TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë30 Shtator 2024, 11:14

Evropa ja lë në “derë” Edi Ramën Amerikës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Evropa ja lë në “derë” Edi Ramën Amerikës!

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, lajmëroi se “retë” mbi Evropë janë gati të shpërthejnë...

Dallgët e detit diplomatik janë zëmëruar, sa edhe “peshqit” nuk notojnë dot ujërave të korrupsionit.

Kanë dalë në zallishtë.

Zullumqarët qarë e kanë, nëse për balljen me drejtësinë, arrijnë ta shtyjnë me sot e me nesër.

A nuk e veshi me dritë ditën kur nga brenda SPAK-ut nxori kokën lajmi se “sot i është prerë fletë-arresti Ilir Metës, nesër pritet arrestimi?

Fletë-arresti humbi rrugës, sapo Edi Rama doli në rrugën e vet.

I tundi fisklën Altin Dumanit, që ta fiksojë mirë, se “reformën në drejtësi nuk e ka sjellë Amerika me avion, por i ka dhënë frymë Partia socialiste”.

Të gjithë mbajtën frymën se mos i bëjnë bezdi Bablokut.

Babai i gjithë të zezave, me një “çelës” sekret që ja dha Aleksandër Soros, hapi derën e bezistanit, ku pas pazarit të majmë, po përcillte për në burg Charles McGonigalin dhe i nxori gjuhën gjithkujt qeshej me klounin e cirkut kinez që përformonte podiumeve të perëndimit pa i luajtur një muskul në fytyrë.

Pasi Babloku u bë gazi i botës, Evropa u bë serioze.

Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato, lajmëroi se “retë” mbi Evropë janë gati të shpërthejnë. Para “furtunës” lëshoi “vetëtima” mbi Bablokun, sa çafkat filluan të fluturojnë mbi Surrel.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen siç nxirren nga ato dhe kjo është thelbësore në një shtet demokratik” ka deklaruar Gonzato, duke na sjellë në vëmendje rastin e Olta Xhaçkës që Babloku nuk e lëshon tek Drejtësia, si person që ka përfituar miliona dollarë nga pozicioni i saj prej ministreje.

Diplomati i BE-së, pasi vëren se “I gjithë procesi që çon në përzgjedhjen e investitorëve strategjikë është disi jo transparent, veçanërisht në jug të vendit””, nuk ka çfarë thotë tjetër veçse, Evropa është distancuar nga ky burokrat dhe tashmë duhet të prononcohet edhe Amerika, që t’i themi, ik zhduku!

Këtë “paketim”, për ta çuar shkaktarin e gjithë këtij korrupsioni para drejtësisë, e kanë përcjellë në çdo skutë të Globit edhe mediat prestigjioze “Der Spiegel”, “BILD”, “Rai 3”,  “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, “Kathimerini” e deri “New York Times”, por dhe shumë të tjera, me akuza të njëjta, pazare të pista dhe skandale që nuk i nxë asnjë pistë politike.

Në këtë stinë absurdi, ku drejtësia ngjan me një statujë pa zë, Evropa e ka zënë poshtë Edi Ramën, e ka “paketuar” për në burg, duke ja lënë pas “dere” Amerikës!

Pra, sot Bablokun e mban pa u mbytur vetën një fjali e Amerikës, si me thënë, “kur është kaq i problemshëm për “shtëpinë” e vet, Evropën, ç’na duhet ne”./Pamfleti

amerika evropa edi rama

Lini një Përgjigje