
Kjo dosje, ngjan se do të hajë edhe kokën e vetë kryeprokurorit...
Sa herë Altin Dumani “sulmon” për ndonjë “peshk të madh”, Edi Rama shmanget në një skaj dhe lëshon një skandal edhe më të madh kundër vetes.
Altinit i humb “çoku”, e çoç çukitë kot nëpër dosje, sikur po përzien supë peshku.
Nuk është as ai që dëgjon amerikanët, vetëm përpara, asnjë hap prapa, se do përfundosh si Adriatik Llalla; nuk është as ai që mund të debatojë rreth diskursit abstrakt, lidhur me teoritë e gjalla dhe të vdekura të informacioneve, që ngrenë kapakun e arkë mortit e bëhen lajme për shtypin që sado shtypet, nuk jep shpirt.
E patë se si u shua lajmi për arrestime VIP, sapo në SPAK erdhi dosja Rama- McGonigal?!
E dëgjuat vetë Bablokun si u bën presion prokurorëve të SPAK-ut, se solla ata të FBI-së të hetojë komunikimet tuaja përmes telefonave “Sky ECC” me subjekte kriminale e në hetim.
Prapë nuk e tha Babloku me gojën e vet, se ka të tjerë për kësi punësh.
Babloku as për të vjedhur nuk del, secili hajdut e ndan mënjanë racionin e tij.
Pyesim, e patë të vërtetën, pasi pas saj as ne nuk shohim më shumë se shpërndan vetë Babloku me forcën e Zeusit që shuan e ndez vetëtimat jo vetëm këtu në Rrugën e Elbasanit, por edhe në Shtëpinë e Bardhë, ku Alexander Soros ende shihet si qerosi i përrallave me Edi Ramë, Hunter Biden e Mc Gonigalë sa të duash.
Altini bëri prapa-ktheu, anuloi fletë-arrestet e veta dhe u zhyt në dosjen Rama-McGonigal për të mos dalë kurrë më prej saj.
Kjo dosje, ngjan se do të hajë edhe kokën e vetë kryeprokurorit.
Sali Berisha dhe Ilir Meta u qetësuan disi dhe nisën ta ulin presionin mbi Altin Dumanin dhe bëmave të mafies së prokurorëve me Olsi Ramën, Olta Xhaçkën, Ëngjëll Agaçin, Frida Krifcën dhe ndoshta dy ministrave të tjerë, që ka mundësi të bëhen të penduar të drejtësisë.
Nuk e dimë në cilën rrugë, në atë të interesit zyrtar të SHBA, apo të spekulimeve “tërhiq e mos këput”, Altin Dumani bën lojë spektakolare me interesat e shqiptarëve, duke përformuar publikisht krah 4 Klaneve Mafioze e kundër çdo interesi kombëtar për arrestimin e pushtetarëve që janë kapur duke vjedhur.
Nëse çdo prokuror është kriminel, të paktën rrogën të mos e marrin nga taksat, por nga bandat, që po, i kemi në çdo zyrë ku ka çuna të mirë ambasadash dhe në çdo nivel ku mafia ka shpërndarë ambasadorë të shkëlqyer interesash me histori e financa të fshehura në emra tjerë. Madje edhe numra.
Po, hajdutët janë edhe numra të Parajsave fiskale.
Pra, pak t’i rrahësh me një fiskël thane, këta që ishin brekë-grisur, nisin e qajnë si fëmijët; Edi Rama na mori në qafë, ne morëm pak se i besuam atij.
Besëprerëve dikush u ka prerë biletën për në burg.
Sado Babloku po e shtyn me sot e me nesër, sado drejtësinë po e shpërfill, ne mund të besojmë se po, Amerika e ka sjellë dosjen Rama- McGonigal në SPAK, e kësaj pune do i shkohet deri në fund.
Fundi i dosjes Rama- McGonigal është fillimi i drejtësisë në Shqipëri, e askush në Botë nuk mund ta argumentojë ndryshe./Pamfleti
Lini një Përgjigje