TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë23 Tetor 2024, 10:11

Orë pas ore, priten arrestime të tjera

Shkruar nga Sokol Pepushaj
Orë pas ore, priten arrestime të tjera
Edi Rama dhe Petrit Vasili, në kohën e dashurisë /

SPAK, arrestimi i Ilir Metës është shumë pak...

Pas këtij lajmi të madh, që nuk është ai i madhi që duhej, “publicistët” e rrjeteve sociale, pra publiku, që me gjithë  gabimet ortografike është më profesional se gazetarucët që u ngeli pështyma nëpër kamera, po pikturon plasaritje të plagëve nga koha kur një kryeministër edhe vidhte edhe vriste njerëz në timon dhe i hidhte si lecka në kanal, një tjetër lëshonte tanket kundër turmave që u kishte grabitur kursimet përmes firmave piramidale, apo këtij që ende vazhdon të drejtojë mafien rajonale dhe globale e të rrjepë aq rreptë sa po i lëndon pritshmëritë si lëngatë.

Lëng nga goja po lëshojnë gjithë ujqërit e Qeverisë këto orë.

Po, orë pas ore, priten arrestime të tjera, nga Petrit Vasili, deputetë, krye bashkiakë, ish ministra dhe ministra, po por lajmi i madh ende nuk qarkullon në asnjë “vrimë” të SPAK-ut.

Olsi Rama, Shkëlzen Berisha, Olta Xhaçka, Fatmir Mediu, Frida Krifca, e mijëra të tjerë deri tek investitorët strategjikë, mund të ishin arrestuar para Ilir Metës, se e thamë, ky të paktën vetëm me fshehje të gjësë së vjedhur po merrej këto kohë.

Që kohën të mos e komandojë kurrë më krye hajduti, pyetja që po mbyt gjithë të mbyturit në detin e thellë të pasurive, është esenca në sipërfaqe të spiraleve të drejtësisë që ka nxjerrë njërin sy në dritare të drejtësisë dhe ruhet të mos ja qorrojë Amerika.

A është SPAK-u aty për të arrestuar fillimisht krerët e 4 Klaneve mafioze?

Nëse po, Ilir Meta, të paktën prej ca vitesh nuk vazhdonte të vidhte.

I sillej rrotull “kishës”, si një mëkatar i rrëfyer tek hoxha i Namazgjasë, me shpresën se jeta do t’i zgjasë deri sa mortja t’i merrte të dy.

Pra, jo vetëm sipas ligjeve të fshatit, por edhe të doktrinës doganore të bilës së besimtarëve, i bie që pa tjetër pas arrestimit të Ilir Metës radhën e ka Edi Rama./Pamfleti 

 

arrestime orë pas ore

Lini një Përgjigje

Dosja e zezë