TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë16 Gusht 2024, 12:40

A di gjë FBI, ku humbën dy Satelitët e Edi Ramës dhe sa milionë dollarë kanë kushtuar?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
A di gjë FBI, ku humbën dy Satelitët e Edi Ramës dhe sa
Edi Rama /

Hipotenuza e trekëndëshit kënddrejtë, Edi Rama-Dy Satelitët-paratë, në rastin tonë është brinjë e thyer në krahëror të SPAK-ut, pasi investimet diku derdhen...

Po të mos lëshonte Edi Rama dy satelitë të fluturojnë në orbita të ndryshme rreth Tokës, as nuk do i binte ndër mend FBI-së, se spiunazhi shqiptar, pasi fashon me shtrëngesa deri shefin Byrosë Federale të Hetimit, i fut një gargarë propagandës, pastaj zë “rob” në cep të hinkës një ambasadore, dhe vjedhjet shumë milionë dollarëshe i shpërndan si po*rdhë gomari.

Po, në krah të ambasadores Yuri Kim, ky krimineli që u kap duke bërë biznes me CharlesMcGonigal me trasta dollarësh e puse nafte, me shitblerje Non-Gratash e gradaçelash, kur lëshoi dy Satelitët, nuk tha një llaf kush i financon, Amerika mike apo taksapaguesi shqiptar.

Këtej, askush nga mediat apo prokurorët, nuk vihet në kërkim të dy Satelitëve, as të kostos së tyre, përveç Edi Ramës, Charles McGonigal dhe atij komisionit që tre vite më parë na shurllonin veshët me propagandë teknike që askush nuk kuptonte gjë, ushtarake që askujt nuk i hynin në punë, studime apo navigime narrative për frekuenca të frekuentuara nga mafia.

Hipotenuza e trekëndëshit kënddrejtë, Edi Rama-Dy Satelitët-paratë, në rastin tonë është brinjë e thyer në krahëror të SPAK-ut, pasi investimet diku derdhen.

Po sa është kostoja?!

Pa marrë për sipër barrë të këtij specialiteti, mund të themi, se kostoja më e vogël e prodhimit të një sateliti spiun, është shumë, shumë e lartë.

Dhe Rama ka lëshuar dy copë.

Edhe hedhja në hapësirë është një diapazon shumë i gjërë, por ama në internet gjejmë, se minimumi i lëshimit të një Sateliti kushton 10 milion dollarë.

Fshatarët e dinë që kanë narkoshtet, që vidhen përditë me inceneratorët që nuk janë, që paguajnë 70 000 dollarë në ditë për anijet e energjisë së rinovueshme që as këto nuk kanë nisur punë, por në rastin konkret na luten, pyeteni FBI a di gjë ku humbën dy Satelitët e Edi Ramës dhe sa milionë dollarë kanë kushtuar?!/Pamfleti

fbi dy satelitë miliona dollarë

Lini një Përgjigje