TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Gusht 2024, 20:48

Arratisja e Ilir Metës pikëpyetje për SPAK e pikëçuditëse për FBI

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Arratisja e Ilir Metës pikëpyetje për SPAK e
Altin Dumani dhe Ilir Meta /

Gjithsesi, Ilir Meta, si u arrestua e si u arratis, është pika mbi i, ku drejtësia fillon të ecë pa njërën patericë, atë të Mafies...

A është e vërtetë që Altin Dumani e ka këshilluar Ilir Metën të arratiset nga Shqipëria, pasi FBI do ta arrestojë edhe jashtë vullnetit të prokurorëve të SPAK-ut?!

Nëse kjo ndodh, pas lajmit që ka marrë dhenë, do të kemi një pikëpyetje të madhe për besueshmërinë e SPAK-ut dhe një pikëçuditëse edhe më të madhe për aparatin e FBI-së.

Këtej ndodh çdo mrekulli.

Sa kohë, vetë ish Presidenti i Republikës, fillin e skandalit e lëshoi nga çikriku i “pusit” ku mbushin ujë vetëm ata të sigurisë kombëtare edhe askush nuk u lëshua ta mbledhë e ta bëjë lëmsh, duhet pranuar, se Altin Dumani e ka paralajmëruar Ilir Metën të arratiset si Adriatik Llalla, e të mos bjerë në llucë me gjithë ato pasuri.

Ne, edhe pa e thënë Ilir Meta, e dinim që çdo prokuror korruptohet nga Edi Rama, e dinim që Altin Dumani nuk mund të arrestojë asnjë deputet, ministër apo pjestar të familjes kryeministrore, por që të jenë kaq të hollë këta, sa ti bëjnë presion edhe FBI-së, se po të duam ne, ti lëmë akuzat në letra, shesim pronat e ja mbathim në azil e pastaj gjithë bota krijon idenë se vetë Amerika e ka ndihmuar Ilir Metën të arratiset, nuk e imagjinonim.

Në fakt këtu ka debat, apo jo?!

Ilir Meta me kohë e ka denoncuar, edhe tek FBI, se Altin Dumani i ka ofruar kompromis, ik sa nuk të arrestova.

Kjo kohë, ka mjaftuar për t’u siguruar gjithë pasuritë e çiftit Meta-Kryemadhi.

Likja sot është i pastër, njëlloj si Saliu dhe Babloku.

Asnjëri nuk ka nevojë të dalë të vjedhë, as të kenë pasuri apo pengje në emra të tyre.

Pasuritë e Ilir Metës, ca janë shitur, ca i ka Monika me të vetët, ca janë jashtë kufijve të Shqipërisë e ca shihen me sy të lirë dhe i di çdo qytetar po t’i pyetni, cilat janë hotelet apo resortet e Monikës dhe Ilirit.

Konkretisht i doni?!

Po, filloni me pyetje të cilitdo qytetar të takoni, nga Shkodra e deri në Konispol, nga Velipoja në Ksamil, kudo afër pronave që janë lakuar në media nuk është shpifur asnjë presje, janë në emra të tjerë, por pronarë janë Iliri dhe Monika.

Prandaj të dy, Mona dhe Likja, bëjnë spektakël dhe janë të sigurt se vetëm një presion shumë i fortë nga Amerika, mund ta shëmbë kështjellën ku bashkëqeverisin e bashkë-opozitërojnë 4 Klanet Mafioze.

Këta 4 Klanet janë Zotat e këtij vëndi e vetëm këto janë pak si ngushtë.

Kostumi i shtrëngon.

Ca stërkala balte që kanë ardhur deri këtu në Tiranë nga përplasjet e Donald Trump rrugës për në Shtëpinë e Bardhë, kanë orientuar të tjera lëvizje të mafies sonë.

Ajo deklarata e Ilir Metës se po të dojë të arratiset e ndihmon Altin Dumani, duket ka dalë jashtë orbitës ku këta zgjidhnin kundërshtarin, vendin ku ndeshen dhe e dinin rezultatin.

Këtë herë, edhe milionerët e SPAK-ut, përveçse Ilir Metës dhe 3 Klaneve të tjera, mund të sakrifikojnë vilat, pasuritë dhe pozicionet e veta, pasi aksidentalisht plani arratisjes është denoncuar tek FBI.

Pra, si u arratis si nuk u arratis Ilir Meta, Altin Dumani ka dalë zbuluar, i pudrosur me pluhurin e pelivanëve të politikës 34 vjeçare.

Këta vërtetë luajnë si macja me miun me drejtësinë dhe diplomacinë, por pas 5 nëntorit amerikan, ku pritet një tjetër epokë e përbotshme, nëse ndodh paradoksi shqiptar, kjo arratisja e Ilir Metës, do të bëhej pikëpyetje për SPAK e pikëçuditëse për FBI.

Gjithsesi, Ilir Meta, si u arrestua e si u arratis, është pika mbi i, ku drejtësia fillon të ecë pa njërën patericë, atë të Mafies./Pamfleti

arratisja e ilir metës pikëpyetje për spak pikëçuditëse për fbi

Lini një Përgjigje