TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Gusht 2024, 11:45

Pasuritë nuk ju a ka hetuar SPAK-u, por shërbimet e huaja

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Pasuritë nuk ju a ka hetuar SPAK-u, por shërbimet e huaja
Saliu, Iliri dhe Edi /

Politika e Bablokut me Charles McGonigal ende është në lulëzim, sa kohë që Ilir Meta bën trimin, Edi Rama hajdutin dhe Sali Berisha Ambasadorin Amerikan!

Ilir Meta është tërbuar dhe ka marrë malet...
Edi Rama, pasi Altin Dumani i ka “kafshuar” Olta Xhaçkën, Ilir Beqjen, Frida Krifcën, Engjëll Agaçin, vëlla Olsin dhe nga pak u ka ngulur “dhëmbët” e ligjit shumicës së atyre që kanë rrëmbyer të mirat materiale, sociale dhe shoqërore, është strukur pas rregullores që i ka shkruar ish shefi i FBI-së Charles McGonigal; “Po u rrëzua hajduti Edi Rama do ta marrë pushtetin krimineli Sali Berisha”.
Ne s’mund të bëjmë lojën e Mafies, sikur kjo treshe nuk është bashkë, apo sikur kjo treshe nuk provokon me idiomën unike të idiotëve që kanë ngurtësuar jo vetëm kuptimin figurativ të “ndërtimeve” antiamerikane të veçanta, por edhe kanë ngjyrosur me të zezë vargjet e Dritëro Agollit: “Ta kesh mik të prish punë, ta kesh armik, të ha munë”.
Edi Rama këtë shprehje, e ka vënë përballë gjithë atyre që e akuzojnë për pasuri të frikshme familjare.
Pasuritë familjare nuk ja ka hetuar SPAK-u, por shërbimet e huaja.
Në Hanovër vëlla Olsi; tek AbiBank Linda që i rilindi pasuria pas tre divorceve; në Amerikë vetë Babloku, ku i kanë lidhur fjongon e krehur nga republikanët e Shtëpisë së Bardhë nëpër shtëllungat e tymit që do nxijë Shqipërinë, Rusinë dhe Kinën, janë njollat e zeza që Sali Berisha po rreket t’i pastrojë nga Ballkoni i Tiranës Zyrtare.
Sali Berisha është i vetmi lider që edhe në këto kohë plazhi prodhon politikë, provokime që i ka lënë me gisht në gojë këta patronazhistët e rrugës së Elbasanit, që pasuritë, ato që ata reflektojnë normalisht, dhe që duhet të jenë krenar, i kanë në çdo rrugë të fshatit plot drogë e padrejtësi sociale.
Pasi Sali Berisha i bën thirrje FBI-së CIA-s dhe DASH-it, të hetojnë Altin Dumanin, hajdutin dhe kriminelin që sapo të vijë në pushtet do ta arrestojë si bashkëpunëtor të Mafies, nuk ke nevojë të pyesësh, pse nuk reagojnë patronazhistët e Ambasadës, mercenarët e grupeve të ndryshme të interesit që shtypin “mushtin” e mafies sonë, në gaviç ku Altin Dumani rri si daci i Yuri Kim e pret cili t’ia futë me lugë kokës Likja, Babloku apo Non-Grata.
Ky i fundit sillet si ambasador amerikan, mbron NAT0-n nga ndotjet toksike, nga fikja e radarëve për transport droge, bën deklarata me shifra të tmerrshme për tenderë të shpërdoruar, pushtet të lidhur me krimin, inceneratorë që nuk punojnë dhe orienton SPAK-un ku duhet të punojë sipas projekteve tashmë publike të Amerikës.
Saliu është i shqetësuar pse drejtësia po heton eksponentë të rëndësishëm të Qeverisë dhe miq të tij të opozitës, çka flet haptas, se shumica dhe pakica janë bashkë, por zihen, se të parët vjedhin më shumë e të dytët më pak.
Saliu nuk ka nevojë për radiografi, pasi është radiogram i deshifruar si despoti i opozitës për sa të jetë gjallë.
Po pra, sa kohë nuk shkojnë para drejtësisë Sali Berisha dhe Ilir Meta, Edi Rama, do bëjë tirazh vitesh sundimi që historia do duhet të shtypë më shumë fletë se për diktatorin Enver Hoxha.
Hoxha nuk kishte para të blejë agjentë, gjeneralë, kryeministra e presidentë, as guxim të bëjë punën e Ambasadorit Amerikan e të tallet me këdo që detyrohet të shkelë barin e bagëtive apo të këputë ndonjë lule në kopshtin e kriminelëve.
Altin Dumani këtyre anëve është mes barit dhe luleve.
Kurorën tek koka, normalisht pasi ta vrasin si “kriminel”, Sali Berisha u deklarua se ja ka porositur.
Po pse ta fshehim kur e dimë të gjithë?
Saliu nuk është i vetëm.
4 Klanet Mafioze janë një.
Politika e Bablokut me Charles McGonigal ende është në lulëzim, sa kohë që Ilir Meta bën trimin, Edi Rama hajdutin dhe Sali Berisha Ambasadorin Amerikan!/Pamfleti

pasuritë spak shërbimet e huaja

Lini një Përgjigje