TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë29 Shtator 2024, 11:27

Amerika po mban radhën e burgut sipas skemës së Ambasadorit Donald Lu

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Amerika po mban radhën e burgut sipas skemës së Ambasadorit

Mbi 4 Klanet Mafioze nuk mund të bëjë “hije” asnjë “lis” tjetër. Të dy, edhe Ervini, edhe Geroni, sot janë në burg. Edhe partitë e tyre motra janë, por zihen sa për sy e faqe, për të fshehur nga sytë e publikut pasuritë dhe krimet.

4 Klanet Mafioze nuk po i zë gjumi rehat. Radha e burgut është vendosur asokohe, kur prokurori Adriatik Llalla “griste” shkresat e Ambasadorit Donal Lu, rrugicave që kërkonin drejtësi.

Në çdo hap, prokurorin Llalla, e shoqëronte Fatmir Xhafaj, babai i Reformës dhe vëllai i një trafikanti droge.

Edhe sot, Fatmir Xhafaj sillet rreth Altin Dumanit, për çfarë tjetër veçse për të prishur radhën e hajdutëve drejt drejtësisë.

Ata që ndihen më keq janë hajdutët më të mëdhenj.

Po shqyejnë dyshekët plot me dollarë, kanë nxjerrë duart jashtë jorganit dhe po bëhen gati të nxjerrin turmat në rrugë

Më datën 6 të muajit tjetër, 6 muaj para zgjedhjeve parlamentare, do të nisin protestat e fuqishme, ose më kuptueshëm, do të inskenohen konflikte, pse jo edhe civile, nëse Amerika nuk u nxjerr tabelën e kuqe.

Si specialistë të kalimit të lumit pa u lagur, pasi veshin çizme peshkatarësh, gërmuan një konflikt të para 6 viteve, kur Ervin Salianji me një kamer krahë qafë, po kthehej nga një parcelë me hashash dhe takon rrugës një vëlla ministri me thesin plot kokainë.

-Ç’ke aty, e pyeti Geron Xhafaj.

-Kam filmime, po ti ç’e ke gjithë atë kokainë, na le pa punë, o trap që nuk ngopesh? Sa të takoj Lulin dhe Saliun, do të saldoj sopatën e gërvishtur të opozitës dhe do vesh në burg në Itali.

Këta të vegjlit as nuk u rritën, as do të rriten ndonjëherë.

Mbi 4 Klanet Mafioze nuk mund të bëjë “hije” asnjë “lis” tjetër.

Të dy, edhe Ervini, edhe Geroni, sot janë në burg.

Edhe partitë e tyre motra janë, por zihen sa për sy e faqe, për të fshehur nga sytë e publikut pasuritë dhe krimet.

Po 4 burrat që kanë mbi supe sukseset dhe dështimet e 34 viteve që ende tranzicion janë, ç’bëjnë?!

Mbrëmë Sali Berisha, për pak sa nuk kërceu nga kati i tetë ku e ka akomoduar Edi Rama e të përqafojë Flamur Nokën dhe Fatmir Mediun që u kanë hedhur valium në “kuletë” prokurorëve të SPAK-ut.

Të  mos keqkuptohemi, barin për kokën, jo pak njerëz e futin në kuletë, që ta kenë në çdo orë që duhet pirë ilaçi.

Natën tjetër, pse jo parmbrëmë, edhe pse Fatos Nano nuk ndihej mirë nga shëndeti, por e kaloi falë përkujdesjes së mjekësisë sonë të përkushtuar, Ilir Metës i ngeli peng që nuk i vajti për një kafe.

Mejhaneve të fshatit, pas ngjarjeve që pa ikur njëra vjen tjetra, e që për qeverisje as bëhet fjalë, njerëzia kanë filluar të binden se 4 Klanet Mafioze janë një trup e një shpirt, të numërojnë “brinjët” e thyera të njëri-tjetrit e të pyesin, more dini gjë çfarë po ndodh me 4 Klanet Mafioze, do e mbajë premtimin Amerika për ti arrestuar?!

Që të jemi koshientë. 4 Klaneve Mafioze, marmidat po u nxjerrin tym të zi. Ngado lëvizin, lënë vijë, si avionët në qiellin me mjegull.

Meqë rastisëm afër avionëve, dini gjë pse Saliun, nuk e sheh Charterin e Ramës këto kohët e fundit?!

Në fakt, nuk ka as faj, as kohë, as qetësi.

Amerika po mban radhën e burgut, sipas skemës së Ambasadorit Donald Lu.

E mbani mend që Berisha dhe Meta ishin dy të parët?/Pamfleti

amerika radha e burgut skema e ambasadorit donald lu

Lini një Përgjigje