TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 8 Gusht 2024, 10:12

“Ambasadoresha” Amerikane Nancy VanHorne edhe flet “skip”, edhe kërkon miqësi me 2 fise të Mafies!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 “Ambasadoresha” Amerikane Nancy VanHorne edhe flet

Edhe kjo e ngarkuara e fundit, e ka kuptuar se këto “fise” mafioze do shemben të mbramët...

Nuk rriten në sytë e fshatarëve hajdutët dhe kriminelët, as pse bëjnë fotografi dhe takime me ambasadorë, as pse fshehin poshtë “brekëve” jozyrtare, hallatet e shëmtuara, as pse futen e dalin nga llogari financiare kompromentuese pas kompostimit në kavanoza kinez.

Këtej, askush nuk i tha të lumtë të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn pas takimit me Presidentin e Republikës.

Ishte skeç i vjetruar dhe i shëmtuar, ku “papagallët” e diplomacisë recitojnë pasarelave të “harabelëve” tanë fudullë.

Presidentë si Sali Berisha, Ilir Meta e të tjerë, kanë qëlluar pak hajdutë, pak antiamerikanë, pak kriminelë.

Këta, do apo nuk do Altin Dumani, që edhe pse paguhet nga taksat tona dhe të amerikanëve, vazhdon mbron hajdutët e fiseve Rama dhe Agaçi, që në kohë jo të largët do të jenë para transparencës pasurore.

Besimin tek drejtësia, pas Biblës, na e ka mësuar vetë Amerika.

Në mesazhin e parë, “ku e para është fjala”, “ambasadoresha” që ka mësuar edhe “skip” na la me gojë hapur.

Nuk takoi Shën Dumanin, pasi flitet se po çante drutë e Ferrit që bëhen gati për “dimrin” e gjatë të Ilir Metës, duke prerë në besë edhe Zeusin e Surrelit.

Se po, Altini nuk është për tjetër gjë, përpos kush ka dru me pre e kush paguan më mirë?!

Druri në kokë të Ilir Metës, duket do të bjerë për ca interesa të Rusisë, pse jo edhe për ca plumba mbi njërin që ja ka mërzitë vetë Mafies!

Nancy VanHorne, si njohëse e furnizimeve të nevojshme për ndërlidhje, pse jo edhe ndër personale mes Ukrainës Armenisë, Rusisë dhe Shqipërisë, të mos e niste, siç e nisi, punën.

Takimi i Parë me Presidentin, është besim se po, miqësi të qëndrueshme kjo zonjë mund të gjejë vetëm aty ku ka ngulë shekullin e saj disa mujor.

Muajt deri pas 15 janarit 2025, mund të sjellin edhe ngjarjen e shekullit, rrëzimin e kastës së hajdutëve, ku zonja VanHorne, t’i bëjë horr gjithë zyrtarët milionerë, duke mos takuar e promovuar as edhe një.

Kjo duhet parë..

Ajo që dihet, janë edhe dy fise të tjera që zonja mund t’u kërkojë miqësi të qëndrueshme.

Fisi Rama i familjes kryeministrore dhe ai Agaçi i dinastisë ministrore.

Po pra, edhe kjo e ngarkuara e fundit, e ka kuptuar se këto “fise” mafioze do shemben të fundit.

Ndoshta ka kode, kur këta flasin për kombet, demokracinë, të ardhmen.

Por, nëse marrim pak guxim të ndajmë ngjyrat, këta që sot janë si rrodhe në trup të shoqërisë, shumë shpejt do të jenë aty ku e kanë vendin, në sy të transparencës, në trampolinën e vlerave ku popujt e dy kombeve, Shqipërisë dhe Amerikës, performojnë pa hile./Pamfleti

nancy vanhome

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë