TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Gusht 2024, 11:32

Valixhja e zezë e Yuri Kim ende pa çelës

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Valixhja e zezë e Yuri Kim ende pa çelës
Yuri Kim /

Kush ja mbushi gotën me skandale Amerikës, kush ja provokoi ndershmërinë FBI-së dhe diplomacisë, kush ja derdhi në fytyrë “gotën” e vrerit nga getoja ku shqiptarët kanë rrethuar 4 Klanet Mafioze, plus prokurorin e Republikës që në fletë të kushtetutës, akuzohet se u pastron kriminelëve simbolikat analitike anash rrugës ku marshojnë prej 34 vitesh ushtritë pushtuese?!

Pikat e fundit të korrupsionit qeveritar, po zbrazen si murtaja mureve të mbrëmjes së një sistemi, ku Edi Rama keqpërdor çdo cent të fondeve publike dhe çdo pankartë apo flamur të shteteve mike.

I pa parashikueshëm, kapërcen të tëra pengesat me pranga e zinxhirë mes helmetave të prokurorëve të SPAK-ut dhe hetuesve të FBI-së Amerikane që janë bërë qesharakë edhe për kalamajtë e fshatit që luajnë lojërat e tyre në mes të drogës.

Po DEA çfarë bën këtej, pasi tërë Shqipëria është plot drogë, tërë pushtetarët janë trafikantë të njohur dhe paratë e krimit i kanë strehuar edhe në Amerikë?!

DEA të ruajë gotën e vet, se ja thyen në turinj vëlla Olsi dhe ja përplas derën Babloku dhe kryeprokurori që gjithë fshati ja bën me gisht, turp të kesh, u bëre si Adriatik Llalla, Arben Kraja e Arta Marku.

Po, të tërë këta, janë nën akuza publike për pasuri të paligjshme dhe fshehje të dosjeve të krimit, dhe nuk ka asnjë çudi, nëse nesër zemërimi popullor do merrte guximin të arrestojë me forcë 4 Klanet Mafioze, 2 të majta e 2 të djathta dhe kryeprokurorin ta “varë” në pemë të turpit ose në atë ballkonin e banesës që i ka falur një organizatë gjoja fetare si besimtar i devotshëm mysliman që respektohet nga kisha katolike.

Në respekt të pengesave dhe pengjeve, ditët e diplomatëve kanë qëlluar me re të dendura.

Ambasadori nuk është këtu. I ngarkuari iku e ngarkesa të tjera kemi nëpër furriqet e vezëve të patronazhistëve që qepin kostume kineze enkas për të çelur zogjtë Gramoz Ruçi e Engjell Agaçi.

Valixhja e zezë e Yuri Kim ende nuk ka çelës.

As andej ku republikanët e Shtëpisë së Bardhë kanë akuza të frikshme për familjen kryeministrore, as këtej ku palaçot kanë gërryer sigurinë dhe pasurinë e një kombi pro amerikan.

Kjo është e keqja që dhëmb deri në deje.

Ajo erdhi, i mbylli syçkat për çdo korrupsion, iku dhe na e la popullin si bagëti në mes të barit dhe 4 Ujqërve dhe një prokurori nga fisi i “qenve”.

Që dëmi të mos jetë shumë më i madh, është e sigurt si një e një bëjnë dy, se gjithë pasuritë përrallore kanë ngritur lart dallgët sa po, Amerikës po i derdhet “gota” e durimit në këtë kohë kalimtare, ku valixhja e zezë e Yuri Kim ende nuk ka çelës./Pamfleti

valixhja e zezë yuri kim

Lini një Përgjigje