Ka info se janë gati prangat për Ilir Metën, edhe Bablokut i bëjnë sytë xixa e Yuri Kim i ngjan me Kim Jong Un...
Ilir Meta do të arrestohet këtë shtator. Burimi i informacionit tonë, është një pikturë, që vetëm Edi Rama dhe Altin Dumani dinë ta fshehin pas bezes kineze që valëvit Sali Berisha mbi gjysmën tjetër të vetvetes, qeverisjes mafioze.
Opozita dhe Qeveria, janë dy gjysmat e krimit 34 vjeçar.
Secilin nga zyrtarët dhe ishët, kështu rifuxho, ta vëndosësh para transparencës pasurore, të del më i pasur se secili kongresmen amerikan.
Prandaj edhe ditët e fundit, pasi po, ne jemi të bindur se të gjithë do shkojnë në burg e sekuestro, i kalojnë në gjysëm burgun që u sjell bezdia për t’i thyer hundët njëri-tjetrit.
Ajo që dimë mirë, eshtë se Yuri Kim, nuk e ka harruar tankun rus që Ilir Meta ndezi me paratë e familjes kryeministrore tek syri qorr i Çimit, ajo që dimë edhe më mirë, është se Edi Rama dhe Altin Dumani nuk janë “armiqtë”, por miqtë që e mbrojnë edhe me trupin e vet Ilir Metën.
Truprojat e Ilir Metës, janë si bishti i kalit.
Sali Berishës i duhen qime për tela lahute, t’ia këndojë Amerikës këngën e “Mujit e Halilit” nga ballkoni i katit të tetë; Edi Ramës i nevojitet lesh për maska antiamerikane, të vajtojë me Altin Dumanin dhe bandën e SPAK-ut të gjithë që kanë vjedhur me trimëri për llogari të shefit dhe ca viktima të tjera.
Për këta, parësore është që kupola e mafies të mos preket.
Ka info se janë gati prangat për Ilir Metën, edhe Bablokut i bëjnë sytë xixa e Yuri Kim i ngjan me Kim Jong Un.
Këta e kanë model unik demokracinë.
Vjedhje, sundim dhe propagandë.
Këta edhe kur i mbulon turpi, u punon truri.
Ilir Meta, pak ditë para arrestimit, largoi truprojet që i siguronte kushtetuta si ish President i Republikës dhe i zëvendësoi me roje private.
Se ku i merr paratë të paguajë, kjo nuk bën lajm, pasi të gjithë, me 2000 e ca dollarë rrogë mujore, konsumojnë pa problen edhe 2000 dollarë në ditë, e madje në fund të vitit, kursejnë edhe disa milionë.
Sa kohë kjo formulë, nuk lexohet si përkufizim i thjeshtë antikushtetues nga drejtësia, pse edhe Ilir Meta të mos ketë rojet e veta e t’i paguajë nga “rroga” e tij?!
Më hyn me elegancë në këto rreshta një shprehje e ambasadorit Donal Lu, se “askush nuk të jep një kafe pa interes”, jo vetëm për mesazhin, po edhe për faktin se Lu ishte e do të ngelet i mirë me ne që guxojmë të varim e thajmë në litar të lajmit surretërit me orë më të shtrenjta se makinat e ambasadës amerikane, e dashnore më të përzgjedhura se ato të vetë shefit të FBI-së Charles McGonigal.
Se po, kjo treshja, Meta, Rama dhe Berisha, kanë qenë dhe do të jenë bashkë.
E keqja që i bren nga poshtë, është presioni nga Amerika për arrestimin e Ilir Metës, e keqja që i mbulon nga lart është se miku i të gjithëve, Aleksandër Soros, që nuk shkel dot këtej për të shpëtuar Metën dhe tjerët, pasi Presidenti Donald Trump po luan vetë në zona të vështira.
Ilir Meta, si talent i hajdutërisë, si mjeshtër i kafeve që qeras ish miqtë tradhëtarë, pra i kafeve me bisht, siç thuhet nga zonat e Shkodrës e deri të Podgoricës, nga edhe thuhet se porositen qerasjet, sapo ka mësuar se Yuri Kim ka ngjitur me pështymë fletë-arrestin të dritare të tankut rus, doli shfryu dufin.
Në fakt, Likja është ende gurë themeli në murin e mafies ballkanike
Pra, Ilir Meta as ka inat me një bankë të nivelit të dytë, as me Monikën, as me Edi Ramën e Altin Dumanin, por me Yuri Kim dhe Amerikën./Pamfleti
Lini një Përgjigje