TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 4 Shtator 2024, 17:23

Edi Rama po “gërryen” moralin e DEA-s dhe FBI-së!

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Edi Rama po “gërryen” moralin e DEA-s dhe FBI-së!
Rama dhe FBI

A është e vërtetë kjo që të gjithë e dimë, se Amerika prej shumë kohësh, është e acaruar me Edi Ramën?!

Shtatori po tronditet nga dosjet e rënda të krimit.

Statistikat e shtatorëve të tjerë, me ndonjë 'kokë turku' si trofe, sado t’i shtrydhësh, nuk nxjerrin ujin e zi mbi pëlhurën njolla-njolla të drejtësisë, as sa të vizatosh figurën e një ministri me pasuritë dhe lidhjet e tij kriminale.

Pra, kurrë në historinë tonë, Prokuroria dhe Qeveria, nuk kanë zbuluar një rast të ketë vjedhur një ministër.

Qeveritarët edhe kur vjedhin, se i shohim, nuk rezulton ende të shkruhet në dosjet e SPAK-ut fjala vjedhje. 

Por të gjithë e dimë, apo jo, se ortakëria me kryeministrin e ka ndihmuar secilin ministër, që prokurorët të shkelin publikisht ligjin, të dhunojnë masivisht besimin e publikut dhe të luajnë si 'macja me miun' me ndonjërën nga viktimat që ka përcaktuar vetë Babloku.

Pa i hapur fare sytë për jetën luksoze dhe milionat e dollarëve të gjithsecilit, edhe Amerika është në këtë lojë.

Jo vetëm se Babloku e lëshon gjithmonë dollarin pa problem, jo vetëm se çdo pasuri kombëtare apo fond publik e përdor për mafien politike dhe diplomatike, por edhe se drogën e gjithë Botës e kalon tranzit apo e përpunon vëlla Olsi, Edi Rama sot e gjithë ditën po gërryen edhe autoritetin dhe moralin e DEA-s dhe FBI-së Amerikane. 

A është e vërtetë kjo që të gjithë e dimë, se Amerika prej shumë kohësh, është e acaruar me Edi Ramën?!

Lëre që Flamurin Amerikan e ka dhunuar publikisht në mes të Tiranës, por ka shkatërruar “urat”, ka penguar investimet, ka ofenduar këdo i ka dalë përpara dhe cilindo që e ndjek pas.

Pas, e ka ndjekur FBI, apo jo?!

Në është ndryshe, të dalë edhe një herë si dikur, me kapele të FBI-së e të kërkojë vota për kriminelët e vet.

Ah po, se gati harrova, këtë videon ku Flamuri Amerikan përdhoset, ngjan të mos e kenë parë akoma, pasi, normalisht, një kriminel i tillë që shfryn urrejtje patologjike mbi simbolin e kombit, do të shpallej logjikisht armik i Amerikës.

Mos arrestimi i Edi Ramës pas skandalit me shefin e FBI-së Charles McGonigal, mos prangosja e vëlla Olsit pasi ka pranuar se ka udhëtuar me makinë të grupit kriminal të drogës së Xibrakës, mos mbajtja qëndrim për çdo skandali të çdo dite, se kështu i kemi apo jo, janë paradokset që na dalin edhe pa dashje në tastierë.

Në fakt shqiptarëve u është “regjur” lëkura, se këtej ikën një hajdut e vjen një tjetër, por ironia shkon në zenit të çudisë, se si Edi Rama po “gërryen” moralin e DEA-s dhe FBI-së, pasi këto dy struktura, edhe nëse i mbyllin sytë e veshët, të paktën sa fshatarët tanë, duhet ta ndjejnë aromën e krimit.

Babloku disave u shkul veshët edhe në studio, të tjerëve u lëshon deputetët me listën e vrasjeve me pagesë, disave u bllokon edhe hundët që droga t’u ngjajë me djathë, e formalitete nga më çnjerëzoret, deri edhe diferencime në liritë dhe të drejtat njerëzore.

Megjithatë, njerëz takojmë ende këtyre rrugëve.

Rrugët, të gjitha të çojnë në një destinacion.

Çdo viktimë pret gjënë e grabitur dhe çdo hajdut do i kthejë xhepat mbrapsht përpara drejtësisë, në qendër të fshatit! /Pamfleti

Lini një Përgjigje