalojnë këtyre, ju premtojmë, se i publikojmë.

Këtë shtator, ku pritet të ketë të papritura për klanet mafioze, s’ka gjë se vazhdoni diskutimet, more kush është hajduti më i madh shqiptar?!

Por mos u kushtoni vëmendje batutave, i ngjan Skënder Beu Edi Ramës apo Nënë Tereza Elisa Spiropalit, se këto i interesojnë Mafies.

Mos u merrni pse Skënder Beu i Spiropalit doli për gjueti, e pasi vrau dhelprën e vari në sup lëkurën e saj, as për rrobat arabe, se këta shpikim çdo gjë për të shpërndarë opium mbi opinionin publik.

Zhvillimet që priten këtë shator, me arrestimin e kapos së njërit Klan Mafioz, rrëzojnë shtatoren e korrupsionit.

Këtu ngulini mirë “thumbat” e thashethemeve, se kur të shpohen të gjitha gomat e makinës së Mafies Shtetërore, do u shijojë grosha edhe shumë të tjerëve, jo vetëm Ilir Metës./Pamfleti

fbi fshatarët hajdutët

Lini një Përgjigje