Karriget vërtetë dinë çdo intimitet, por faj nuk kanë...
Shpërtheu revolucioni i hajdutëve të luksit politik dhe ekonomik.
Ca sheikë të Parlamentit, dogjën karriget që ishin bërë njësh me bythët e tyre.
Edhe pakica që ka marrë përsipër t’i vërë flakën Shqipërisë, edhe shumica që i fryn zjarrit nuk kanë kontradikta politike, por duan t’i shpëtojnë përballjes me transparencën e pasurive, të frenojnë Amerikën që e ka futur “zorrën” në fekalet fshatit fatkeq, për t’i shkarkuar “haletë” në gropën septike të SPAK-ut.
Që do të përfundojnë të tërë atje, tashmë edhe ata vetë e kanë kuptuar, prandaj po spërkasin ambientin me tymin e karrigeve të veta.
Turma që t’i ngjiten pas Non- Gratës nuk ka, as borgjezë budallenj që t’i prijnë Edi Ramës drejt humnerës, nuk është se gjen shumë.
Shumica nuk shikon dritë Dielli mbi retë që krijojnë artificialisht 4 Klanet Mafioze.
Regjisorët e këtij revolucioni grotesk, edhe në Parlamentin e vitit 1992, unë për vete i kam parë me sy në këto karrige që u bënë viktima të bythëve që mbajtën deri në fund të jetës së tyre.
Karriget vërtetë dinë çdo intimitet, por faj nuk kanë.
Karriget as kanë miratuar ligje për veten, as ua kanë bërë me gunga prapanicat sheikëve, se ishin të buta e të rehatshme, të ndërgjegjshme se janë pasuri e shqiptarëve.
Ato madje, i kanë trajtuar njëlloj, si deputetët e Saliut e Fatmirit, ashtu edhe ata të Ilirit dhe Edit.
Nuk u kanë bërë “hile” as parlamentarëve të ca “sekteve” sektoriale për balanca speciale, “Made in Mafia Shqiptare”.
Në këto karrige që sot nxjerrin zjarr nga “goja”, bythët që rënduan aty u frynë, sa sot nuk i zë as dera e ligjit.
Por çudirat nuk kanë kurrë cak.
Atyre po u vënë flakën karrigeve të veta, ju djeg prapanica se duhet të përballen me drejtësinë, atyre që po u fryjnë flakëve, u është salduar dhe ndryshkur e nuk durojnë zmerilimin e zemëratës publike.
Cirku politik është një cigare që po e thithë gjithë fshati.
4 Klanet Mafioze, që asnjëra palë nuk i zë në gojë, po synojnë të mbulojnë me tym gjithë skandalet e trasha të viteve të gjata në pushtet, prandaj e varim në lapidar të lajmit diçiturën: S’kanë faj karriget, por bythët/Pamfleti!
Lini një Përgjigje