TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë20 Tetor 2024, 17:08

Paralajmërimi i Sali Berishës: kur do të arrestohet Ilir Meta?

Shkruar nga Pamfleti

Paralajmërimi i Sali Berishës: kur do të arrestohet Ilir Meta?

Gjithë jetën Meta dhe Kryemadhi kanë qenë rrogëtarë shteti, por ama sot figurojnë me vila, dublex e dhjetra apartamente.

Ish-kryeministri Sali Berisha bëri një deklaratë shumë të fortë ditën e enjte në një emision televiziv, ku sinjalizoi se drejt prangave mund të shkojë edhe Ilir Meta.

Teksa tentoi të kërcënonte kryeministrin duke hequr një paralele me atë që ndodhi në Tunizi, ai tha se atje u arrestuan krerët e partive më të mëdha të opozitës. Pra sinjali ishte se pas tij e ka radhën Meta, ndërkohë që kemi edhe Fatmir Mediun që po shkon drejt burgut.

“Unë informoj shqiptarë se 10 ditë më parë në Tunizi u zgjodh presidenti i Tunizisë, i cili njëlloj si Edi Rama arrestoi kryetarin e partisë më të madhe opozitare, pastaj edhe kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare dhe së treti edhe kryetarin e partisë së tretë që kishte marrë guximin të kandidonte. Edi rama mendoi se me dhunë dhe terror ndaj opozitës do të marrë mandatin e katërt, por të garantoj që llogaritë i ka shumë gabim”, tha Berisha.

Por kur do të ndodhë arrestimi i Metës? Është folur prej vitesh se do arrestohet sot dhe do të arrestohet nesër, por SPAK vijon hetimet. Ndërkohë vetë Meta duket i tërhequr, krahasuar me kohën kur turfullonte përditë në konferenca shtypi duke sulmuar “Dum Dumanin”.

Gjithë jetën Meta dhe Kryemadhi kanë qenë rrogëtarë shteti, por ama sot figurojnë me vila, dublex e dhjetra apartamente. Në 30 vite, si ILDKP ashtu dhe prokuroria kurrë nuk i hetuan për pasuritë e tyre të dyshimta. I vetmi rast kur prokuroria guxoi ishte ai i vitit 2011, kur Meta u kap me presh në duar me Dritan Priftin, por atëherë ishte Gjykata e Lartë që e shpëtoi.

Mirëpo këtë herë duket se nuk ja hedh dot. Ka disa dosje që po hetohen nga SPAK. Dosja e cila tremb më shumë Metën është padyshim ajo e aferës CEZ-DIA. Ndaj tij ka pasur një padi nga juristi Romeo Kara dhe SPAK pak ditë më parë e mori dhe në pyetje. Deri më tani janë mbledhur prova dhe dëshmi që rëndojnë pozitat e Ilir Metës.

Një dosje tjetër që po hetohet është ajo e lobimeve në SHBA. Dyshimet janë se kur Meta ishte kryetar i LSI ka shpenzuar afro 500 mijë dollarë për lobime në SHBA, para që nuk janë deklaruar askund. Madje kjo shumë ka shumë mistere se nga e ka prejardhjen.

Po ashtu SPAK po heton Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin për ndërhyrjet e shumta estetike. Faturat e publikuara tregojnë se ata kanë shpenzuar afro 300 mijë euro për dobësim dhe ndërhyrje të tjera, pro që nuk janë deklaruar në ILDKP shumat në fjalë.

Po ashtu po hetohet dhe pasuria e tyre. SPAK ka nisur një hetim pasuror dhe ka futur në skaner prona brenda dhe jashtë vendit. Mësohet se pikërisht është ky hetim që po vonon kopsitjen e dosjes, pasi janë gjetur pasuri në emër të të tretëve që po verifikohen.

Mbetet të shihet se çfarë zhvillimesh do ketë nga SPAK dhe apo ashtu nëse deklarata e Berishës mos ishte një lloj mesazhi që dhe aleti i tij e ka vendin para drejtësisë? /Pamfleti

meta berisha spak dosje arrest

Lini një Përgjigje