TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Shtator 2024, 13:46

Shteti i Baba Mondit, si “resorti” i Pëllumb Gjokës; të dy dalin në përgjime për grabitje tokash

Shkruar nga Pamfleti

Shteti i Baba Mondit, si “resorti” i Pëllumb Gjokës;

Pas deklaratës së Bablokut, se në Shqipëri do krijohet “Shteti Bektashi”, kryegjyshi Haxhi Dede Edmond Brahimi me gradë “Komandat Toge Ushtrie”, filloi të prezantohet me titullin “Doktor”, por pa thënë në cilën fushë e ka marrë këtë gradë shkencore, në cilin universitet dhe kur e ka marrë, mbasi aftësitë e tij të deritanishme, njihen si oficer xhenjo, therje kurbanësh, organizator drekash e darkash me mish, raki dhe ashure...

Kryeministri Edi Rama e ka ndryshuar 3 herë, idenë për formën e krijimit të Shtetit Bektashi; fillimisht se do jetë sipas modelit e statusit të Vatikanit; pastaj përfaqësi diplomatike e së fundi, tha se do jetë qendër promovimi për vlerat e bektashinjve dhe mbrojtjen e bashkëjetesës fetare.

Fakti që Babloku, si bazë kryesore të shtetit të Baba Mondit, përmendi elementin e kthimit të pronave të gjyshatës dhe ndërtimin e një qendre banimi 27 hektarë, krijon dyshimin se është ideja e një resorti- shtet, ku nuk do ketë kontroll qeveria, policia, siguria kombëtare e drejtësia.

Që do të thotë, se do të jetë “bazë”, ku mund të bëhet çdo lloj aktiviteti, që nga banka e parave të pista e strehë pa prekshmërie, për ata shqiptarë e të huaj që kanë probleme me drejtësinë.

Në kuptimin e sipërfaqes, të tokave që do marrë me forcën e pushtetit “Rama”, pallateve e kullave që do ndërtohen me vijë kufitare, liria e grumbullimit të miliardave dhe paprekshmërisë nga policia e drejtësia, krijohet përshtypja se shteti i Baba Mondit, do jetë tipikisht si resorti i Pëllumb Gjokës në Velipojë.

P.sh., Pëllumb Gjoka, me dosje si trafikant, pastrues i miliardave të zeza, grabitës i tokave, porositës i vrasjeve me pagesë dhe drejtues i bandave; për resortin e tij me sipërfaqe 27 hektarë në Velipojë, kryeministri Edi Rama i dha statusin “Investitor Strategjik”, ku “de facto” përfshihej dhe ndalimi i kontrollit nga policia, ndërsa arrestimi iu bë nga SPAK pas hetimit ndërkombëtar.

Gjyshatës që drejton Baba Mondi, kryeministri Edi Rama, deklaroi se do t’i japë statusin “Shteti i Pavarur” me sipërfaqe 27 hektarë, ku do ketë pasaportë të veçantë, bankë e do ndërtohen kulla, hotele, kabare, kuplara e do bëhen banorë të paprekshëm persona të kërkuar nga drejtësia.

Për resortin e tij, Pëllumb Gjoka grabiti 27 hektarë toka private e toka shteti me lejen e Bablokut; por dhe shteti i Baba Mondit, do ndërtohet në 27 hektarë toka, që do t’u grabiten pronarëve dhe në toka shteti që do t’ia dhurojë Babloku.

Në “shtet” resortin e Pëllumb Gjokës në Velipojë, qëndronin të fshehur trafikantë e vrasës, madje ishte krijuar një “bankë” që grumbullonte, e qarkullonte miliardat e aktiviteteve kriminale, por dhe në shtetin e Baba Mondit do bëhet e njëjta gjë.

Pëllumb Gjoka, kishte lidhje interesash të pista me shtetarë e politikanë të lartë; por dhe Baba Mondi, ka lidhje interesash të pista me shtetarë si Ilir Meta, Sali Berisha, Fatmir Mediu etj.

Pëllumb Gjoka doli në komunikimet SKY-ECC, duke bërë pazare dhe skenarë vrasjesh e rrëmbimi tokash me dhunë nëpërmjet të fortëve; por sipas të dhënave nga BKH e SPAK, dhe Baba Mondi ka dalë në komunikimet SKY-ECC, duke bërë pazare me pushtetarë e kriminelë për grabitje tokash shtetërore e private me dhunë e letra false.

Sipas dosjes “Metamorfoza”, Pëllumb Gjoka quhej “Komandanti”, ndërsa pas deklaratës së Bablokut, se në Shqipëri do krijohet “Shteti Bektashi”; Baba Mondi  me gradë “Komandat Toge Ushtrie”, filloi të prezantohet me titullin “Dr. Edmond Brahimi”.

Por pa thënë, për cilën fushë e ka marrë këtë gradë shkencore, me çfarë studimi shkencor; në cilin universitet dhe kur e ka marrë; mbasi aftësitë e tij të deritanishme, njihen si oficer xhenjo, therje kurbanësh, organizator drekash e darkash me mish, raki dhe ashure./Pamfleti

baba mondi pëllumb gjoka përgjime grabitje tokash

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë