Sot miq i kanë ngelur vetëm ish armiqtë; Saliu, Iliri dhe ca pasanikë të tyre, pasi të vetët nuk i mbron dot më e po ja merr një nga një kolera...

Edi Rama është fshehur në xhami.
Nuk e gjen as Gazmend Bardhi që po ja vret ushtrinë me heshtat e akuzave korruptive, as Georgia Meloni që e kanë gozhduar italianët në kuvertën e një anijeje me refugjatë në ujërat e detit të hapur me 1 miliard euro në kuletë.
Babloku është keq me kulet e veta.
Po tund qumësht gomarice në Nju Jork, ulur në një lokal shqiptarësh, pasi të gjithë miqtë amerikan e kanë braktisur.
Në Amerikë, ku vëlla Olsi ka pasuri e katandi, ku McGonigal dhe Yuri Kim, dy bashkëluftëtarë në betejat me Berishën, kanë varur vuajtjet në dosjet e FBI-së nëpër ekspozitat e grafikës me substancë kimike, ku Presidenti Donald Trump ka lënë një shënim: “Do ta gjejmë atë bir ku*rve që ka korruptuar FBI-në”, mund të flasë, vetëm me ata pak që nuk u plasë plastika për kurën në kupolën e shtetit më hajdut të Botës.
Hajde edhe ti patronazhist e shih çfarë bëhet?
Krimi i ngelur pezull i kryeministrit shqiptar, jeton edhe në forcën e kodit të antikitetit novator, “krimineli rikthehet në vendin e krimit”, edhe në dobësinë e rregullit që na rrethon, pra, edhe tënden që voton banditët për asgjë send, një rrogë qyl 400 a 500 dollarë dhe një vizë amerikane për të shitur po*dhë poshtë e lart.
E shini si dhe pse po hesht Babloku?!
Sot miq i kanë ngelur vetëm ish armiqtë, Saliu, Iliri dhe ca pasanikë të tyre, pasi të vetët nuk i mbron dot më shumë e po ja merr një nga një kolera që la pas Kimetja, SPAK-u pak i spanuar, por që bluan edhe pse Babloku hesht kur duhet të flasë e bërtet kur duhet të punojë.
Engjëll Agaçi që ka provuar të jetojë mes mafies italiane, e ka këshilluar se në kohë të vështira, puna më e mirë është lutja.
Nuk e ka mendjen fare tek votat Edi Rama, pasi mandati i 4-t me gjithë këto skandale as në ëndërr nuk shihet, por tek gjyqi i Sali Berishës dhe gjymtimi Giorgia Melonit.
Amerikanët janë këtu në Tiranë, afër Saliut e po kujdesen vetë, italianët janë aty, në Shëngjin e hulumtojnë çdo euro të humbur, prandaj Babloku po lutet, Zot më ruaj Melonin nga Italianët dhe Saliun nga Amerika!/Pamfleti
Lini një Përgjigje