Edhe Melonit, mos t’ju bjerë e pa pritur që po përpiqet t’ja futë, t’ia adresojë gjithë përgjegjësinë për marrëveshjen miliardëshe.
Një shef i FBI-së është me sytë nga tutori i tij Edi Rama, një kryeministre e Italisë me sytë nga deti dhe mentori i saj që e ka frymëzuar emocionalisht dhe fryrë ekononomikisht e penalisht, aq sa gjykata e Romës i është përveshur punës për të çelur edhe sytë e viktimave të një të çmenduri që po çmend dynjanë.
Gjykata e Drejtësisë Evropiane, ka refuzuar mbajtjen e refugjatëve tunizian në Palermo dhe Gjykata e Romës, nëse do e zbatojë vendimin, pasi refugjatët vijnë në Shqipëri nga vende të konsideruara të sigurta nga shteti italian, marrëveshja Rama-Meloni, jo vetëm bie, por hapet një tjetër gropë e zezë me sfida ligjore, pas asaj Rama-McGonigal.
McGonigal po luan me “gogla” të vogla në burg dhe nuk po e çan lëvozhgën ta bëjë lëmsh tutorin e vet që e mori në qafë pak para se të përqafohej me kryeministren e Italisë.
Meloni që nga opozita italiane, e aftë t’i ndërrojë qeveritë si mbathjet, akuzohet se 60 milion euro të taksapaguesve italian për infrastrukturën e kampit, u janë lëvruar 4 kompanive të lidhura me klientelizëm të kryeministrit Edi Rama, dhe siç ndodh me çdo investim publik prej 12 vitesh, ata ua kanë dhënë palëve të treta, sot duhet t’i mbyllë sytë e të hapë mendjen të mallkojë ditën që u lidh me interesat politike dhe ekonomike të Edi Ramës, hijekeq për këdo bashkëpunoi me të.
Qoftë edhe për shpërdorim shumash monetare, a do të mund të shpëtojë Babloku nga përgjegjësia penale, pasi familja kryeministrore ka dosje të hetuara gjithandej, në Gjermani, Francë, Amerikë, Belgjikë, Itali e kudo ku kanë ikur pasuritë e shqiptarëve?!
Nëse Amerika mbushi fletët e dosjeve kriminale me 14 herë emrin e Edi Ramës, por shqiptarët të kapur për dore dhe për fyti nga bandat, e votuan më shumë, italianët kanë tjetër muzikë e tjetër melodi.
Edhe hapja e kapitujve të Shqipërisë me BE-në është lajm i zi për Edi Ramën.
Çdo hap i shqiptarëve drejt integrimit, është rruga e çdo hajduti drejt burgut.
Nuk ka asnjë çudi që Babloku edhe në këtë ditë, u sulmua nga mediat gjermane, duke i kujtuar raportin e Departamentit Amerikan për korrupsion.
Evropa po ja shtrëngon litarin në fyt dhe nuk habitet fare se si u nda rruga dhe fati i dy miqve që kishin ndarë përgjysëm jo vetëm kafshatën e gojës, por edhe puset e naftës e deri shkresat kush është mik e kush armik i Amerikës, kur Babloku e shtyu me përbuzje ish shefin e FBI-së.
Edhe Melonit, mos t’ju bjerë e pa pritur që po përpiqet t’ja futë, t’ia adresojë gjithë përgjegjësinë për marrëveshjen miliardëshe.
Ky skandal, nëse Gjykata e Romës e ndal, këtë herë do të shkrihet e bëhet një përzierje me një shef qeverie të një vendi të vogël, për t’i ofruar njerëzimit një mësim të madh, një Dhjatë të Re.
Edhe shprehja e Jezu Krishti se “mëkatari nuk dënohet por pranohet”, para Shën Pjetrit, para drejtësisë, nuk funksionon.
Se Mafia e ka lexuar “Dhjatën e Re” të sistemit të pas zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, ka rënë entuziazmi se mund të ndodhë që pas McGonigalit, Babalogu i korrupsionit po “lëpihet” t’ja futë edhe Melonit!/Pamfleti
Lini një Përgjigje