TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë 5 Nëntor 2024, 12:22

Olsi rrëshqet si ‘peshk’ nëpër dosjet e DEA-s amerikane

Shkruar nga Sokol Pepushaj

 Tingujt për arrestimin e Olsi Ramës janë në kulmin e vet...

Olsi rrëshqet si ‘peshk’ nëpër dosjet e DEA-s

Olsi Rama, ka vite që rrëshqet si ‘Peshk i Madh’ nëpër hemofili të hetimeve homogjene të homologëve të drejtësisë shqiptare.

Informacioni për sheikun, herë rrjedh shpejt e herë mpikset, por as sesi nuk fshihet për gjatë nën gjuhë të Altin Dumanit, që ende nuk e hap gojën për dosjet e hetimit të karteleve të drogës.

Rrumbi i trokes që tundet në qafë të vëllait kryeministër, ka prishur qetësinë e OSBE-së, DEA-s Amerikane, shërbimeve gjermane, franceze, spanjolle, suedeze, finlandeze, të Letonisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Italisë, Brazilit, Holandës, Dubait e ngado shfaqet emri i Olsi Ramës.

E para ishte vetë OSBE-ja që doli mbi një kodër e lajmëroi shqiptarët se Olsi ka 200 milionë dollarë në Parajsat Fiskale dhe e fundit është DEA amerikane që normalisht është këtu për të kapur peshq si Olsi e jo “bretkosa”.

Një herë kërceu nga ngastra e hashashit në ujin e një peshku, vëlla ministri, deputeti Salianji, dhe aty e kapi Edi Rama.

E rrasi në burg për shpifje, vetëm se shpërndau lajmin që Agron Xhafaj po rrëshqiste si peshk nëpër korrupsionin qeveritar në Shqipëri dhe nuk po e kapin dot italianët për të vuajtur dënimin prej 7.4 vitesh.

Tingujt për arrestimin e Olsi Ramës janë në kulmin e vet.

Fshatarët i kanë veshët me ujë e presin këtë nëntor lajmin, se u arrestua Olsi Rama, i akuzuar në dhjetëra shtete dhe me pasuri të tmerrshme në Amerikë. 

Edhe peshqit, njëlloj si uji, e gjejnë vetë rrugën.

Edhe pse futen me të shtyrë në dosje të SPAK-t, dalin mbi mulli të fshatit gjysëm amerikan dhe zënë vijën e ujit me dollarë.

Drithërimat që u ka futur në trup hetimi, u kanë errësuar shikimin, prandaj fshatarët shohin me habi se si Olsi Rama rrëshqet si peshk nëpër dosjet e DEA-s amerikane./Pamfleti

olsi dea 'peshk'

Lini një Përgjigje