TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Gusht 2024, 10:04

Në Ambasadën Amerikane kanë hyrë komitë

Shkruar nga Sokol Pepushaj

  

Në Ambasadën Amerikane kanë hyrë komitë
Pritje në Ambasadën Amerikane /

Që nga dita e largimit të ambasadores Yuri Kim e këtej, i ngarkuari me Punë David Wisner, ka qenë si në thumba...

Kryengritësit antiamerikanë, kanë vite që “luftën” nuk e bëjnë maleve e gëmushave, por kanë hyrë në ambasadën amerikane dhe diskutojnë se si mund ta shpëtojnë njerëzimin nga një tip Trumpizmi që gërryen trupin e korrupsionit.

Komitët kërkojnë ndihma për jetesën e luksit dhe mbijetesën sundimtare.

Ju duhet mbështetje diplomatike, pak me të lyer rrotën e pak me të shtypur kokën, e marrin dhe e çojnë nëpër zyrat ku edhe kapin ca rroga të tjera, mbase edhe ofiqe bejlerësh.

A nuk jetojmë në shtetin e Olta Xhaçkave e Frida Krifcave, që përveçse kap ç’të kapësh, nuk lanë asgjë tjetër pas?!

Ka llafe katundi, se shumë patronazhistë ca orë punojnë në Ambasadën Amerikane e ca në Bashkitë e 4 klaneve mafioze.

Nëpër dritë ecin rrugës së Elbasanit e nëpër terr treten në çdo rrugë që bubullon një biznes i përplasur në shpatull të shkëmbit të Kavajës.

Pse e vendosim flamurin tek Shkëmbi i Kavajës?!

Sepse aty është kërthiza e Shqipërisë, sepse rreth saj janë vilat e pasuritë e vjedhura shqiptarëve, sepse këtu rrotull sillen edhe ca rraqe të ca patronazhistëve që ditën punojnë diplomatë e natën mafiozë.

Pasi edhe tregu i votës u trondit në Himarë, ku hajdutët fituan thellësisht dhe as presim fare, po fare ama të flitet një llaf, do na duhen hetime emër për emër të tërë monstrave që kanë punuar nëpër trupat diplomatike, që të kuptojmë të paktën rëndësinë e injorimit të këtij sistemi dhe mundësinë e rikthimit të gjësë së vjedhur prej tyre.

Liritë tona i kanë sakatuar sporteleve, pasuritë tona i kanë bërë litar për të mbytur edhe të nesërmen.

E nesërmja me Edi Ramën në burg edhe për këta është  fund i zi.

Al Kapone i Surrelit, pasi e bëri Bashkinë e Tiranës si bashkinë e Chicago-s së viteve ‘30 të shekullit të kaluar, krijoi celulat e komitëve në FBI, në DASH dhe deri në ambasadën amerikane këtu në Tiranë.

Po more, vetë Babloku ka bërë fushata elektorale me “Çunat e Londrës” dhe Çunat e rrugës së Elbasanit”.

Ata të Londrës sollën para apo jo?!

I sollën e mirë bënë, ç’na duhet ku i morën?

Këto punë i di kryemafiozi ynë.

Këta të Rrugës së Elbasanit, kanë futur në Listën e Zezë të Ambasadës Amerikane çdo shqiptar që e shikon mafien shtrembër.

Edhe këtu nuk u bë nami i zi, pasi shkresa për të fshirë ca djersë janë, jo më shumë.

Ne e dimë, nga dita e largimit të ambasadosres Yuri Kim e këtej, i ngarkuari me Punë David Wisner, ka qenë si në thumba.

As ka lëshuar zë për ndihmë, as ka qenë ai që të na thotë se punët do ishin më mirë po të arrestohen 4 Klanet Mafioze, madje, iku me kokën në çantën diplomatike, duke na thënë me fjalë të tjera, se punët nuk janë mirë, pasi në Ambasadën Amerikane kanë ardhur komitët.

Po, komitë ende aty do të jetë deri më 5 nëntor, kur qielli i Tiranës të jetë më i kthjellët për t’ua shkrehur “barotin” në gojë atyre që kanë kapur komoditetet dhe komitetet.

Po, prej 34 vitesh, armiqtë i kanë hipur kombit përsipër, e vitet e fundit, janë futur si komitë edhe në Ambasadën Amerikane./Pamfleti

ambasada amerikane komitë

Lini një Përgjigje