TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë31 Gusht 2024, 17:33

Pse e ka të vështirë Amerika ta mbajë fjalën për arrestimet VIP?!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

Pse e ka të vështirë Amerika ta mbajë fjalën për

Rreth pasurive sillen te tërë e pastaj po pasuritë e mëdha e bëjnë të vështirë të mbajnë fjalën e dhënë...

Mund ta fillonte luftën me korrupsionin Adriatik Llalla.

Mjaftonte të zbatonte porosinë që ka deklaruar vetë se i ka dhënë ambasadori Donald Lu, hetimin e pasurive të Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Se rreth pasurive sillen te tërë e pastaj po pasuritë e mëdha e bëjnë të vështirë të mbajnë fjalën e dhënë.

Kur përdorim togfjalëshin “mbajnë fjalën”, duam të komunikojmë me fshatarët, se këtyre hajdutëve idiotë u mbajnë leksione Rama, Berisha dhe Meta, se si t’i vështirësojnë investimet amerikane.

Në Shqipërinë tonë, secilin zyrtar të hetosh, është për burg, prandaj edhe nuk e mbajtën fjalën as Adriatik Llalla, as Arta Marku, as Arben Kraja dhe deri sot, as Altin Dumani.

Për Altinin jemi pak të rezervuar, pasi në shtator rezervuari i peshqve mund të çahet, por ne le të mbyllim ca vrima të tjera këto ditë, ku edhe e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn po mat tensionet e avujve të shoqërisë që janë gati të shpërthejnë nëse edhe ky shtator nuk ka arrestime VIP.

Po ku do ishte Adriatik Llalla po të arrestonte Saliun dhe Ilirin?!

Normalisht, jo në vakanca si sot, por i dënuar rëndë dhe i zhveshur nga të gjitha pasuritë e vjedhura.

Sot, ish prokurori Adriatik Llalla është ndër pasanikët e ballkanit dhe mbi treqind kolegë të prokurorëve të SPAK-ut, të vërtetuar nga Vettingu si milionerë që nuk dinë nga u vijnë pasuritë, janë elita e shoqërisë së kësaj Shqipërie që përditë vidhet.

Ca i kemi pedagogë, të tjerë avokatë, ca në politikë e ca në biznes.

Gjin Gjoni për shembull, nesër mund të jetë ministri i drejtësisë dhe Ulsi Manja i sekuestruar thjeshtë me një a dy milion euro dhe dy-tre vjet burg.

Se këta kështu bëjnë, marrëveshje.

Në kohë jo të largët, edhe treshja e prokurorëve pas Llallës, nuk ka asnjë të papritur publike, nëse ju hetohen pasuritë e dalin secili më i pasur dhe më besë-prerë se Adriatik Llalla me Amerikën.

Prandaj e bëjmë pyetjen pse Amerika e ka të vështirë ta mbajë fjalën për arrsestimin e “Peshqve” të Mëdhenj?!

Në Shqipërinë tonë, po nuk gjete prokurorë, hetues, politikanë, gazetarë, pushtetarë, diplomatë e ç’duhet për punë, në një jetesë normale e poshtë, atje lart ku palosen miliona dollarë, ka vetëm hajdutë, kriminelë dhe persona që në çdo moment janë një trup anti amerikan.

Dhe diçka tjetër që u pëlqen lexuesve tanë.

Të gjithë këta të pasur, në këtë vënd të vjedhur, nuk u bënë antiamerikanë me magji, por kanë qënë.

Kryeministri ka gjuajtur me pëllëmbë publikisht dhe me ironi e dhunë fizike, Flamurin Amerikan.

Kërkojeni në Google, e shihni këtë Palloshin e tërbuar që qëllon Flamurin Amerikan, thua se ka përpara gjarprin që e kafshoi.

E pra, paskan të drejtë fshatarët që diskutojnë se pse Amerika e ka të vështirë ta mbajë fjalën për arrestimet VIP?!

Përgjigje tjetër nuk ka, përveçse VIP-at janë më të pasurit e më mëkatarët, më të korruptuarit e më antiamerikanët./Pamfleti

amerika arrestime vip e mban fjalën

Lini një Përgjigje