TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë31 Korrik 2024, 12:25

A ju intereson shërbimeve sekrete ruse, vrasja e Edi Ramës?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
A ju intereson shërbimeve sekrete ruse, vrasja e Edi Ramës?!
Edi Rama /

200 e ca truproja që e ruajnë Bablokun ditë- natë...

Edi Ramën mund ta vrasë kushdo, edhe një si ai që i theu hundët Sali Berishës, edhe një nga ato gratë që ka rrahur me shpulla Emanuel Macronin, pa shkuar diku maleve tona, apo larg në Amerikë, ku si vëth të hapin vrimë në vesh me plumb.

Pak gjë dallon tragjedia nga komedia në politikë, kur nuk e shohim shfaqjen me seriozitet.

Dikujt i bëhet gjaku ujë, nuk reagon, nuk ndjen, as kur e vjedhin, as kur e poshtërojnë, as kur e vrasin, as kur e varrosin, dikujt i bëhet uji verë, dollarë, pasuri e pushtet, sa nuk i skuqet fytyra as kur vjedh as kur vret.

Edhe vetë Babloku sot, është si një gropë septike, ku nga rrjetet sociale lëshojnë ujërat e zeza mbi të.

I është bërë lëkura shollë.

Edi Rama nuk është kryeministri që shqiptarët krenohen me të, ose i bëjnë oponencë atij.

Ky hajdut nuk e merr seriozisht as “predhën” gjurmë- lënëse, që ka çarë cipën e “virgjërisë” së drejtësisë kur*vë, prandaj këto kohë po përjeton instabilitet atlantoaksikal.

Kështu pëshpëritet gjithandej nga 200 e ca truproja që e ruajnë Bablokun ditë- natë.

Janë shërbime kallëp, të ngrira në barut dhe anti-plumb, model Kim Jong-un.

Miq të tij kriminelë, nga kartelet e Ndranghetës në Sinaloa, shërbime të huaja nga Amerika në Azi, janë kush në mbrojtje e kush në sulm nga ky momenti brilant kur FBI Amerikane arrestoi mikun e kapos së drogës së Xibrakës, drejtuesin e “Sinaloa’” Zambada García, i njohur si ‘El Mayo’.

Ky episod, ngjan të ketë prodhuar tronditje tek Babloku, sa edhe shënjestra e gabuar në vesh të Presidentit Donald Trump.

Nga momenti në moment, Babloku mund të bëhet kryeministri i dytë pas Mehmet Shehut që të shkojë si ‘qeni në rrush’!

  Shërbimet sekrete gumëzhijnë si bletët.

Babloku edhe në krevat shtrihet mbi anti-plumb, Ambasada Amerikane i bie gërnetës mbi pentagramin e dosjes Rama- McGonigal, ca patronazhistë që punojnë si banditë në të zezë aty, plot pasuri dhe mbrapshti për të vrarë demokracinë dhe për t’i shërbyer me zell mafies së Fatmir Medijëve, dhe Olsi Ramëve, janë stacioni që do përurojmë pas 20 janarit të vitit që vjen.

Ambasadori i ri normalisht që do ishte ose i blerë ose i rrezikuar nga Mafia e Edi Ramës, ndaj, siç e kemi thënë me qindra herë prej kur u largua Yuri Kim, ai nuk ka shanse të vijë këtu në Tiranë para se të sheshohen skandalet që kanë tronditur prej kohësh republikanët e “Shtëpisë së Bardhë”.

Pra, një atentat kundër Edi Ramës, pas skandaleve më monstruoze që njeh Bota nga fisi i diplomacisë së qelbësirave të njerëzimit, do mund t’i interesonte shërbimit sekret rus.

Ha debat ky eleminim fizik, pasi, mbase edhe do mund shpëtonte miliarda dollarë të mafies ruse, kineze, amerikane dhe ballkanike pa marrë me vete shumë aktorë të politikës dhe diplomacisë.

Mbase kështu, edhe mishi do të piqej, edhe helli nuk do të digjej.

Për shumë nga miliarderët e botës së biznesit, eleminimi i kryemafiozit që ka arritur të blejë shefin e FBI-së për New Yorkun, të joshë sekretarë shteti, ambasadorë, e deri Hunter Biden, do të mbyllte ca dritare të bazilikës se bizneseve të rrezikshme edhe për sigurinë e Rusisë, Kinës dhe Turqisë.

Barka e kartelit të drogës dhe banderola e parajsave fiskale e vëlla Olsit, po të vritet kryeministri, mund të mos fundosen në ujerat oqeanore të hidrosferës me hidroamat që sot Amerika rrezikon ta hidrolizojë.

Pra, me pak fjalë Rusia do dilte më e fituara, prandaj pyesim; nëse vërtetë rrezikohet jeta e tij, nëse taksat tona po përdoren për të ruajtur këtë që shqiptarët e fërshëllejnë si hajdut, kush mund ta vrasë Edi Ramën përveç shërbimeve ruse?!/Pamfleti

sherbime sekrete ruse vrasja e edi ramës

Lini një Përgjigje