
Edi Rama ka minuar miqësinë Shqipëri-Amerikë, ka boshatisur vendin e vet dhe ka fryrë si tullumbace kineze emigracionin e paligjshëm në Amerikë...
Edi Rama, një pirat dhe antiamerikan i rëndësishëm i Mafies Globale, gjithmonë ka qenë i kujdesshëm me viktimat e veta. Cilido ka ecur pas tij, edhe nëse ka pasur kostum të FBI-së Amerikane, ka rënë viktimë në një gropë spitalore ose burgu.
Në “spitalin” partizan të Yuri Kim, ngritur mbi një bazë amerikane këtu në Tiranë, Altin Dumani ka pajisur me raporte mjekësore gjithë Qeverinë, politikën, administratën e shtetit e deri patronazhistët e drogës dhe pasurive publike që ditën bëjnë apelin e hajdutëve në sportelet e Ambasadës Amerikane e natën ndajnë plaçkë.
Po, të tërë janë me “kartela” kriminale në xhep.
Por jo çdo e zezë nuk ka pak të bardhë brenda.
Mirë që gjithë kriminelët publikë janë me viza e këto kohë kanë filluar të shesin gjënë e vjedhur, ta kalojnë në emra të tjerë dhe të nisen për andej ku Babloku ka qepur qeset enkas për viktimat e tij të reja.
Duke mënjanuar dëmtimin e drejtpërdrejtë mes hajdutëve dhe viktimave të fshatit tonë, Edi Rama ka minuar miqësinë Shqipëri-Amerikë, ka boshatisur vendin e vet dhe ka fryrë si tullumbace kineze emigracionin e paligjshëm në Amerikë.
Në këtë rrugë ecin vetëm kriminelët.
Vetëm ata mund të ndezin konfliktet e mëdha, të hapin gropat e thella dhe të tronditin themelet e demokracisë përmes skandaleve të veta.
Për intelektualët, shoqërinë civile apo gazetarët e pavarur, pra për elitën e shoqërisë shqiptare, kjo “rele” është ulur nga patronazhistët që paguhen edhe si diplomatë edhe si hajdutë votash apo tenderësh publike.
Sado shqiptarët tashmë janë në anën tjetër të sokakut, sado ata ndezin “fitilat” e dinamitit në rrjetet sociale, asnjë “rrufe” nuk gjuan mbi “tradhtarët që po na lënë pa Atdhe”.
Çdo gomarit të vet, Babloku i Mafies Globale, i ka varur hejbe.
Ç’ka torba para, apo ç’ka mbrapa trasta, pa u ekzekutuar urdhër-arrestet për secilin, është kot të bësh fusnotë.
Jo vetëm poshtë- shënim, por as frymë për frymëzim, nuk është se mund të sigurosh me kundërgazin që ia tërheq llastikun ky Edi Rama, ky Sheiku që ka minuar miqësinë Shqipëri-Amerikë, e veç shumë punëve të tjera, kjo plagë do të na marrë kohë të kujdesshme për mjekim./Pamfleti
Lini një Përgjigje