
Edhe të kapësh një kumbull, të zbërthehet një sumbull, do të thoshte Olta Xhaçka që i ranë kopsat e fustanit, sapo kërceu t’i thyejë kyçet e gjymtyrëve të energjisë së rinovueshme ambasadores Yuri Kim në Vlorë...
Edi Rama është rrezik potencial për demokracinë globale. Me para droge ka blerë shefin e FBI-së për New Yorkun, djalin e Presidentit amerikan, Hunterin, shefin e Gurdia di Finanza, ish kryeministrin britanik Blair, trupa të tëra diplomatike që vetëm heshtin për çdo skandal të tij, është thuajse asgjë nga akuzat që kanë mbërthyer pas “murit kryeministrin më të pasur të Globit.
Me vëlla miliarder, me grua po ashtu, me fëmijë e dhëndurë, pasuritë e çmendura të Edi Ramës, që nga ai 200 milionëshi i dollarëve të Parajsave Fiskale, të dokumentuara nga OSBE-ja këtu 10 vjet më parë, do ishin vetëm maja e Ajsbergut, pasi je i detyruar të ngjeshësh mijëra pamje në nën barkësen e Gomarit të SPAK-ut.
Në SPAK ka gomarë e gomarica the?!
Kush e tha veç Edi Ramës?
Po, të gjithë gomarë e gomarica janë, ka deklaruar qindra herë Edi Rama, e askush nuk ka thënë jo.
Ka hyrë në çdo zyrë shteti, në çdo dosje krimi, në cilëndo linjë lirie dhe ekonomie, tek kushdo patronazhist, nga ata të drejtësisë deri tek ata të diplomacisë, e gjithnjë ai refreni idiot, Amerika e ka frikë Edi Ramën, prandaj nuk e ngacmon.
Patronazhistë në ambasada?
Po more, e keni dëgjuar, e shihni përditë.
Ka mbledhur ca budallenj milionerë, i ka bërë gazetarë bashkishë, inceneratorësh, mafiozësh, sa ne që kemi 40 e përtej vite oponencë e çdo pushteti, po shkrihemi në këtë ndyrësirë mediatike që vret lajmin dhe diferencon botërisht elitën e gazetarisë shqiptare.
Edhe të kapësh një kumbull, të zbërthehet një sumbull, do të thoshte Olta Xhaçka që i ranë kopsat e fustanit, sapo kërceu t’i thyejë kyçet e gjymtyrëve të energjisë së rinovueshme ambasadores Yuri Kim në Vlorë.
Jo vetëm në Vlorë, ku bashkia Himarë shihet si hambar i parave të pista, hajdutët që sipas mediave na qenkan edhe shumicë, edhe të ndershëm, kanë injektuar, edhe me mbështetjen e Ambasadës Amerikane këtu në Tiranë, virusin që vret liritë dhe të drejtat njerëzore, sikur ky krimineli edhe po të vrasë njerëz, Ambasada nuk flet, pasi po, Amerika e ka frikë Edi Ramën!
Pastaj, Gomari i Yuri Kim në SPAK, që ju e dini se cili është edhe pa emër, ka ndërruar grazhd. Kullotë sa tek familja kryeministrore, tek fisi i Saliut apo Ilir Metës për të mbetur në histori edhe ky si çdo prokuror tjetër i narko shtetit në zemër të Evropës.
Këto janë fakte, por ato që duhen diskutuar me dyshim, janë ca hieroglifë politike të tjerë në kapakët e librit të Trumpizmit.
Ne sot jemi ende tek besimi se Edi Rama dhe 3 Klanet e tjeta Mafioze do arrestohen dhe sekuestrohen dhe se, Hajduti i Surrelit nuk mund ta sundoi Amerikën./Pamfleti
Lini një Përgjigje