Për kirurgun e pandehur Arben Gjata, duhet t’i kërkohet drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që të mos e çojë te Ilir Beqja, deri sa t‘i bëjë dhe dy operacionet e tjera Bablokut...
Këtë të enjte, kryeministri Edi Rama iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale nga “Hernia inguinale”, ndërhyrje, të cilën e kreu mjeku kirurg, Arben Gjata, ish- Rektor i Universitetit Mjekësor Publik të Tiranës.
Dhe operacionin e “Apendiciti”-t, Babloku e bëri me kirurgun Arben Gjata, fakt që krijon bindjen, se e ka kirurgun e tij të preferuar, të cilit i beson shëndetin.
Por në këtë lidhje të fortë e të besuar të pacientit Edi Rama me mjekun Arben Gjata, konstatohet fakti, që dhe kirurgun e preferuar, Babloku e ka me dosje hetimore në SPAK për falsifikime e korrupsion.
Ai është i pandehur, si pjesë e grupit “Beqja- Rrjepaj- Rrapaj”, për falsifikim dokumentesh financiare e të dhënash teknike, në studimin e fizibilitetit dhe dhënie koncesioni Sterilizimi të Pajisjeve Kirugjikale, me kosto fiktive 130 herë më të lartë se tregu.
Por nuk është rastësore, që dhe kirurgun e tij personal, Babaloku e ka të pandehur me dosje në SPAK e Gjykatën Speciale, sepse ekzemplarë të tillë përzgjedh e përdorë për punët e tij të pista.
Dhe vëllain Olsi Rama, ortakun Amant Josifi e shumë prej atyre që ka bërë deputetë, ministra, zv/ministra, sekretarë të përgjithshëm, kryetar bashkie, drejtorë, drejtues policie, dogane, tatimesh, SHISH-i e Garde, Babloku i ka të zhytur në korrupsion e krime, disa prej tyre në burg e që shkojnë përditë në SPAK.
P.sh., 1 ditë para se të operohej nga kirurgu i pandehur me dosje në SPAK për korrupsion e falsifikime, Babloku firmosi emërimin në postin Drejtor Policie të Ilir Prodës; të cilit i është sekuestruar telefoni, si i dyshuar për dekonspirim aksionesh policore dhe i lidhur me bandat e kromit të Bulqizës etj.
Dhe ata që u ka dhënë koncesione, PPP, pyje, toka, troje, liqene, leje kullash e status investitorë strategjikë, Babloku i ka hajdutë, vrarës, trafikantë, kontrabandistë, përdhunues e pastrues parash, disa të dënuar e disa në hetim, si Pëllumb Salillari, Bashkim Ulaj, Gentian Sulaj në Kosovë, Pëllumb Gjoka, Gjergj Luca, Lul Morina, Roland Ziu etj.
Këtë “ushtri” të korruptuarish e të inkriminuarish, që ka mbledhur Babloku rreth vetes e brenda pushtetit të tij, ka filluar t’ia skartojë SPAK-u e BKH-ja në bashkëpunim me FBI.
Por në rastin e kirurgut të pandehur Arben Gjata, mendojmë se duhet t’i kërkohet drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, që të mos e çojë te Ilir Beqja, deri sa t‘i bëjë dhe dy operacionet e tjera Bablokut./Pamfleti
Lini një Përgjigje