Vlerat monetare shkuan për lesh, dhe kjo është punë e Italisë, ç’do të bëjë me lëneshën e vet, që ja la në derë palloshi ynë...
Edi Rama dhe Georgia Meloni, ishin betuar se vetëm vdekja do t’i ndajë.
Zonja italiane, ja kishte falur mëkatet, tradhtitë, prapësitë, dhe i besoi betimit, se krah tij do të bënte para të madhe, do i puthnin këmbët gjithë miqtë dhe armiqtë.
Por Gjykata italiane nuk është e shitur si në Shqipëri, i mban sytë hapur për të zgjuar taktikat ligjore si zgjatime që shkurtojnë rrugën e të korruptuarve, këtë herë të dy kryeministrave që kanë shpërdoruar para të madhe për të shkelur liritë dhe të drejtat e emigrantëve.
A nuk themi se gjumi është vëllai i vdekjes?
A vjen si mik, të mbyllë sytë e të bën të parezistueshëm përballë ëndrrave.
Në kulmin e fantazisë të shfaqet edhe fantazma.
Po, Gjykata e Romës erdhi si fantazmë dhe i zuri në gjumë.
U shembi kampin 1 miliard euro në Lezhë, u bllokoi anijet ushtarake, u nxori jashtë edhe qiraxhinjtë nga Bangladeshi dhe Egjipti, i ndau përfundimisht.
Zonja italiane, viktima e radhës e poshtëruar nga një vagabond vulgar, po tërheq emigrantët dhe po lëshon vuajtjet e saj si lëndë të dobësisë njerëzore në dobi të produkteve shoqërore.
Vlerat monetare shkuan për lesh, dhe kjo është punë e Italisë, ç’do të bëjë me lëneshën e vet, që ja la në derë palloshi ynë.
Këtej i kemi punët për terezi.
Gjykata është betuar se nuk e tradhton Bablokun deri sa vdekja t’i ndajë, shqiptarët janë në gjumë, shohin ëndrra me McGonigalë, Tony Blair, Aleksandër Soros, Georgia Meloni, thasë mielli, patronazhistë, 4 firma afër Qeverisë kanë kollofitur 60 milion euro që i kanë fshehur tek palët e treta, e as tre ditë, nuk vonon të vijë një tjetër skandal.
Pse pritet skandali i radhës, deri sa skllevërit dhe patronazhistët të lexojnë lajmet në Itali se duhen kthyer paratë e vjedhura, do të kemi vetëm standardin se mirë bëri, ja futi edhe Melonit ky palloshi ynë.
Megjithatë, shpejt do të flasim edhe për këtë territor shqiptar që Edi Rama e ka rrethuar me tela në kokë të vet, si pronë të tij. /Pamfleti
Lini një Përgjigje