
Mafia në fshatin tonë kushton më shtrenjtë se në Uashington...
Ilirjan Celibashi është sheiku me interesant i fshatit tonë.
Ai kurrë nuk ka pasur emër si “gjeni” i bizneseve pa asnjë prodhim, pa paguar taksa dhe pa fuqi punëtore. si kurba pa fund e zyrtarëve në 34 vite.
Celibashi ynë, nuk ka ngrënë ‘molla e dardha’ sa në korridoret e koordinatave të njohura: “këtej qeveriset për të vjedhur e vidhet për të qeverisur”, as nga shefi i vet kryeministri, por direkt nga burimi i gjithë dritës që shpërndahet nga Tirana në Uashington dhe askush nuk guxon të ngrejë një dyshim.
E dyshimtë është vënia nën hetim nga struktura e SPAK-ut e fondeve të keqpërdorura nga KQZ për zgjedhjet.
Tek tenderët e pajisjeve elektronike, sheik Celibashi, në lëndët përbërëse të pushtetit, ka futur elektrolizën e dollarit.
Çmimet nuk i dimë ende as për McGonigalin që po kalbet në burg, as për Celibashin që si ‘një e një bëjnë dy’ do të sekuestrohet e dalë përpara drejtësisë.
Ilirjan Celibashi ka miliona dollarë, madje shumë më tepër se edhe vetë prokurorët e SPAK-ut që nuk po e hetojnë atë, pasi ta themi, SPAK nuk ka filluar as edhe një hetim me iniciativën e vet.
Nga përtej Oqeanit, kanë ardhur shumë dosje të kopsitura, ku edhe ky sheik përfshihet me njërin Klan Mafioz.
Filli i mafies po këputet, megjithëse dje krye mafiozi i Globit pas lobimeve me patronazhistë të rrugës së Elbasanit, të disa punësuar dhe pasanikë të dyshimtë, arriti të botojë një fotografi dhe një lajm në facebookun e Ambasadës Amerikanë, për t’i bërë presion SPAK-ut, mos ma prek Ilirjan Celibashin.
Fshatarët e morën me batuta, si me thënë, e bleu edhe të dërguarën me punë, pasi nuk ka logjikë të përkrahet një hajdut dhe të shpërndahet lajmi edhe nga mediat e paguara nga mafia dhe përkrahura nga ambasada se:
“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy Van Horn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin.”
Paqe e zhvillim nuk ka prej vitesh, apo keni një Shqipëri tjetër ju milionerët e politikës dhe diplomacisë?!
Ta marrim me qetësi, ftohtë.
Vetëm 70 ditë pas 11 shtatorit 2013, ditë kur qeveria socialiste Rama1 dekretohet nga presidenti demokrat Bujar Nishani, pra mbrëmjen e 20 nëntorit 2013, kur i ndjeri Sokol Olldashi, figura më kryesore e PD-së pas Sali Berishës, ndërroi jetë në makinën ku ishte vetëm me gruan e Ilirjan Celibashit, Ardiana Mediu, nis loja e rëndë e Ilirjan Celibashit, me pasuri, tenderë, vota që nisen për diku e përfundojnë s’dihet se ku, normalisht sipas ca grafikëve ku edhe kriminelët KQZ nuk i ka ndëshkuar sipas ligjit.
Këtu tek ligji, belbëzojnë të gjithë.
Sa për pasuri, nëse nuk do ishin për t’u çelur ca dosje shumë të rënda, si ajo e fishekëve kinezë, ngjarjes së Gërdecit, disa bankave të nivelit të dytë, mes të cilave edhe ajo e Linda Ramës, Xibrakës së vëlla Olsit, 128 mijë vota të një partie hajdute të përkthyera në 4 deputetë dhe më pak se 30 000 vota të një tjetër partie po hajdute, që prodhoi 3 deputetë, duke mbajtur në pushtet kriminelët e Edi Ramës, nuk do kishin fare, po fare hetim, jo nga SPAK-u, por as nga brezi i shtatë i Altin Dumanëve.
Gruaja e Celibashit, ose motra e Fatmir Mediut që ka blerë vilë për dashnoren në Amerikë, shtatë vjet pasi u nda me burrin, se jo rastësisht ishte me të ndjerin Olldashi në makinë pas një shëtitjeje në Elbasan, u ribashkua jo me kobure në kokë, ‘merre motrën time se të zhduka’, por me “mirëkuptim”.
Bandat e Sali Berishës, Fatmir Mediut dhe Ilir Metës, e bashkuan çiftin Celibashi, pse jo me formulën, fryni ekonominë si sheikë dhe mbani në pushtet më pushtin e historisë shqiptare.
Ja shikoni çfarë ndodh pas zgjedhjes së Celibashit, Komisioner Shtetëror i Zgjedhjeve në vitin 2020.
Çifti i ri Celibashi ka deklaruar pasuri mbretërore, pa u futur në ato të fshehurat që po dihen të hetuara.
375 mijë euro, 20 mijë euro, 15 mijë euro, 31 mijë euro dhe 92 mijë euro në disa llogari bankare, shto këtu blerjen e një ullishte me sipërfaqe 4 mijë m2 në Vlorë në gusht 2020 për një shumë qesharake, fiks 60 000 euro.
Nëse nuk bie mirë ky “tegel” mbi kostumin e SPAK, ta nxjerrë në shitje me ankand e të thotë sa kushton për tjerët, jo për banditët milionerë të Mafies.
Në vitin 2018, Celibashët kanë blerë sipërfaqe toke 2 400 m2, në vlerën 55 mijë euro, një vilë në Tiranë, 323 000 euro dhe siguruar disa zyra të reja me vlerë 230 mijë euro.
Dëshmitarja e vetme e humbjes së jetës së njërit ndër figurat kryesore të PD-së, Ardiana Mediu, u bë pronare një apartamenti 140 m2 me vlerë 288 mijë euro.
Ajo ka edhe një zyrë 110 m2 të blerë 341 000 euro e shumë pasuri të tjera.
Vajza e çiftit Celibashi, Telma, kur ishte ende pa filluar punë, në moshën 23 vjeç, fiks në shtator 2020, ose po fiks 3 ditë pasi babai i saj u propozua kryetar i KQZ-së, ka blerë apartament mbretëror në Tiranë me sipërfaqe 246 m2 dhe 111 m2 verandë me vlerë 430 000 euro.
Gjithë këto pasuri milionëshe nga zero, ngrenë dyshime të forta se paratë publike përdoren nga Mafia rajonale dhe ndërkombëtare dhe po, edhe numërimi dhe certifikimi i zgjedhjeve mund të jenë biznes.
E në është kështu, mund të vërtetohet lehtësisht se Shefi i KQZ-së është blerë nga Edi Rama më shtrenjtë se Shefi i FBI-së Charles McGonigal, se edhe kjo fotoja e krye hajdutit me të ngarkuarën me punë të SHBA-së këtu afër nesh, mund të jetë e blerë me taksat, të drejtat dhe liritë tona, për t’i bërë presion drejtësisë dhe pak gazetarëve që vazhdojmë të guxojmë të pyesim, janë llafe kot, apo vërtetë Mafia në fshatin tonë kushton më shtrenjtë se në Uashington?!/Pamfleti
Lini një Përgjigje