TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë17 Tetor 2024, 11:22

Evropa i do në burg, hajdutët fshihen pas Amerikës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Evropa i do në burg, hajdutët fshihen pas Amerikës!
Silvio Gonzato /

Me deklaratat e ditëve të fundit kundër qeverisjes arrogante e kriminele, ka ofruar fundin e mafies që me para krimi deri sot ka blerë edhe heshtjen e diplomatëve...

SPAK-u edhe është edhe nuk është...

Është për t’u shpërblyer për punët që nuk bën, nuk është për ndryshimin e ndryshkut mbi dosjet që nuk i lagë më përpara shiu i sheikëve.

Të humburit, jo vetëm ngrefosen, por edhe mburren se kanë mbështetjen e Amerikës, pasi këtej skandalet nuk janë ato që shqiptarët shohin.

Kushdo që kreh pasuritë e ministrave milionerë, Shkëlzen Berishës, Ilir Metës, Olsi Ramës apo gjithë të zënëve poshtë pemëve të përçudshme të pasurive, zhytet në borxhe me patronazhistët e partisë socialiste, që për fat janë të rraskapitur nga “rrasat” amerikane mbi rasatin e peshkut në çdo zyrë shteti.

Pasqyrë e shtetit fashist, është edhe rrethimi Parlamentit të Shqipërisë me hekura dhe forca të shumta të Gardës së Republikës, për t’u mbrojtur nga deputetët e opozitës, pasi Evropa i ka hequr “hajmalinë” Bablokut dhe “ushtarët” e tij janë me dosje penale në SPAK.

Po Babloku ka blerë shumë McGonigalë, deri në marramendje, duke u vënë prita integrimit dhe demokracisë, fjalës së lirë dhe drejtësisë.

Edhe skapanëve u është ulur fuqia në skaj të besimit.

Pak ta gërvishtësh “veshin” e vullnetit të mirë, i pari që gërhet në gjumin letargjik, është Edi Rama.

Babloku fle e kullotë bashkë me Saliun dhe Ilirin dhe sa herë ka të ftohtë duhet ta mbulojë dhe zbulojë vetë Altin Dumani.

Po Altinit kush ja pastron grazhdin e ja normalizon temperaturën?!

Në dukje të parë ngjan se Altini e ka keq me mafien, pasi ka arrestuar ca peshq të vegjël, keq me Amerikën, pasi ka mbushur plot zhgënjim boshllëkun midis ligjit dhe Maliqit, sa edhe dollari nuk ka vlerë nga një herë.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato e ka thyer në kryq mafien.

Me deklaratat e ditëve të fundit kundër qeverisjes arrogante e kriminele, ka ofruar fundin e mafies që me para krimi deri sot ka blerë edhe heshtjen e diplomatëve.

Po të qe puna për dollarë, nuk do të burgosej Ilir Beqja, viktima e vetme që është dikushi, që pasi u shtrydh si limon nga dy prokurorë, po bën pak burg për Bablokun.

Ballë për ballë me Mafien, dera e së vërtetës nuk mund të hapet sa herë ke nevojë të dalësh shëtitje nëpër fshat.

Nevrikosja e 4 Klaneve Mafioze është arsye aritmetike, diçka si punë numrash për votat e pranverës, që edhe ato do të numërohen e certifikohen si gjithmonë, me probleme, por të pranueshme.

Prapa malit plot me dosje, gjysma e kolegëve të Altin Dumanit janë aty, të fshehur pas Edi Ramës dhe Amerikës.

Jashtë këtij fortifikimi ata nuk jetojnë dot.

Edhe 3 Altin Dumanët e tjerë, pasi secili prej Klaneve Mafioze ka prokurorin e vet, mbajnë mburoja mesjetare me simbole amerikane.

Jashtë këtij fortifikimi nuk ka siguri për asnjërin.

Evropa i do në burg, por hajdutët ende fshihen pas Amerikës!/Pamfleti

 

evropa i fo në burg hajdutët fshihen pas amerikës

Lini një Përgjigje