Nëpër këto “këneta” gjithë shqiptarët e ndershëm na ndjekin ne dhe dyshojnë shumë tek ju, pse 4 Klanet Mafoze nuk i zë me gojë as Opozita, as media, as Ambasada Amerikane?!
Donald Lu-në, të gjithë e kujtojmë apo jo, kur e hëngri një dru nga të vetët, në momentin që deklaroi se Shqiperia nuk behet pa u arrestuar 4 Klanet Mafioze që drejtojnë 20 familjet kriminale.
Ta kishim “qëlluar” ne shqiptarët që nuk kemi vjedhur askënd, që nuk kemi masakruar as armiqtë, por i kemi respektuar, ne që e duam vendin dhe shtetin ligjor, normalisht që Mafia dhe diplomacia do të kishin shumë të drejtë të ankohen se të “vdekurit” po bëhen “trima”, po mbrojnë hajdutët, ata që i vodhën dhe i vranë; ose, ose, janë në krah të bishës që viktimat i ka me vete.
Këtu është thembra e Akilit.
4 Klanet Mafioze, jo vetëm viktimat, por edhe elitën e Botës së biznesit, politikës dhe diplomacisë, e kanë bërë pazar, si me thënë, sa dollarë do zotrote, që rrota e boshtit diplomatik të sillet rreth dollarit që nuk ka pse të mos e lyejë nga pak rrotën e fatit.
Pak fat duhej të kishte Ambasadori Lu, sa kolegët tanë të shkruanin çdo ditë se drejtësia fillon me arrestimin e 4 Klaneve Mafioze që drejtojnë publikisht 20 familjet kriminale, pasi pasardhësit e ambasadorit Lu ende nuk kanë folur një llaf kundër 4 Klaneve Mafioze.
Po a janë takuar me ta thua ti?
Me njërin nga këto të katërshes, u takua ditët e fundit edhe E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn, me tre të tjerët ende.
Por edhe tre tjerët kanë pasur shtrëngime duarsh e përqaqime me tjerë ambasadorë.
Nëse ka diçka serioze, fillon tek deklarimi se të parët do arrestohen ata që kanë më shumë krime bri emrit, apo jemi gabim?!
Po le të llafosim me kolegët tanë që bashkëpunojnë me të 4 Klanet dhe sot kanë vila komshi me politikanët, prokurorët, patronazhistët e disa punësuar në ambasada dhe narkoshtetin?!
Ndoshta në racionalizim të substancave subvencionuese, me del si vegim një sekuencë historie që kisha menduar të mos i ndez fitil, por ta lë të kalojnë se më mirë bëjnë punën e servilëve e përfituesve se sa të gazetarëve, thuajse të tërë kolegët tanë.
Shumë vite më parë, njëri nder baballarët e gazetarisë sonë, Hamit Boriçi, dhe për fat është dëshmitar i gjallë, botoi librin “gazetarët shqiptarë”.
Në momentet e fundit kur libri po kalonte në shtypshkronjën “Gjergj Fishta”, megjithëse isha gazetar prej vitit 1982 dhe aso kohe botues dhe drejtori i të vetmes gazetë të pavarur në Veri, ju luta të mos ta heqë nga libri edhe gazetën edhe emrin tim, pasi gazetarët po bëhen turpi i shoqërisë, po lëpihen pas parave të mafies.
Pra, arsyeja pse nuk i dua kolegë mafiozët e maskuar si gazetarë, e bindi profesorin të heqë nga botimi emrin tim dhe të gazetës që vazhdon ende sot.
Janë në anën e mafies këta të medias dhe këtë e di çdo fshatar.
Të dyja palët e shohim njëri-tjetrin nga përtej lumit.
Ne nuk kalojmë andej, se nga frika mbrohen, ata nuk duken këtej, se e dinë që janë të dhj*rë dhe u vjen era qelbësirë ngado kanë pasuritë që nuk i justifikojnë.
Ne po, pas 15 janarit 2025, kur edhe do të kemi në Tiranë një ambasador që nuk do ta blejë Mafia dhe ta përdorë Edi Rama siç veproi me Shefin e FBI-së Charles McGonigal apo me lakenjtë e ambasadës që u ka piskatur gazetarëve që nuk pranojnë kompromis me Mafien, do të dendësojmë edhe më shumë bashkëpunimin me republikanët e Shtëpisë së Bardhë, për ta vizatuar ashtu siç është, faqen e zezë të skenaristëve të skandaleve.
Këta edhe të dashurve u fikin cigaren në ballë.
Ka ndodhur me djalin e një deputeti socialist apo nuk jemi mirë me germat ne?!
Se na ka ndodhur edhe pse dimë çdo centimetër territori të shtrirjeve të hapësirave mafioze, dikush, si me thënë një gjykatës milioner, ka shfaqur tendenca për norma akademike të gjuhës, pse kllapa atje, e pse pika aty, ku lexuesi duhej të pushonte më pak.
Edhe i shkreti ambasador Lu, kështu e pësoi, i kanë dhje*ë të vetët në premtimin se do të arrestohen 4 Klanet Mafioze, madje edhe ata që kanë ora më të shtrenjta se Ambasada Amerikane.
Edhe mes rreshtave tanë, ju kërkoni paradokset tuaja?!
Ja, t’ju ndihmojmë, jo vetëm të ktheni xhepat mbrapsht dhe shumë shpejt gjënë e vjedhur, por edhe të shihni pak më larg se hunda juaj.
Sapo një ambasador amerikan ndezi një qiri që ndriçoi pak errësirën e korrupsionit, filluan të shkrihen kolonat e shtetit dhe hejtë e akullit të guximit, për t’u thënë hajdutëve, nuk ju duam në pushtet, por përpara drejtësisë.
U Strukën Non-Grata, Nano, Babloku e Likja, u shkundën nga puplat gjithë gjithologët e mediave, u bënë aq të vegjël, sa u tkurren nëpër germa patronazhistët e Ambasadës Amerikane, u mek Opozita e Berishës, Metës, Bashës, Mediut dhe dhjetëra partive të tjera parazitare, sa të tërë u bënë bashkë në kërkim të Medinës, qytetit të Profetit Soros, për ta shtrydhur, shtypur e vjedhur Shqipërinë.
Nëpër këto “këneta” gjithë shqiptarët e ndershëm na ndjekin ne dhe dyshojnë shumë tek ju, pse 4 Klanet Mafoze nuk i zë me gojë as Opozita, as media, as Ambasada Amerikane?!
E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn të na thotë kur do arrestohen 4 Klanet Mafioze, këtë të bëjë!/Pamfleti
Lini një Përgjigje