Mafia jonë është në fund të rrugës së vet, e hetuar edhe kur merr frymë...
Arrestimi dhe sekuestrimi i pasurisë së Edi Ramës janë të pa shmangshme.
Kryeministri sheik që po trondit Botën me skandale, ka përballë sot ish zëvendësin e vet Arben Ahmetaj.
Dëshmitari është aty, nën masa të rrepta sigurie, paratë, edhe ato 19 miliardë dollarët e shpërdoruar nga qeveria në tre vite janë po aty; nga AbiBank te Parajsat Fiskale, këtej në fshat e andej në Amerikë, ku vëlla Olsi ka ëndur ëndrrat aso kohe kur punonte me 12 dollarë orën, sa për të ngrënë një kothere bukë.
Edhe Altin Dumani është aty, nëpër vegime.
Ëndrrat e Dumanit janë lidhur tek kasollja e qenit, në fund të oborrit, me një fjongo kineze që Kimetja e rrugës së Elbasanit na ka lënë si shenjë.
Dumani pret të kapë vetëm ata që urdhëron krye mafiozi i Ballkanit.
Me të tërë është gati ta kruajë, vetëm me familjen e kryeministrit nuk guxon askush.
Bëjnë edhe harakiri për Mafien, këta të drejtësisë së deri sotme.
Të gjithë kanë ëndrrat e veta
Ëndrrat e kryeministrit që ne e shohim të arrestuar shumë shpejt, për 100 vjet qeverisje, apo pastrimi i zheleve me ujë të qelbur që na sjell pikërisht nga Amerika e McGonigalëve dhe Hunter Biden- ëve, janë manipulim që hip e zbret nga samari prej kashte me 5 milion dollarë në Qipro të Pandeli Majkos, tek shala e butë e Lindita Nikollës, ku lëndinat e luleve të dollarëve, janë sa sofra e diplomatëve që nuk flasin, edhe t’ua shkulësh gjuhën në mes të fshatit.
Më shumë se shkulja e gjuhës, dhëmb vrasja e demokracisë, prandaj qetësohuni!
Edhe ajo ditë është jo e largët!
Jo larg në kohë, para ca orësh ndodhi, miku i gjithë bastardëve që ka udhëhequr vjedhjen e fondeve publike të shqiptarëve, evropianëve dhe amerikanëve, u betua në kongres të partisë, se gjithë hajdutët që tradhtuan partinë, që gabuan me vullnet, do të zbresin një nga një shkallët drejt burgut.
Të mbajë Edi Rama shpatën e drejtësisë, kur për vete është i akuzuar dhe ka injoruar paraqitjen para prokurorëve shqiptarë dhe amerikanë, është si të bësh Osama Bin Ladenin hero të kombit amerikan.
Më shumë se sarkazma, më shumë se bindja e një turme ministrash për të bërë ca burg, se ashtu i intereson Bablokut, të tmerron trafiku kryeministri- SPAK-Ambasadë Amerikane!
Prokurorët nuk i ofrohen dot asnjë peshku të madh, se aty rri Babloku me thupër thane, Ambasada Amerikane nuk e nxjerr gjuhën, se ja pret mafia fët e fët me gërshërë ruse.
Demokracia imagjinare, ka krijuar Enver Hoxhën që “hedh valle në gojë të ujkut”, Aranit Çelën që rri gati të thajë leckat e partisë në lavatriçe të ambasadores, dhe një opozitë bardhë nga jashtë e zi nga brenda.
Amerika edhe tre muaj është me të ato vetat, por në Kongres të Rilindjes hajdute u shfaq me ngjyrat që trembin trafikantët tanë.
Në Kongres nuk kishte fare Flamur Amerikan, si për të thënë, nuk na e kanë ndaluar përdorimin e simboleve të demokracisë botërore, por nuk pyesim fare për parimet e tyre, i vjedhim fondet e votat si të duam.
Pra, Kongresi lindi në varr të Edi Ramës.
Veç këtij fakti tragjik për Edi Ramën, ish krahu i djathtë i tij, ka për shërbimet e inteligjencës amerikane filmime nga Dubai, ku Edi Rama dhe ish shefi i FBI-së për New Yorkun Charles McGonigal kanë bërë biznese në dëm të interesave të demokracisë globale.
Vetëm mafiozët që kanë mizën në kësulë kruhen këto kohë.
Inskenojnë divergjenca false, kongrese qesharake, lajnë e thajnë mbeturinat e mafies, por u pëlqen të mos e mësojnë kurrë se Amerika edhe pse i humb ca beteja, në fund fitoren e ka të sigurt.
Mafia jonë është në fund të rrugës së vet, e hetuar edhe kur merr frymë.
FBI ka filmime të Edi Ramës, McGonigal dhe Mafies Ruso-Kineze në Dubai, prandaj bëhuni gati për arrestimet e pritshme!/Pamfleti
Lini një Përgjigje