TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë21 Tetor 2024, 11:22

Shën Pjetrin në Shëngjin e sollën mëkatet e Edi Ramës!

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 

Shën Pjetrin në Shëngjin e sollën mëkatet e Edi
Edi Rama dhe Giorgia Meloni /

Sapo vetë Shën Pjetri kaloi nëpër kampin e Bablokut, një tokë e mallkuar, grabitur popullit shqiptar, 22 gjykatës në Romë, kaluan në filtra fletët e kontratave plot kontradikta tezash të mbushura me padrejtësi e ryshfet...

Shën Pjetri, të paktën një herë në këto 2000 vjet, kaloi nëpër Shëngjin.

Nuk erdhi për të djegur në flakë të Ferrit Edi Ramën, pasi Djalli ka hyrë jo vetëm në shpirtin e gjithë ngatërrestarëve të kësaj toke, por edhe të atyre që para se të vdesin, u shijon mundimi me shpërblim.

Pas vuajtjeve, secilit i sigurohet jetë luksi.

Asnjë zyrtar apo mafioz i yni, asnjë diplomat apo armik i Shqipërisë, nuk ankohen as pse dënohen, as pse akuzohen si maskarenj që Edi Rama edhe i josh, edhe i çon në Ferr.

E vetmja arsye e fortë që solli Shën Pjetrin në Shëngjin, ishte një Ferr kolektiv mbi dhe, shumë më i rreptë se ai i Hadit, ku të paktën gjykojnë 3 gjykatës, Minosi, Radamanti dhe Eaku, djem të Zeusit.

10 mëkatarë nga Bangladeshi dhe 6 nga Egjipti, do të burgoseshin në Shëngjin, vetëm pse nuk kishin duruar djajtë e tyre atje prej nga vinin.

Pas tyre, Edi Rama dhe Georgia Meloni, do të sillnin anije me njerëz pa faj në skutat e mbretërisë së tyre plot terr informativ dhe institucional, siç janë shkruar rregullat në Biblën e bijve të Perëndisë.

Po a mund të duronte Shën Pjetri që torturat të bëhen biznes?!

Për parakalim të shpejtë, Perëndia ka lënë bijtë e vet për kësi punësh.

Sapo vetë Shën Pjetri kaloi nëpër kampin e Bablokut, një tokë e mallkuar, grabitur popullit shqiptar, 22 gjykatës në Romë, kaluan në filtra fletët e kontratave plot kontradikta tezash të mbushura me padrejtësi e ryshfet.

Lëvizja e re po lëviz retë e nxira nga Shëngjini në Romë.

Meloni dhe Rama nuk mund ta besonin se gishtat e tyre mund të shkelen edhe me bisht të drejtësisë e me vete nuk kanë asnjë mik, as Shën Pjetrin që të paktën zonjën italiane nuk do ta bënte lanet lehtë.

Por e thamë në fillim, Shën Pjetri nuk ka punë me Shejtanin.

Perëndia këtej ja ka besuar ndëshkimin Shën Dumanit që nëse nuk vepron, në burg do shkojë edhe ai.

Mos u habitni, edhe Shën Pjetri e ka provuar burgun!/Pamfleti

shën pjetri rama meloni shëngjini mëkate

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë