Saliu ka nevojë të mbështillet me Flamur Amerikan në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme, që të mbajë Edi Ramën në pushtet deri në vitin 2029, të mbrojë nga dështimi politik Ilir Metën dhe të vazhdojnë të tërë së bashku rrugën që kanë nisur 34 vjet më parë...
Edhe kur shtiren sikur zihen mes vetes 4 Klanet Mafioze, secili i ngrefoset tjetrit, duke rrahur gjoksin e duke tundur mbështetjen amerikane.
I fundit që po rrokulliset poshtë rrugës, edhe ky i mbështjellë me Flamur Amerikan, pasi e shtynë Rama, Berisha dhe Meta ishte Lul Basha.
Luli, sapo u zgjua nga ëndrra, se edhe kjo shtyrje lojë është, u kujtua se Amerika i ka premtuar liberalizimin e vizave të shqiptarëve sapo ai të bëhej kryeministër.
Mes nesh që shkruajmë, edhe kur jemi të kundërt, kemi rënë dakord të mos i prekim kolegut as varfërinë intelektuale as pasurinë sunduese e tunduese, sa kohë vetë Amerika e madhe, nuk po merret fare me vogëlsirat tona që mbulojnë mërrokllat e makinës grykëse të narkoshtetit.
Kur ne nuk ndjejmë stomakun që na bën vu-vu nga uria, pse Amerika të ndjejë shqetësim për Flamurin që i valëvitet kudo nga hajdutët e kriminelët e Shqipërisë?!
Flamujt atë mision kanë, të tunden mbi territoret dhe teoritë.
Po, sot çdo cep i këtij vendi është plot drogë.
Kudo ka hashash, ka edhe policë, edhe patronazhistë, edhe gjoja turistë që janë miq të banditëve tanë.
Askush nuk kujdeset të fshehë parcelën e vet, por të ngrejë shkopin më lart se komshiu, ku Flamuri Amerikan të dallohet nga avionët e Gurdia di Finanza-s.
Po edhe Edi Rama shpalos për ditë Flamurin Amerikan, sa guxon nganjëherë t’ju kujtojë Sali Berishës dhe Ilir Metës mos ta trashin zërin, mos ta marrin seriozisht oponencën apo larg qoftë rikthimin në pushtet, se del flet si ambasador dhe i ndëshkon me heqje nga shkopi i simbolit të kombit Amerikan.
Hej miq, revolucioni ruso- kinez vazhdon.
SPAK-u pro amerikan i ngjan asaj Guarda di Finanzas së gjeneral Fabrizio Lisi-t që duhet të njohë flamurin e Charles McGonigalit.
Ky McGonigali ende vazhdon të jetë Qytetar Nderi i Tropojës dhe Saliu as e lakon si skandal.
Dhe e dini pse?!
Sepse Saliu ka nevojë të mbështillet me Flamur Amerikan në zgjedhjet parlamentare të pranverës së ardhshme, që të mbajë Edi Ramën në pushtet deri në vitin 2029, të mbrojë nga dështimi politik Ilir Metën dhe të vazhdojnë të tërë së bashku rrugën që kanë nisur 34 vjet më parë, dhe që ende, qenka pa kokë.
Plagëve në kokë, këta ua kanë gjetur çallmën.
Gërdallave, që të gjithë ua shohin kockat e rrashtës, pasuritë dhe krimet, u veshë kostum amerikan sipas situatave kryekrimineli i Globit.
Ky vë në rresht prokurorë e gjykatës, gazetarë e opozitarë, ky ka edhe dorë të rëndë, pasi e morët vesh, deputetët e tij paguajnë vrasje që nuk ka Altin Duman që i dënon pa “grisur” kostumin amerikan palaçoja i Surrelit.
Që të shpëtoi kokën e vet, Babloku e ka mbështjellë edhe Sali Berishën me Flamur Amerikan./Pamfleti
Lini një Përgjigje