TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë28 Gusht 2024, 09:27

Mafia po e rrotullon fuqinë e fatit rreth Amerikës

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Mafia po e rrotullon fuqinë e fatit rreth Amerikës

Amerikën këta e përdorin si Çadër, Botën tjetër si Bunker...

Administrata shtetërore po avullon.

Këtë shtator ka indicie se do të lëvizin pasuritë tektonike të pushtetit. Në fakt, kështu ka ngjarë në 34 vite. Sa herë “derrat” kanë bërë vathën e vet me baltë, janë larguar dhe kanë ndërtuar  një tjetër strehë në Amerikën e largët.

Shpërthimi i forcave të brëndshme në organizmin e vdekur të Mafies që ende na ngjan se jeton në udhëtimin nga skandali në skandal, e rrotullon fuqinë e fatit rreth Amerikës.

Amerikën këta e përdorin si Çadër, Botën tjetër si Bunker.

Në çdo shtator të fundit të një sundimtari, një pjesë e vogël e administratës nuk ikën në Amerikë, ose më thjeshtë, ndajnë gjënë e haramit për ditë të kiametit në Bunkerët ku lagështira dhe ndryshku i kohës gërryejnë edhe mëkatet, që jo Shën Dumani, por as Shën Pali, të mos akuzohet se ka çuar ca nga ata të Ferrit në Parajsë e ca nga ata të parajsës në Ferr.

Megjithëse Virgjili ishte poet i mirë, nuk e shoqëroi dot Dante Aligerin në Qytetin e Qiellit, vetëm se kishte lindur para vitit 1, ku me Jezu Krishtin u njoh ligji i Zotit për jetën tjetër.

“Rruga për në parajsë fillon në ferr”, na mëson Dante, prandaj këta hajdutët tanë nuk i merr SPAK-u për në burg.  

Saliu, Iliri, Nano dhe Rama, por edhe gjithë tjerët e fuqishëm, kanë lindur para SPAK-ut, para se ligji të njihet se ndëshkon hajdutë e kriminelë, e normalisht rruga e tyre nuk kalon fare nëpër akuza, por diku nëpër momentet e fërkimit të syve, këta na kanë vjedhur, por përpara se të lindte ligji.

Me ligj apo Maliq, këta që këtë shtator janë të orientuar nga 4 Klanet Mafioze të mos vendosen fizikisht në Amerikë, pra ministrat, mafiozët, deputetët, kryebashkiakët dhe ca patriotë të politikave pajtuese në kohë të këqia për punë të zeza.

Sot që Edi Rama kanos hajdutët e vet me “keni ngrënë dardha e molla shumë, do bëni ca vite burg”, Saliu, e ka zgjidhur problemin me të vetët.

Hajdutët e mëdhenj, kanë lindur prej vitesh fëmijët në Amerikë, kanë blerë shtëpi dhe prona në emër të tyre, kanë investuar në biznese, prandaj duhet të kërkojnë strehim andej ku nuk hyjnë rrezet e diellit amerikan.

Ndryshe këta hajdutët e vegjël; drejtorë, ish politikanë e zyrtarë, policë me shumicë, doganierë, ish kryetar komunash e bashkish të vogla, mafiozë, meqë të tërë i ka paisur Mafia me mundësi lëvizjeje në Amerikë dhe Australi, këtë shtator pritet të largoheh e Babloku të hapë vënde pune për patronazhistë të rinj.

Po, statistikat janë kokëforta.

Të gjithë ish zyrtarët hajdutë në fund të rrugës kanë çarë rrjetat e drejtësisë e janë sistemuar në perëndim.

Po të jemi pak të vëmendshëm, cilitdo komshi me prapavijë politike apo kriminale, i keni pirë kafe kur fëmijët i kanë lindur në Amerikë apo Australi, se këto dy vende kanë fiksim këta.

13 vitet e fundit është bërë biznes publik me shitje vizash.

Çdo shqiptar, por edhe të huajt e dinë si kualifilohesh e si jo, apo jo?!

Ai që bëri bujë dhe e detyroi ambasadën edhe të “kap” medemek ca “sekserë” të platformave të aplikimit, Edi Rama, u kuptua se ka qimen e derrit dhe kushdo bën korrupsion me të, e “ha” para tij.

Babloku e uli poshtë pazarin e vizave amerikane, kur po vidhte e blinte vota publikisht për partinë që ka bërë rrush e kumbulla gjithë pasurinë e këtij populli.

Ne kemi emra dhe fakte për persona problematikë, edhe të dënuar në shtete perëndimore, që pasi kanë marrë poste në narko shtetin e Edi Ramës, janë pajisur urgjent me viza amerikane.

Gjithsesi, një pyetje dashamirëse e kemi, pasi Dante Aligeri nuk e mori Virgjilin në Qytetin e Qiellit, pra as në Ferr:

A mendoni edhe ju zotërinj, se kjo e vërtetë, që nuk shkoni tek Qyteti i Drejtësisë, ju fundos jo vetëm moralisht, por nesër edhe ligjërisht, pasi këtej, kafeja shijohet me “bisht”?!/Pamfleti

mafia fati amerika

Lini një Përgjigje