TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 2 Tetor 2024, 10:36

Amerika, “gozhda” ku rri varur Edi Rama

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Amerika, “gozhda” ku rri varur Edi Rama
Edi Rama /

Nga erozioni i kohës po bie edhe “binari” i kalbur i bandave të Ballkanit...

Çdo shqiptar i ndershëm sot, pret momentin që Amerika të thotë: Edi Rama dhe Sali Berisha janë bashkë e duhen shkulur nga tavani i politikës dhe pasurive.

Në fakt, 1 nga kapot e 4 Klaneve Mafioze është zhdukur nga politika, kurse 3 të tjerët, kanë ngelur “varur” në gozhdë të akuzave të përditshme. 

Njeriu i Neandertalit, i zhdukur 40 000 vjet më parë, ose sipas kalendarit të fshatit tonë, nga viti 2005 nuk shfaqet më, pasi e “hëngri” Edi Rama.

Nëse i duhet manualit të drejtësisë, do të flitet gjatë edhe mbi këtë emër që nuk u përshtat me ambientin e dy dekadave të fundit. 

3 të tjerët, po i skërmitin dhëmbët njëri-tjetrit për të mos i rënë në “gojë” drejtësisë.

Likja, pasi ka fshehur floririn dhe shpërndarë pasuritë gjithandej, ka ngelë kacavjerrë në thumb të Non- Gratës, gati për ta shkulur SPAK-u.

Po Saliun kush e mban?

Një “gozhdë” e vetme, Edi Rama, që edhe ai për vete në një “gozhdë” mbahet.

Kjo do ishte ndihma më çmuar e Amerikës për shqiptarët, të çmontohej Edi Rama, se tjerët pastaj i shkulin vetë fshatarët.

Edhe pse në fillim të punës së ambasadores së përkohshme Nancy VanHorn, fundi i Sali Berishës dhe Edi Ramës po vjen me potere.

Fshati i vogël i hajdutëve të mëdhenj, ka filluar të shigjetojë me gisht gogolët që për herë të parë nuk i trembin më fëmijët.

Banorët e fshatit, “fëmijë” të para 32 viteve, sot janë ca baballarë e ca gjyshër, që as tremben e as gënjehen më.

E dinë se Babloku nuk ka “dhëmbë” të shqyejë, si në epokën kur Fatmir Xhafaj bënte ministrin e Brendshëm dhe vëllai i tij trafikant i dënuar në Itali kryente transportin me jashtë të drogës.

Nga erozioni i kohës po bie edhe “binari” i kalbur i bandave të Ballkanit.

“Gozhda” që e mban Edi Ramën  “varur”, është Amerika, prej të cilës shqiptarët shpresojnë se do të shkulet./Pamfleti

 

amerika gozhda edi rama

Lini një Përgjigje